LIVE UPDATES
Aktualitet

”Je në gjak me mua”/ Babai i gazetarit paralajmëron ministrin Lleshaj: Merr masa për ata që rrahën Elion, mi ke borxh p

19 Maj 2020, 06:23 Nga DOSJA
”Je në gjak me mua”/ Babai i gazetarit paralajmëron

Tiranë- Baba i gazetarit Elio Laze, Luan Laze i ka dërguar një letër të hapur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, ku i kërkon që të largojë nga puna policët që dhunuan djalin e tij në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Laze i drejtohet presonalisht Lleshajt duke i shkruar se plagët e djalit të tij ia ka borxh dhe se duhet të marrë menjëherë masa për këtë ngjarje. Në të kundërt sipas tij, ai do të jetë në hasmëri me ministrin.

Se ti Sander Lleshaj, je ne gjak me mua, farefisin dhe te gjithe miqte e shoqerine time dhe te tim biri. Nese ai polic do militoj ende ne rradhet e asaj strukture, dije mire, se une, dhe te gjithe ata qe me rrethojne, do ta kerkojme personalisht ty, dhe vetem ty, plaget e dhimbshme mbi trupin e djalit tim.”, shprehet ndër të tjera Laze. 

Shkrimi i plotë i Luan Lazes: 

Plaget e djalit mi ke borxh ti! – Leter te hapur Ministrit Brendshem, Sander Lleshaj. Une qe po te drejtohem publikisht, quhem Luan Laze. Lindur dhe banues ne Tirane. Jam gazetar dhe shkrimtar i satires. Aktualisht punoj ne nje nga ndermarrjet e Bashkise Tirane. Shkak i kesaj letre u be dhuna ndaj protestuesve ne mbrojtje te Teatrit
Kombetar. Pervec atyre qe rrahet dhe dhunuat barbarisht, midis tyre, ishte edhe im bir, gazetari Elio Laze. Pavaresisht se ushtrojme te njejtin profesion, por tashme une i lire, asnjehere nuk me ka vajtur me mendje qe ti nderhyj ne punen e temat e tij.

Ai eshte aktualisht gazetar terreni si i derguari i televizionit Ora News.. Eshte perballur me gjithfare temash dhe personazhe. Kisha dite pa e takuar, prandaj per kete qellim, vajta aty ku ai ka punen, ne terren duke pasqyruar protesten e dites dyte ne mbrojtje te Teatrit.

I kisha ndjekur lajmet ne ekran ku del im bir, te Ora News. Pashe edhe shtyerjet qe i bente policia atij, si te gjitheve.Te mesuar me te tilla vandalizma ndaj shtypit e mediave, nuk se me beri shume pershtypje. Por kur takova djalin, dhe pashe shenjat ne fyt dhe qafen e tij, shtanga dhe u trondita.Me kembenguljen time, me tregoj edhe shenja te tjera dhune. Kembe te nxirra, krah te mavijosur dhe hematoma ne cdo pjese te trupit!
Ai ka natyre te forte, e nuk ankohet kollaj, aq me pak me mua si prind.
Nderkohe vura re, si dhjetra e qindra pjesmarres ne tubim, jo vetem e pershendesnin, por edhe e pyesnin per shendetin pas atyre pamjeve qe ata i hoqen vete ne kurriz. Sic edhe i pane te ushtroheshin mbi gazetarin Elio Laze.
Si prind i ndjeva krenar per respektin qe tregonin njerezit per te. Ashtu si me ka bere krenar perhere me sjelljet qytetare kudo, ne pune, me koleget, me miqte dhe shoket e tij. Dhe ata jane te shumte.
Nderkohe, falenderoj edhe ish Kryeministrin Sali Berisha, qe denoncoj me fakte dhe pamje dhunen ndaj djalit tim Elio Laze, si gazetar.

Djali me informoi se cdo plage mbi trupin e tij, e kane te dekumentuar me filmime. Kjo eshte pune e tyre dhe e televizionit ku ai punon prej vitesh.
Por ajo qe dua te te them ne kete leter, ka te beje me mua, si prind dhe shkrimtar.
Shikoi keto dy foto me poshte. Nese nuk i ke pare fimimet per dhunen e ushtruar ndaj tij, po te informoj se mund ti kerkosh ne televizion, apo vete djalit tim Elio Laze.

Ky mostra me detyre polic qe shikon ne ketu, ka ushtruar nje dhune kafsherore mbi te. Ndonese ishte aty jo si protestues, por si gazetar, ne detyre. Me gjithe nderhyrjet dhe frenimin e kolegeve te tij, duke e paralajmeruar se e kishte gabim me gazetarin, perseri polici yt, vazhdonte te nxirrte dufin e tij, ose sipas porosive te tua.

Ne fund po te njoftoj dhe paralajmeroj:

Nese ti si Ministri i tij, nuk merr masa perjashtimi nga rradhet e policise dhe dergimin ne gjyq, atehere si prind dhe qytetar, gazetar dhe shkrimtar, po te them:
Se ti Sander Lleshaj, je ne gjak me mua, farefisin dhe te gjithe miqte e shoqerine time dhe te tim biri. Nese ai polic do militoj ende ne rradhet e asaj strukture, dije mire, se une, dhe te gjithe ata qe me rrethojne, do ta kerkojme personalisht ty, dhe vetem ty, plaget e dhimbshme mbi trupin e djalit tim.
Qofsh ne ate detyre ose jo. Kudo te jesh.
Ose vere kete drejtesine e voge ne vend, (se te madhen do e paguash ndryshe,) ose pastaj, me lind e drejta, qe ate dhimbje qe i shkaktuat gazetarit, djalit tim, Elio Laze, dhe mua si prind ku shoh plage ne trupin e tij, qe hakun ta kerkoj te ty. Vetem te ty!

Nese nuk i ke udhezuar ti ata qente e policise, perseri mban pergjegjesi. Hygoi madh ka shkruar se:
“kush mjekon krahet e skifterit, ka pergjegjesi per kthetrat e tij”
Nese nuk e doni kete pergjegjesi, veproni sa nuk eshte vone duke ndalur skifteret mbi popullin dhe gazetaret. Sepse mua me dhemb disafish ajo dhune e ushtruar atje. Si qytetar, si shkrimtar dhe si prind.

Ti Minister je mesuar ti sherbesh diktaturave. Ndersa une dhe im bir jemi njerez te lire, dhe kontribojme sado pak per DEMOKRACI! Kundra atyre te pareve te tu, kam nje jete, sado modeste, prej kundershtari.Tani qe ti dhe shefi yt kerkoni te na i rivendosni diktaturen ne forme tjeter, te siguroj se serish do te deshtoni. Urretja ndaj diktatures ka zgjuar energjine e dikurshme. Edhe te atyre qe ju kane votuar!
Sepse kam shume miq e shoke te majte qe po shokohen nga kjo qe po beni.

Por deri ate dite te zeze per ju, po te rikujtoj edhe nje mencuri ballkanase, nga i madhi shkrimtari satiriko- filozof, Kosta Varnalis.
-“Racen e policeve mos e trembi kur ata kafshojne popullin. Sepse pastaj ai, populli, nuk ka me frike, nga asnje qen me uniforme”

Me thane se ti ke lexuari edhe libra, pervec dogmave ushtarake.
Atehere mesoje edhe kete te nje kollozi tjeter, ”
-qe satiriku eshte ai humorist, me te cilin nuk behet shaka”.

Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin.  Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eljo laze protesta 18 maj 2020 eljo laze protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Maj 2020, 20:19

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga megaoperacioni që është zhvilluar në Rinas, nga policia lokale në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet