6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se nuk kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, edhe pse shprehu skepticizmin e tij se bisedimet, që rinisën këtë javë në Vjenë, do të mund të sjellin një rezultat të tillë.
“Në fund të ditës, patjetër që mund të arrihet një marrëveshje e mirë”, tha Bennet për një radio izraelite.
“Por, në këtë moment, në këto rrethana a pritet që një gjë e tillë të ndodhë? Jo, sepse kërkohet një qëndrim më i ashpër”, shtoi ai.
Izraeli nuk është pjesë e bisedimeve që po mbahen në Vjenë e që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore. Ky shtet ka kundërshtuar këtë marrëveshje, pasi ka thënë se nuk ka qenë aq e fortë për ta frenuar aktivitetin bërthamor të Teheranit.
Rundi i tetë i bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nisi më 27 dhjetor në Vjenë. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo marrëveshje më 2018 dhe rivendosën sanksione ndaj Republikës Islamike.
Irani, që pretendon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile, që prej tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, gradualisht ka nisur të shkelë parimet e marrëveshjes, duke pasuruar uraniumin përtej kufizimeve të lejuara në paktin bërthamor.
Teherani ka thënë se rundi i tetë i bisedimeve duhet të fokusohet në heqjen e sanksioneve amerikane dhe të marrë “garanci” se Uashingtoni, që në këto bisedime merr pjesë në mënyrë indirekte, t’i ribashkohet marrëveshjes.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kishte për qëllim kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI- Rusia arrestoi dy aleatë të kundërshtarit të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny, tha të martën një aktivist i njohur i opozitës, duke shtuar se ata mund...
KOSOVË- Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kal...
TURQI- Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha në Prishtinë se ‘Lëvizja Hizmet’ e klerikut Fetullah Gulen, mund të paraqesë kërcënim për sh...
SHBA- Elon Musk po përballet me një reagim të ashpër të mediave sociale, pasi Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor u detyrua të shmangte përplasjet me satel...
KOSOVË – Kryetari i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kosovë Abelard Tahiri ironizoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili...
KOSOVË – Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri kritikoi ashpër qeverinë në lidhje me menaxhimin e krizës e...
FRANCË- Një xhami në rajonin verior francez të Oise është mbyllur për shkak të predikimeve radikale të një imami, që thuhet se ka mbrojtur xhihadin. BBC sh...
SHBA- Një aeroplan i vogël u rrëzua natën e së hënës pranë San Diegos, duke lënë rrënoja në një rrugë periferike dhe duke ndërprerë energjinë elektrike në qindr...
GJERMANI– Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në familjen shqiptare në Gjermani, ku një 44-vjeçar vrau me armë zjarri dy fëmijët e tij, plago...
SARAJEVË – Bosnje Hercegovina vendosi ndalimin e hyrjes për 5 vite për një shtetas serb. Shërbimi i çështjeve të Jashtme në bashkëpunim me Min...