Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Arbër Çekaj, djali i Selim Çekaj që u vu sot në pranga e që është dënuar me 14 vite burg ka mohuar çdo lidhje të mundshme me trafikun e drogës. Në seancën gjyqsore ku u dha dhe dënimi i tij pas nëntë orësh seancë gjyqsore, Çekaj deklaronte se ishte mjaft krenar për familjen që kishte.
Madje, shtoi më tej se i vetmi peng që kishte në jetë, ishte që nuk kishte kaluar më shumë kohë me ta. Sipas Çekaj, asnjë familje nuk është e keqe, por ai e ka të mrekullueshme dhe ishte krenar për anëtarët e familjes së tij.
“Jam krenar për familjen time, i vetmi peng është që nuk kam kaluar shumë kohë me ta. Një trafikant droge që ka punuar mbi 22 orë nuk kam parë. I keni të dokumentuar dhe kur gruaja më thotë “shpirt a do ikim sot se është e dielë”, i vetmi peng është që nuk kam kaluar më shumë kohë me të. S’ka familje të keqe, por unë e kam të mrekullueshme. Duke punuar 20 orë, si ka mundësi se në psikologji thotë se njerëzit me koficentë të lartë përdorin deri 12% të trurit, unë kam përmendur 50%, unë qenkam Anjshtani, shyqyr që më ka Shqipëri. S’di kur e pata këtë kohë për organizimin e gjëra. Aq kriminel sa paskam qenë, 4 herë policia ka bllokuar të gjithë lajmin një person që ka arsimuar gjithë Shqipërinë dhe një njeri që s’ka pikë lidhje, dhe sot është në terror financiar, futet në banka dhe i thonë që ti je kulakë,”- tha ndër të tjera Arbër Çekaj.
Përsa i përket 613 kilogramëve kokainë që u gjetën në konteinerët e ‘Arbër Garden’, Arbër Çekaj thoshte në gjyq se nuk duhet të ishe as Sokrati e as Plutoni që të kuptoje se nuk ishte e tija.
“Që droga nuk është për mua, s’duhet të jet Sokrati e as Platoni. Duke më arrestuar mua, Policia dhe Prokuroria arrestoi pronarin e frutave në kontenier që s’është pronë e imja. Nëse do kapej droga në banane duhet të shoqërohet ai që shet delet apo duhet të kapej një mësues në Leskovik, apo duhet të arrestohej ai i kompanisë transportuese,”- thoshte ndër të tjera Çekaj në seancë gjyqësore.
Ai thoshte gjithashtu se në asnjë rrethanë nuk do të linte miliona euro që vinin nga droga, për të ikur në Gjermani me gruan për të blerë mobilje, dhe mbi të gjitha të nisej nga Kosova, pasi biletat nga aty janë shumë më lirë.
“Mund të jem jo nordik po edhe UFO po nuk e kuptoj që një njeri ka futur drogë në konteinerë dhe ndalohet kontejneri ditë nga Gurdia Di Financa që nuk besoj se iu shpëton gjë aq të zgjuar dhe të specializuar janë. Dhe unë që them ” jo janë budallenj italianët, fute drogën se italianët nuk e kanë gjetur”. Kjo është logjike, pastaj vijnë ndjenjat që të mos filloj me psikologjinë. Që unë nuk kam pasur lidhje e as dijeni për drogën. Fatura ka qenë 7500 euro, që në këtë moment më ka dhënë zoti një dritë jeshile, si një besimtar. Do thoja “e gjetën drogën, ik, mos i merr frutat para lirisë që të lësh familjes rrugëve”. Unë kam qenë në Gjermani, do merrja avionin në Singapor, që s’ka ektradim me Shqipërinë që as nuk e dinë ku i bie Shqipëria, në Marok, do shkoja në Kolumbi se me dikë punoja dhe nuk do vija. Unë e dija që frutat kontrollohen dhe nuk bëra asnjë lëvizje, negociova për të ulur 7500 euro. Edhe një fukara e shet lopën para lirisë. Si do e sillja Donald Lushajn dhe do i thoja “merr drogën”. Nëse unë do isha në Singapor, ai në Amerikë, se i ka dalë dhe viza. “Unë nuk jam trafikant droge, nuk kisha mundësinë e transportit të drogës se nuk njoh trafikantë dhe numrin e kontenierëve që vijnë për mua,”– deklaronte Çekaj.
Por sot, shtatë muaj pasi u dha dënimi për të, babai i tij u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Ai u vu në pranga në momentin që në konteinerin me banane që vinte nga Ekuadori u zbulua se ishin edhe 49 kilogramë kokainë. Çekaj ka mohuar të ketë lidhje me lëndën narkotike dhe ka deklaruar se merret me tregti frutash.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Prokurorja Elisabeta Imeraj është konfirmuar në detyrë pavarësisht kundërshtisë së fortë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe përfaqësues...
GJIROKASTËR– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi pasditen e djeshme në një argjendari në Gjirokastër. Mësohet se kanë qënë katër perso...
FUSHË KRUJË– Një mobileri në Fushë Krujë, Nikël, në pronësi të Feride Kallmeti është përfshirë nga flakët dhe është djegur gjatë natës së kaluar...
DURRËS– Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj, i cili u arrestua sot, ishte prej një muaji nën vëzhgim nga Policia e Shtetit. Pavarësisht se...
KAKAVIJË– Defekti në skaner, i cili vijon që nga dita e djeshme ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të ketë radhë të gjata të mjeteve.Kamionë të shum...
TIRANË– Ditën e sotme u dha masa e sigurisë për Ardian Çapjan, i cili ndodhet i shtruar në QSUT pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Gjyqtarët e...
DURRËS– Dosja.al ka mësuar detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 49 kilogramë kokainë. Mësohet se administrato...
DURRËS– Selim Çekaj është personi që është vënë në pranga pas sekuestrimit të 49 kilogramëve kokainë. Dosja.al ka mësuar se Çekaj është...
DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Porti i Durrësit, aty ku u sekuestruan 49 kilogramë kokainë.Siç shihet edhe në video, lënda narkotike ishte n...