Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Shtyhet sërish gjyqi i dosjes ‘184’, data e radhës caktohet në shtator
22 Korrik 2021, 12:16Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
DIBËR– Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes 184 për shitjblerje të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016, Drini Gjeci e Nuri Meda, duke e shtyrë për në datën 8 Shtator. Këta kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa prokuroria ka dhënë pretencën me nga 2.5 vite burg.
Të dy të akuzuarit u paraqitën në gjykatë rreth orës 13 e 30 minuta ditën e sotme, por munguan avokatët e tyre. Seanca e radhës ndaj tyre të mbahet me datën 8 Shtator.
Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:
–Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.
–Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.
–Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”
–Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.
Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KARABURUN– Një skaf me 6 persona në bord rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Ka qenë përplasja me shkëmbinjtë ajo që rrezikoi mbytjen e ska...
VLORË-Pushuesit në plazhin e Zvërnecit nuk u larguan nga bregdeti dhe pse pranë tyre dikush qëlloi tre herë me armë. Për ‘Faxweb’ ata janë shprehur se nuk ...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Die...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët rezultatet e fundit që kanë dalë pas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi. Mjeku...
GJIROKASTËR– UNESCO kërkoi që punimet në lidhje me ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës të ndalojnë, pasi po rrezikohen vlerët e përbashkëta të zonës. Mir...
VLORË–Arsyeja se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit dhe familjes pushuese është bërë e ditur. Mësohet se Lucio Rroko, ka nx...
TIRANË–Automjeti që dyshohet se është blerë nga trafikantë e drogës, në pronësi të Maksim Sotës është sekuestruar nga SPAK. Ky vendim nuk është pritur mirë...