LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam biznesmen i fuqishëm, do ju fluturoj nga puna dhe do t’ju q* robt o policë k***a”, ja si u kërcënuan efektivët g

12 Shtator 2020, 14:07 Nga DOSJA
“Jam biznesmen i fuqishëm, do ju fluturoj nga puna dhe do t’ju

Shumë qytetarë u përplasën me policinë gjatë kufizimit të lëvizjes së lirë. Bëhet fjalë për ata shtetas që u vendosën përballë gjobitjes apo bllokimit të makinave sapo konstatoheshin në rrugë pa një autorizim. Por përtej numrit të të gjobiturve që u kthyen në një ritual në muajt mars-prill, prokuroria ka mbyllur hetimin për dy nga “kundërshtarët” e policisë gjatë koronavirusit, njëri prej të cilëve u premtoi atyre se do t’i fluturonte nga puna. Sipas një burimi të sigurt të Gazeta Si, dy vëllezërit nga Tirana u morën si të pandehur në përfundim të hetimeve, pak muaj pasi një postbllok anti covid u kundërshtua prej tyre me të shara e mallkime.

Burimet sqarojnë se D. H 41 vjeç dhe i vëllai G.H 46 vjeç, u identifikuan duke qarkulluar në datën 14 mars në afërsi të Mjull Bathores. Për ata që nuk e mbajnë mend, ato ishin ditët e mbylljes dhe karantinimit të shoqërisë sipas urdhërave që i zinin vendin njëra tjetrës. Por dy vëllezërit në çastet e para, sipas dëshmive të policëve, ishin të qetë dhe të edukuar ndaj çdo kërkese që njëri nga policët drejtonte në adresë të makinës BMV. Madje shoferi ka treguar edhe autorizimin që i jepte të drejtë për të lëvizur.

Por brenda një minute panorama e qytetarit model dhe e policëve model është përmbysur, pikërisht kur njëri nga policët ka kërkuar më pas identitetin e pasagjerit në automjet. “Po zotëria në makinë kush është?” pyeti polici.

Kaq ka mjaftuar që shoferi të nxehet dhe t’ju kërkojë llogari efektivëve për detyrën. Madje edhe ai nga ana e tij ka kërkuar identifikimin e policëve dhe po ashtu shkaqet se përse kërkonin kaq shumë të dhëna. Të dy policët që u konfliktuan kanë lexuar urdhërat për kufizimin e lëvizjes anticovid dhe njëkohësisht kanë vënë ndërkohë në dijeni sallën operative, ndërsa shoferi i nxehur teksa i ka dhënë gaz makinës ka sharë “ do tju q… robt, policë kurva”. Sipas asaj që shkruajnë në raport shërbimi policët, patrullat u vunë në ndjekje të tyre duke i bllokuan pranë rreth rrotullimit në afërsi të TEG si dhe duke i arrestuar jo për fjalor të papërshtatshëm, por për kundërshtim të policisë.

Por njëri prej tyre, shtetasi D. H ka vazhduar t’i ofendojë policët madje i ka paralajmëruar ata “ ju as që e keni idenë se kush jam unë, do më shikoni çfarë do ju bëj. Jam biznesmen i fuqishëm do t’ju shkatërroj, do t’ju fluturoj nga puna policë k..a”.

Edhe policët e Farkës kur kanë parë një grup kolegësh që po fusnin në komisariat dy njerëz të irrituar kanë dëgjuar sharje pa fund dhe sic thonë ata në procesverbal edhe kanosje.

Dëshmia

Por të kundërtën pretendojnë dy vëllezërit që u morën nën hetim për kundërshtim të forcave policore. Shoferi deklaron se iu bindën policisë kur lëshoi sinjal për të ndaluar. D.H shton sipas burimeve të gazetës Si se “iu lashë në dorë autorizimin siç e kërkuan. Por policët kërkuan edhe të vëllait. Iu tha që nuk e kishte, por punonte në një kompani dhe nëse e donin, të kthehej ta merrte. Sidoqoftë ata i panë letrat dhe na dhanë shenjë të largoheshim. Kur ndeza makinën për tu larguar dëgjova njërin nga policët që na shau. Atëherë xhirova gomat dhe i shava edhe unë”.

Por ky qëndrim shikohet disi i sajuar nga prokurorët që administruan edhe njoftimin në sallën operative të grupit policor, i cili njoftoi në radio për situatën. Dy policët G.B dhe I.F nga ana e tyre insistojnë se e filluan patrullimin në perimetrin Mjull Bathore, Farkë në Tiranë sipas instruktazheve të shefave bazuar në urdhërin e emergjencës civile për shkak të Covid-19.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit policia e shtetit tirane pandemia e koronavirusit policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet