Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
‘Besojini natyrës, ajo e di më mirë!’/ Studimi indian për ‘Deltën’, Alimehmeti: Zhvillimi i antitrupave pas infekti
22 Korrik 2021, 11:44Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët rezultatet e fundit që kanë dalë pas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi. Mjeku shkruan se nuk duhet ti besosh njerëzve por natyrës pasi ajo e di më mirë.
Alimehmeti shkruan se gjetjet nga studimi, përforcojnë arsyetimin e fortë që zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga reinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19.
SHKRIMI:
Nuk mund t’u besosh njerëzve, por gjithmonë mund t’i besosh natyrës.” Cit.: Dr. Ili Gidov Imuniteti natyror pas infektimit nga SARS-CoV-2 është goxha i fortë miqtë e mi, ashtu siç edhe pritej! Studimi i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, më 19 Korrik 2021, duke kujtuar që ky shtet, përveç varianteve të tjera, ka gjerësisht të pranishëm variantin Delta (B.1.617.2) në qarkullim. Në studim janë marrë: 1.170 persona që e kishin kaluar COVID-19, dhe 1.068 persona që nuk e kishin kaluar COVID-19. Ndër të infektuarit më parë (totali 1170) ndodhën: 3 reinfektime të vetme (0.26%), nga të cilët 1 person i vetëm u shtrua në spital por pa nevojë për oksigjen (0.09%). Ndër të painfektuarit më parë (totali 1068) ndodhën: 127 infektime (11.89%), nga të cilët 30 persona u shtruan në spital (2.81%), 12 persona u shtruan në spital dhe patën nevojë për oksigjen, 4 persona u shtruan në terapi intensive, dhe 1 person u intubua. Nga këto të dhëna rezulton se: Efektiviteti për mbrojtjen nga reinfekimi është: 100% – [(3/1170) / (127/1068)] = 100% – 2.16% = 97.84% Efektiviteti për mbrojten nga format e rënda të sëmundjes është: 100% – [(0/1170) / (12/1068)] = 100% – 0.0% = 100.0% Këto nivele efektiviteti janë qartësisht ekuivalente ose superiore ndaj efektivitetit të vaksinave të zhvilluara deri tani. Si rrjedhojë autorët dalin në përfundimin e qartë se: Gjetjet tona përforcojnë arsyetimin e fortë që zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga reinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19. Pra, miqtë e mi, besojini natyrës, ajo e di më mirë! Dr. Shk. Ilir AlimehmetiEpidemiolog KlinikFakulteti i Mjekësisë, UMTAkademia e Shkencave të Shqipërisë
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– UNESCO kërkoi që punimet në lidhje me ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës të ndalojnë, pasi po rrezikohen vlerët e përbashkëta të zonës. Mir...
VLORË–Arsyeja se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit dhe familjes pushuese është bërë e ditur. Mësohet se Lucio Rroko, ka nx...
TIRANË–Automjeti që dyshohet se është blerë nga trafikantë e drogës, në pronësi të Maksim Sotës është sekuestruar nga SPAK. Ky vendim nuk është pritur mirë...
DURRËS– Situata e mbetjeve urbane në zonën bregdetare të Golemit që frekuentohet masivisht në këtë sezon nga turistë vendas e të huaj mbetet ende kri...
VLORË– Pamjet më poshtë janë nga vendi i ngjarjes ku krisi arma në plazhin e Zvërnecit. Ishte Lucio Rroko, 42-vjeçari që qëlloi tre herë në ajër në ...
VLORË– Të shtënat me armë në plazhin e Zvërnecit nisën pas një konflikti që një familje kishte me një person. Lucio Rroko, është autori i cili qëlloi tre h...
Aktualitet22 Korrik 2021, 10:08
TIRANË- Një operacion kundër mashtrimit kibernetik është finalizuar sot nga Policia dhe Prokuroria. Të dhënat u zbuluan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tir...