LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam vajza e Qazimit nga Kruja”/ Rama surprizon këngëtaren e njohur Anna Oxa, i dorëzon pasaportën shqiptare: Më doli S

20 Dhjetor 2020, 18:52 Nga DOSJA
“Jam vajza e Qazimit nga Kruja”/ Rama surprizon këngëtaren

TIRANË– Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare, Anna Hoxha e njohur edhe si Anna Oxa ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare. E shoqëruar nga moderatori Ardit Gjebrea, këngëtrja ka marrë pasaportën shqiptare dhe është tashmë qytetarja më e rë e Krujës, aty ku edhe ka rrënjët e familjes. Përpara Gjebreas ajo tregon se është një shqiptare, e rritur në Itali që jeton në Zvicër.

“Bukë e kripë e zemër. Kjo është ajo që më bën të ndihem shqiptare. Unë jam rritur atje, por nuk më ikin rrënjët e mia dhe nuk e ndjej veten që ta ndaj më dysh duke treguar se përqind shqiptare e italiane jam. Tashmë jetoj në Zvicër. Nuk ka qenë shumë e lehtë sepse jam shqiptare në fund të fundit dhe ecuria e jetës ka pasur problematikat e saj. Jam vajza më e vogël e familjes dhe babai gjithmonë më thoshte ‘je bastuni i pleqërisë time’. Me këtë shprehje gjej një lloj dashurie. Dashuria për Shqipërinë më vjen nga brenda, nuk ka nevojë që ta shtyj veten që ta bëj,”- tregon ajo ndër të tjera.

“E ka prezantuar veten si vajza e Qazimit nga Kruja. Jam e para që jam futur në xhaminë e Krujës, aty ku ka rrënjë familja ime. Fjala më e bukur në shqip për mua është faleminderit,”- shtoi Anna.

Gjebrea e ka çuar Hoxhën drejt kryeministrit Rama, aty ku ai e priste bashkë me pasaportën që për këngëtaren ishte diçka që ‘ia donte shpirti’ dhe që kishte aplikuar, por nuk e dinte që do ta merrte në atë moment.

Përballë saj Rama tha se i ka dalë në ëndërr Skënderbeu dhe i ka thënë se Ana kishte shkuar në Kështjellën e tij. Pikërisht kjo gjë e kishte ngritur kryeministrin Rama dhe e kishte sjellë drejt Krujës që t’i dorëzonte me dorën e tij pasaportën shqiptare. Mes tyre pati edhe të qeshura.

“Fama juaj ka ardhur këtu para jush dhe nuk ka ardhur një famë si ndjekëse e heshtur e Nënë Terezës, por ka ardhur fama e një ndjekëse të Skënderbeut, e një luftëtareje që nëse nuk i hap rrugën të shpartallon,”- tha Rama para saj.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Si jeni?

Anna Oxa: Mirë.

Edi Rama: Mirë se erdhe.

Ana Oxa: Faleminderit.

Edi Rama: Më tha Arditi që donit të vinit tek Skënderbeu, ky është një muze shumë i bukur.

Ana Oxa: Dhe i mirëmbajtur.

Edi Rama: Keni qenë më parë këtu, apo është hera e parë?

Ana Oxa: Jo kam qenë edhe më parë.

Edi Rama: Ju jeni nga…

Ana Oxa: Nga Kruja.

Edi Rama: Morëm vesh që je këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh.

Ana Oxa: Ashtu?

Edi Rama: Teksa flija sonte, m’u shfaq në ëndërr dhe më tha është Ana Hoxha dhe jo Oxa, në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë. Ju solla pasaportën shqiptare, me një foto të bërë nga fotografi i Skënderbeut.

Ana Oxa: Faleminderit, është e vërtetë. Për më tepër është një fotografi shumë e bukur.

Edi Rama: Nga ky çast ju jeni zyrtarisht shqiptare. E dërguara e Skënderbeut në tokë përtej detit. Ju duhet të dini që fama juaj ka ardhur këtu para jush dhe nuk ka ardhur një famë si ndjekëse e heshtur e Nënë Terezës, por ka ardhur fama e një ndjekëse të Skënderbeut, e një luftëtareje që nëse nuk i hap rrugën të shpartallon.

Anna Oxa: Le të themi që ka luftëtarë që s’kanë nevojë për shpatën, por për drejtësinë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anna hoxha merr pasaporten shqiptare ardit gjebrea edi rama anna hoxha merr pasaporten shqiptare ardit gjebrea edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet