LIVE UPDATES
Aktualitet

”Jemi të gjithë të shqetësuar”, kryebashkiaku i San Giustinos tregon si e njeh biznesmenin e zhdukur në Shqipëri (INTE

18 Janar 2021, 16:54 Nga DOSJA
”Jemi të gjithë të shqetësuar”, kryebashkiaku i

ITALI– Kryetari i bashkisë San Giustino në provincën e Perugias, në rajonin e Umbrias, vendbanimi i shtetasi italian Davide Pecorelli i zhdukur prej disa ditësh në Shqipëri, e automjeti i të cilit u gjet i zhdukur në veri të vendit, ka folur ekskluzivisht për Rtv Ora.

Paolo Fratini, tregon se familjarët por edhe miqtë dhe gjithë komuniteti që kishte njohje me të është i shqetësuar fatin e Davide, një biznesmen mjaft i njohur në zonë.

Policia shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të ish-arbitrit dhe sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë që prej datës 6 janar 2021.

Biznesmeni italian, 45 vjeç, kishte ardhur në Shqipëri për një udhëtim në disa zona të vendit ku po shikonte mundësinë e zhvillimit të bizneseve por makina e tij e marrë me qira në aeroport është gjetur e djegur me disa sende personale brenda.

Sipas policisë, automjeti u gjet plotësisht i djegur natën midis 7 dhe 8 janarit në zonën e Pukës, në veri të Shqipërisë, në një zonë malore.

Intervista e plotë e kryebashkiakut per Rtv Ora

Alba Kepi: Pak orë më parë ju keni apeluar preokupimin tuaj si qytetar i parë i kësaj komune por dhe si banor i saj për zhdukjen misterioze të Davide Pecorellit, qytetari italian që prej disa ditësh ka humbur gjurmët e tij në Shqipëri.

Paolo Fratini: I gjithë komuniteti i qytetit tonë është në preokupim për zhdukjen e Davide Pecorelli. Ai është një person i dashur për të gjithë banorët e zonës e për qytezën tonë. U jemi pranë familjarvëve të tij. Unë jam në kontakt me forcat e rendit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, për gjetjen e Davides. E informacionet që kam janë të rezervuar nga autoritetet por them se të gjitha pistat janë të hapura në këtë moment e policia italiane është në kontakt e po punon ngushtë me forcat e policisë shqiptare.

Alba Kepi: Ju më konfirmoni se Davide është rezident në qytezën tuaj bashkë me partneren e tij shqiptare?

Paolo Fratini: Po Davide është rezident në komunën tonë, ku jeton bashkë me partneren shqiptare e fëmijën e tyre. Por është dhe një sipërmarrës e është gjithnjë në lëvizje për punë. Ai është sipërmarrrës i njohur në territorin tonë, është pronar i disa bizneseve në komunën San Giustino por dhe në komunat përreth. Operon kryesisht në sektorin e parukerisë, bukurisë së trupit. Ka nje punishte prodhimi produktesh për flokët, si dhe një biznes në fushën e ndërtimit. Është gjithashtu një person mjaft aktiv e i njohur dhe në fushën e sportit, pra një person i vlerësuar për komunitetin tonë.

Alba Kepi: Davide Pecorelli është babai i katër fëmijëve apo jo?

Paolo Fratini: Davide është baba i katër fëmijëve. Tre fëmijë i ka nga martesa e tij e parë me një bashkëqytetare nga një komunë ngjitur me San Giustino. Por janë të divorcuar prej vitesh. Është bërë baba për herë të katër vetëm pak muaj më parë, nga partnerja e tij shqiptare. Vogëlushi i tyre sot është rreth 10 muajsh.

Alba Kepi: Sektori i aktivitetit ku operon Davide është aktualisht në krizë nga kjo pandemi që ka përfshirë vendin? A keni më shumë informacion mbi vështirësitë ekonomike që ai ka pasur së fundmi?

Paolo Fratini: Davide Pecorelli është një sipërmarrës që aktualisht ndodhet në vështirësi me bizneset e tij. Vështirësi të provokuara nga pandemia e nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendin. Mund të them se si për Daviden si dhe për sipërmarrës të tjerë kohët e fundit ka pasur momente të vështira ekonomike.

Alba Kepi: Ju jeni në kontakt dhe me miqtë e familjarët e tij në San Giustink. Si e komentojnë?

Paolo Fratini: Sidomos miqtë e tij të botës së sportit e familjarët në veçanti janë shumë të preokupuar për Daviden, e kërkojnë të dinë më shumë e jam në kontakt me ta. Ato informacione që kam janë të rezervuara e nuk mund të përcjell asgjë konkrete për ta.

Alba Kepi: E ka ndonjë informacion të ri deri më tani mbi ngjarjen?

Paolo Fratini: Deri më sot nuk ka asgjë të re mbi ngjarjen e jemi në pritje që forcat e rendit të mund të zbardhin sa më shpejt ngjarjen me urimin që Davide të jetë gjallë e shëndetshëm.

Marre nga: Oranews

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paolo fratini san giustino zhduket davide pecorelli paolo fratini san giustino zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet