LIVE UPDATES
Editorial

Histori të çmendura dhe fakte turpi

14 Shkurt 2019, 15:35 Nga DOSJA
Histori të çmendura dhe fakte turpi

T’u japim vend edhe fak teve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë. Kjo është histori “objektive”, t’i lemë pasionet e mbështetura në zbukurimin e së kaluarës.Vetëm këta dy shekujt e fundit kemi bërë gjëra heroike, por edhe gabime kolektive që i kalojmë ashtu shkarazi, “hajdutshe”, si vogëlima pa rëndësi.

Çfarë do të na thoshte dikush nga jashtë nëse do të kishte vrojtuar veprimet tona historike?

Ja, që mjaft shqiptarë në kohën e Luftës së Parë botërore pajtoheshin me qira si ushtarë në ushtritë e huaja që gjendeshin te ne dhe luftonin me njeri-tjetrin për pesë kacidhe ora e luftës.

Po ja, që mijëra shqiptarë nën udhëheqjen jo vetëm të Haxhi Qamilit, minonin ngritjen e flamurit të Pavarësisë.

Po ja, që kishte pjesë të elitave politike, fetare, artistike që mezi prisnin pushtimin italian të vendit dhe që nuk bënë asnjë veprim kundër pushtuesve, veç mbretit që iku si zog.

Po ja, që dhjetëra deputetë shqiptarë, bij të “familjeve të mëdha”, u bën pro pushtues dhe shumë prej tyre vajtën në Itali dhe i dhuruan perandorit kurorën e mbretërisë shqiptare që u bë nënmbretëri.

Po ja, që Parlamenti shqiptar, pa pikë turpi, i shpalli luftë Greqisë fqinje dhe historianët nuk e botojnë vendimin e tij fashist.

Po ja, që gazetat kryesore në vitet ‘40 ishin pro Hitlerit dhe nazizmit dhe antiçifute? Ne përkujtojmë që, ne si popullsi, jo si elita, i kemi mbrojtur çifutët dhe kjo duhet të na bëjë të harrojmë gjithçka tjetër, edhe ndonjë mendësi të vockël genocidiste në mediat e kohës.

Po ja, që pas Luftës së Dytë Botërore, gazetat komuniste ishin sllavofile, duke i quajtur kombet sllave si më të lartat dhe antieuropiane?

Po ja, që në Konferencën e Parisit, pas Luftës së Dytë botërore, Greqia donte të na shpërbënte, kurse Jugosllavia të na mbronte. (Sigurisht, për hesap të vet, pse kot?)

Po ja, që iu dorëzuam serbëve gjithçka, me ushtri, me pare, me sekrete, me të gjitha duke u bashkuar de fakto dhe se po të mos ishte ai diktatori me mustaqe në Rusi, do të ishim bërë qytetarë të Maqedonisë. Askush nga ne nuk lëvizi.

Po ja, që në kuadrin e Traktatit të Varshavës iu dhamë rusëve të drejtën që sa herë të donin të hynin ushtarakisht në Shqipëri, madje pa pyetur kurrkënd. Askush nuk tha jo.

Po ja, që pati mijëra shqiptarë që u bënë spiunë dhe kishe frikë të thoshe një fjalë se spiuni dëgjonte. Ku janë këta spiunët?

Po ja, që aty nga vitet ‘60 të shekullit të kaluar u bëmë prapë me Titon nga frika e muzhikut që zbriti me tanke në Pragë dhe kosovarët ishin titistë?

Po ja, që për 50 vjet jetonim me thërrimet që na jepnin jugosllavët, rusët, kinezët?

Po ja, që gërthisnim me histeri, rroftë ky e rroftë ai, në mitingjet masive të viteve ‘50 apo ’60 të shekullit të XX.

Po ja, që mijëra të rinj hipën në çatitë e kishave dhe xhamive në mesin e viteve ’60 duke iu hequr tjegullat, nuk e dini? Shihni dokumentarët, ka plot.

Po ja, që merrnin nisma fshatshe e qytetshe për të ulur rrogat e vetvetes?

Po ja, që donin ta fitonim jetën pa punuar, nuk e kishte fajin Sudja dhe u bëmë si Pinoku që mbolli lekët dhe prisnim të rriteshin si pemë.

Po ja, që shitëm me dhi e katandi për të vendosur lekët në firmat piramidale e marrë interesa, që në fakt ishin paret e komshiut.

Po ja, që pasi u vramë me njëri-tjetrin, thirrëm në ndihmë kalabrezë, rumunë, turq, grekë, që të na ndanin në vitin 1997, sepse po i hanim kokën njeri-tjetrit.

Po ja, që kurrë nuk kemi bërë zgjedhje të ndershme sepse sa herë dikush fiton, tjetri e quan hajdut votash.

Po ja, që nuk kemi industri dhe askush nuk shkon të punojë askund, se i duket se është bërë vetëm për të qenë sociolog, historian, ekonomist a pianist.

Po ja, që si asnjë popull tjetër, sado në vështirësi, morëm anijet dhe lamë pendët duke ikur sa më larg, larg, braktisur gjithçka.

Po ja, që kemi vite dhe pasi ëndërruam me shekuj bashkimin kombëtar, tani me Kosovën, jemi si çift i ftohur në prag të divorcit! Edhe kosovarët që vijnë në plazhet e Adriatikut dhe Jonit na renden.

Po ja, që gjithmonë kemi gjetur shpëtim duke u lidhur pas qerres së perandorive të mëdha, romake, osmane, austro-hungareze, ruse, kineze, etj., etj. dhe sapo kemi parë fundin e njërës, hop, jemi hedhur te gjiri i tjetrës, duke ndryshuar fe e besë masivisht.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial artan fuga editorial historia e shqiperise kombi shqiptar shqiperi-kosove artan fuga editorial historia e shqiperise kombi shqiptar shqiperi-kosove

Sondazh

Poll
Editorial 13 Shkurt 2019, 10:34

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i s...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit