LIVE UPDATES
Editorial

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

16 Shkurt 2019, 21:37 Nga DOSJA
Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo është e vetmja fuqi që mund të demonstrojnë inskenuesit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për dhunën e protestuesve, qofshin këta dhe të stisur. Shqipëria europiane nuk turpërohet nga dhuna e protestuesve, por nga dhuna e shtetit.

Ajo që ka qenë problem në Shqipëri, nuk është kur e tepëron populli, qoftë dhe popull me pagesë, por kur qeveria nuk di të bëjë detyrën e saj. Ylli i 16 shkurtit për fatin tonë nuk është dhuna, por policia dhe mënyra si ajo e vuri nën kontroll pa asnjë dëm. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë dhënë sot një leksion demokracie, se si një dhunë e papërmbajtshme, e stimuluar dhe e parapërgatitur, u shfry si një luskë sapuni, pa dëmtuar asnjë qytetar.

Shqipëria ka parë boll protesta të dhunshme dhe do të shikojë dhe në të ardhmen. Nuk ka recetë që i ndal ato, përveç një shoqërie të stabilizuar dhe me standarte të larta urbane. Shqipëria jonë është larg me vite dritë nga ajo kohë. Ajo që mund të bëjmë më shpejt dhe më mirë, është të kemi një shtet demokratik, një polici të aftë, dhe një përgjigje njerëzore dhe propocionale ndaj dhunës, në atë masë që të mos rrezikojmë jetën e askujt.

Sjellja e sotme e Policisë së Shtetit, nuk është vetëm një standard që vlen për të ardhmen, por edhe një standart për të kthyer kokën pas dhe për ta ballafaquar me krimin shtetëror të 21 janarit, dhe për të rihapur atë çështje, si pushkatim i qëllimshëm i protestuesve. Më 21 janar nuk u prek dera e brendshme e Kryeministrisë. Maksimumi i dhunës, ishte një pijanec i papërgjegjshëm që goditi derën e jashtme të hekurit, dhe protestuesit u pushkatuan me duar në xhepa, ndërkohë që protesta kishte mbaruar. Protesta zgjati po kaq sa kjo e sotmja, ndërsa dhuna e sotme, ishte ku e ku më e fortë dhe më e papërgjegjshme, se ajo e 21 janarit.

Mënyra se si Sali Berisha urdhëroi pushkatimin e qytetarëve, ku 36 prej tyre u prekën nga plumbat e gardistëve dhe katër vetë humbën jetën, ka sot një pasqyrë që dëshmon thellë se ai ishte një krim gjakftohtë, i llogaritur për arsye politike, dhe një instikt kafshëror ndaj kundërshtarit. Mënyra se si sot u përballua protesta e dhunshme, është një akuzë e gatshme për 21 janarin dhe një rast për ta ballafaquar në gjykatë, një vrasës që sot tentoi katër herë rresht të hynte brenda dyerve të Kryeministrisë, duke lënë në hije dhe liderin formal të opozitës.

Nga ana tjetër, ky rast tregon se çfarë do të thotë të kesh një ministër të Brendshëm të aftë dhe me integritet, dhe një ministër të Brendshëm kukull si Lulzim Basha. Unë nuk e di nëse Edi Rama ka komunikuar sot me Sandër Lleshajn, por e supozoj se si njeri i ksuar për të drejtuar çdo gjë, mund ta ketë telefonuar.

Por ajo që ne pamë nga mënyra se si u soll policia, është një dëshmi se ministri i Brendshëm është sjell si general, dhe jo si kapter nën urdhëra politike, siç u soll Basha më 21 janar. Unë besoj se Lulzim Basha nuk ka dashur të vrasë qytetarë më 21 janar, por duke qenë i pazoti të ishte ministër i Brendshëm, siç është i pazoti për çdo gjë, duke ja lëshuar çdo pushtet Sali Berishës, duke ndryshuar 5 herë qëndrimet brenda ditës, duke u ankuar tek shokët e vet se nuk e pyet njeri, e la protestën në mëshirë të një krimineli, dhe vrau qytetarët.

Njësoj e la dhe sot në dorë të tij, por këtë radhë Sali Berisha pati përballë një ministër që mori përgjegjësinë vetë, dhe ja doli. Ndaj dita e sotme, nuk është vetëm një pasqyrë ku bëhet diferenca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por dhe diferenca mes ministrit të Edi Ramës dhe ministrit të Sali Berishës. Pasi shteti modern është ai që bën diferencën me shtetin klanor dhe snor, me pushtetin e vetëm të një njeriu, që dhe armët i përdor për karrigen e vet. Ja që mund të bëhet protestë e dhunshme dhe mund të mos vritet asnjë njeri, dhe këtu bie çdo ailibi e Sali Berishës për 21 janarin.

I vetmi dëm është një vepër arti e një artisti të njohur ndërkombëtar, vendosur në oborrin e Kryeministrisë. Edi Rama e vajtoi atë si artist, dhe jo si kryeministër. Si kryeministër është mirë të rivendosë copat e saj aty ku ishin, pasi janë pjesë e historisë së shtetit shqipar. Nga kërpudhat, shkencëtarët vlerësojnë gjithmonë fuqinë e një pylli dhe vitalitetin e tij. Dhe copat e thyera të asaj kërpudhe, do na tregojnë për shumë vite se me çfarë derrash kemi pasur punë në pyllin tonë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial mero baze protesta e opozites 16 shkurt mero baze protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll
Editorial 15 Shkurt 2019, 15:33

Atë që nuk e thotë opozita, o nesër o kurrë!

Ka një mungesë të vogël qartësie rreth protestës së opozitës nesër në 16 Shkurt e cila pak nga pak po fashitet jo si meritë e informacionit që po shpërndan PD, ...

Editorial 14 Shkurt 2019, 15:35

Histori të çmendura dhe fakte turpi

T’u japim vend edhe fak teve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë. Kjo është histori “objektive”, t’i lemë pasionet e mbështetura në zbuk...

Editorial 13 Shkurt 2019, 10:34

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i s...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj