LIVE UPDATES
Politike

“Janë bomba me sahat”, PD-ja kërkon mbylljen e fasonerive: Gjendja është e rënduar, gratë nuk janë mish për top dhe

21 Prill 2020, 16:38 Nga DOSJA
“Janë bomba me sahat”, PD-ja kërkon mbylljen e fasonerive:

TIRANË– Ish-deputetet e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Orjola Pampuri bëjnë sërish thirrje për mbylljen e fasonerive, të cilat i konsiderojnë si bomba me sahat. Të dyja kanë qenë sot në Krujë dhe e konsiderojnë jetike mbylljen e fasonerive. Sipas Vokshit, vajzat dhe gratë që punojnë në këto ambiente janë shumë të rrezikuara dhe e gjitha kjo po ndodh për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Edi Rama, për të mbajtur hapur këto kompani.

“Fasoneritë janë bomba me sahat. Brenda pak ditëve janë 40 të infektuar në Krujë, 27 në Laç.  Vatrat e infeksionit janë fasoneritë dhe më të prekurat janë vajzat dhe gratë. Vajzat dhe gratë që punojnë në fasoneri janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme është se qeveria nuk do që t’ia dijë për to. Për Edi Ramën ka rëndësi që të mos i mërziten klientët me të cilët vjedh dhe pasurohet vetë, jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. Është jetike që qeveria të mbyllë menjëherë këto biznese që janë vatra të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të infeksionit. Kemi 5 javë që ia themi Edi Ramës, por ai vepron me kokëfortësi. Rezultati i kokëfortësisë së Edi Ramës është 67 persona të prekur brenda 3 ditëve vetëm nga fasoneritë e Krujës.

Shëndeti i grave dhe i vajzave duhet të jetë prioritet i qeverisë. Edi Rama duhet të hapë sytë dhe të vendosë për më të mirën e grave. Gratë dhe vajzat nuk janë mish për top që ai t’i përdorë si statistika kur i duhen politikisht. Ato janë nëna fëmijësh që për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë së Edi Ramës, po infektojnë edhe fëmijët e tyre. Gjendja është e rëndë. Nuk duhet të presim që të hyjnë të gjitha gratë në karantinë që të mbyllen fasoneritë. Vendimi duhet marrë sot. Po sot duhet marrë edhe vendimi për mbështetjen financiare të ketij biznesi. Asgjë nuk i kushton qeverisë të shpëtojë nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave duke anulluar 3 koncesionet e inceneratorëve. Me paratë e tyre, e përballon fare mirë pagën për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit,”– shprehet Vokshi.

Ndërsa Pampuri, nga ana tjetër thekson se edhe sikur të duan të ruajnë distanën apo të respektojnë protokollin e sigurisë, të gjitha ato që punojnë në fasoneri e kanë të pamundur këtë gjë pasi ambientet janë shumë të vogla.

U informuam se gjendja është shumë e rënduar. Ditë më parë unë kam biseduar me disa prej vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. Erinda, njëra prej tyre më tregoi stresin e jashtëzakonshëm dhe presionin e jashtëzakonshëm në të cilin punon. Është e padrejtë që qeveria të vendosë me mijëra gra dhe vajza nën presionin e përballjes me sëmundjen 10 orë në ditë pa pushim. Mund të them se ky është një veprim armiqësor ndaj grave dhe vajzave, pasi me stresin e Erindës punojnë të gjitha gratë në Krujë dhe në çdo fasoneri. Në fasoneritë shqiptare është e pamundur që të krijohen kushtet e duhura për distancimin social, për shkak të mjediseve të vogla. Jo vetëm në Krujë, por në të gjithë Shqipërinë, situata është e njëjtë. Sado që punëdhënësit përpiqen të krijojnë kushtet, kjo është e pamundur. Vetëm një vendim i qeverisë për mbylljen dhe pagesën e tyre e zgjidh problemin.

Të dhënat nxjerrin në pah sesa larg realitetit është qeveria e Edi Ramës dhe sa pak kujdeset ajo për shtresat me të pambrojtura. Duhet theksuar se gratë dhe vajzat në fasoneri punojnë me një pagë minimale. Ato nuk e meritojnë që të diskriminohen nga qeveria. Pse Edi Eama duhet ta ruajë veten, familjen e tij, gratë e qeverisë së tij, deputetet e tij duke bërë mbledhje online, ndërsa grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri u thotë me arrogancë që duhet të shkoni në punë dhe të përballeni me virusin? Në zonën e Krujës janë në punë 20 fasoneri. Të gjitha bomba me sahat. Duhen mbyllur sot. Aty punojnë rreth 5 mijë gra e vajza nga zonat përreth, prandaj virusi është përhapur me shpejtësi edhe në Kurbin. 60 të prekur brenda pak ditësh është katastrofë. Vendimi për mbylljen e tyre duhet marrë sa nuk është vonë. Le të sakrifikojë Rama një vjedhje më pak, një favor më pak për klientët e tij. Gratë, vajzat dhe familjet e tyre nuk duhen lënë në dorë të fatit,”– shprehet Pampuri.

Partia Demokratike, prej javësh tashmë bën thirrje që qeveria të mbyllë fasoneritë për shkak të koronavirusit. Sipas Opozitës, kompani të tilla, ku njerëzit rrinë ngjitur me njëri tjetrin, rrezikon përhapjen e Covid-19 në mënyrë masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi oriola pampuri plani i masave per covid-19 albana vokshi oriola pampuri plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë