Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Kështu mund të përkufizohet situata e një 32-vjeçari nga Tepelena, i cili që prej shkurtit të vitit të kaluar qëndron i izoluar në burg si i dyshuar për veprën penale “kultivim dhe shitje të lëndës narkotike”.
Megjithëse prokuroria ka argumentuar me prova ndalimin e tij dhe e ka kaluar çështjen në gjykatë për marrjen e një vendimi, 32-vjeçari Armando Hajdinaj këmbëngul se është i pafajshëm.
32-vjeçari thotë se mëkati i tij i vetëm është se i ka dhënë telefonin për të kryer biseda disa miqve të tij dhe është gjendur në makinën e tyre, kur ka ndërhyrë policia. Përveç apelit të tij, në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, ishte edhe babai i 32-vjeçarit, i cili rrëfeu situatën e vështirë ekonomike dhe shëndetësore, në të cilën ndodhet pas arrestimit të të birit.
Babai i 32-vjeçarit: Armandi kishte shok, lëvizte, punonte. Në 28 shkurt 2020 erdhi policia në banesë dhe e arrestuan. Para arrestimit djalin e pashë të shqetësuar.
E pyeta ç’ka policia me ty? Më tha kot babi. Djali pretendon se ka ngrënë vetëm drekë në Këlcyrë. Djali rrinte vetëm me ata të lagjes, nuk është marrë me këtë punë.
Prokuroria nuk ka asnjë të drejtë se djalit nuk i kanë gjetur asgjë. E mbajnë pa asnjë provë. Telefonata është bërë nga telefoni i Armandos, por nuk e ka bërë Armandi. Personi që ka folur është në Greqi për momentin.
Armandi nga burgu: Në 16 tetor jemi ndaluar nga policia dhe na kanë vënë prangat. Pas kontrollit nuk gjetën asgjë të paligjshme.
Ku keni qene?
Armandi: Jemi nisur nga Tepelena dhe kemi shkuar në Përmet e Këlcyrë. Na shoqëruan në polici në Gjirokastër dhe pastaj u lamë të lirë pas 10 orësh. Policia gjeti 3 mijë e 500 euro, që shoku im i kishte për të blerë një makinë. Shoku u shkëput nga ne vetëm 10 minuta në këtë udhëtim, por jam i sigurt që s’bëri asgjë të jashtëligjshme. Unë nuk kam bërë asgjë. Nga telefoni im është bërë një telefonatë nga një shoku im Skënderi. Ai ma mori telefonin, më tha do marr një shok. Skënderi dhe vetë është në burg.
Unë dhe shokët jemi të pafajshëm. Prokurori ka prishur paratë e sekuestruara dhe prandaj na mban të ndaluar. Pretendohet se në këtë çështje është sekuestruar drogë, por kur e kemi kërkuar si provë, nuk na e kanë sjellë. Ai po e zvarrit çështjen, sepse s’ka dalë ende në Veting.
Marrë nga Balkanweb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë e bukë, endet dyerve të drejtësi...
DIBËR– Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes 184 për shitjblerje të votave në...
VLORË– Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi është konstatuar duke mbajtur me vete armë të ftohtë, të llojit thikë. Polic...
KARABURUN– Një skaf me 6 persona në bord rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Ka qenë përplasja me shkëmbinjtë ajo që rrezikoi mbytjen e ska...
VLORË-Pushuesit në plazhin e Zvërnecit nuk u larguan nga bregdeti dhe pse pranë tyre dikush qëlloi tre herë me armë. Për ‘Faxweb’ ata janë shprehur se nuk ...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Die...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët rezultatet e fundit që kanë dalë pas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi. Mjeku...
KAVAJË– Një 27-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Kavajë, pasi qarkullonte me municion luftarak dhe armë zjarri pa leje.Shërbimet pol...
GJIROKASTËR– UNESCO kërkoi që punimet në lidhje me ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës të ndalojnë, pasi po rrezikohen vlerët e përbashkëta të zonës. Mir...
VLORË–Arsyeja se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit dhe familjes pushuese është bërë e ditur. Mësohet se Lucio Rroko, ka nx...