"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
26 Tetor 2020, 12:33Nga DOSJA
VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshur me uniformë policie, i kanë thënë se janë efektivë duke dashur kështu ti grabisin. Ata kontrolluan në banesë e duke mos gjetur asgjë qëlluan në ajër dhe u larguan nga aty.
Dy vëllezërit treguan për ‘Faxnews’ se i kanë ndjekur deri në momentin kur janë aksidentuar. Panë që ranë në një greminë e më pas nuk dinë se çfarë ndodhi me to.
‘Erdhën dhe na gjetën, i vunë pranga. Një natë para kishin vendosur pranga. Më kërkonin mua, mbrëmë ishin te unë, më pas të vëllai im. Sa hapa portën më dolën 2, më thanë jemi policia e shtetit. Ishin maskuar, kishin radio, njëri bënte kontroll, skisha çfarë t’ju bëja. Më goditën me qytën e pistoletës në faqe. Ishte ora 7 e ca e darkës. Djali iu qep me makinë mbrapa dhe ranë në greminë. Njëri është banor i zonës kurse tjetri nga një fshat i Selenicës. Ishin 4, njëri ishte shofer. Nuk e di çfarë i kanë marrë vëllait, kanë tromaksur fëmijët. Na vendosën pranga për 1 orë e gjysëm, derisa u mblodh i gjithë fshati. Shpëtuam se qëlluan në ajër.‘- shprehet Fidel Caushaj.
Kjo është hera e dyta që familja Caushaj në fshatin Hadëraj të Selenicës bie pre e grabitjeve. Edhe ditën e shtunë kjo familje është tentuar që të grabitet, ndërsa dy banesat e vëllezërve janë pranë njëri tjetrit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Një tentativë grabitjeje me armë zjarri ka dështuar në fshatin Hadëraj në Selenicë të Vlorës, ku disa persona kanë hyrë në një banesë të veshur si p...
TIRANË- Një garë që nisi me bujë të madhe. Pritshmëritë e të gjithë opinionit publik dhe ambasadave po shkojnë në Gjykatën Administrative, nga një aplikant...
VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një 36 vjeçar pasi iu janë sekuestruar 22 kg e 2130 fara kanabisi. Gjatë kontrollit që iu bë në banesë, vlonjatit iu...
BERAT-Hipoteka e Beratit është mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar me COVID-19.Ditën e sotme iu është marrë tamponi dhe stafit për të ditur se nëse ndonjëri...
FIER- Bashkëshortja e 50-vjeçarit Ahmet Toska, i cili u vra sot në mëngjes në lagjen “Shesh i Madh”, ka thënë në polici se për të shoqin ishte tepër vonë...