LIVE UPDATES
Aktualitet

Jeta e natës në Tiranë edhe pas orës policore! E gjallë dhe nuk njeh masa apo pandemi, vendet më të famshme në ish-Bllok

14 Maj 2021, 15:04 Nga DOSJA
Jeta e natës në Tiranë edhe pas orës policore! E gjallë

Lehtësimi i masave hap pas hapi dhe rikthimi në shkolla dhe auditore po stimulon idenë e një jetese në normalitet pas një viti të vështirë pandemik.

Çfarë ka mbetur pezull, ose të paktën publikisht dhe ligjërisht është jeta e natës. Masat për ndalimin e aktiviteteve argëtuese pas orës 22:00, kufizimi i lëvizjes apo edhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00, nuk janë më të zbatueshme, ndonëse akoma në fuqi.

Në kryeqytet, ora 22:00 dërgon në shtëpi masën e qytetarëve, mbyll e bizneset e ndalon konsumin, por diku në të dalë të Tiranës kjo nuk ndodh, madje në orën 22:00 nis çdo gjë.

Në një monitorim nëpër bare, lounge dhe restorante të ndryshme në Tiranë, të përqëndruara kryesisht në zona periferike, duket se jeta e natës është e gjallë dhe nuk njeh masa apo pandemi. Grupe të rinjsh dhe jo vetëm, ulen të pinë e të hanë në një hapësirë me distancë më pak se 50cm.

Muzika është në volumin maksimal dhe asgjë nuk shihet më larg se tavolina ku mund të jesh ulur vetë, nga mjegulla e krijuar nga shishat dhe cigaret që konsumohen aty.  Në biseda tavoline dëgjon se si njerëzit “ja arritën kësaj ditë”, të festojnë përsëri pas një pandemie vdekjeprurëse, ndonëse ilegalisht. “Mezi presim të hapet tamam vendi që të lëvizim dhe në vende të tjera, jo vetëm këtu”,-tha njëra nga vajzat që kishte disa javë që shkonte rregullisht aty.

Njerëz që qëndronin në këmbë për 20 a më shumë minuta për tu ulur, në rast se nuk lirohej ndonjë vend, krijohej një i ri, por klientët nuk ktheheshin mbrapsht.

Në një tjetër vizitë në një restorant të njohur në dalje të Tiranës, që ka bërë zë me thyerjen e këtij orari, çdo gjë dukej normale. Në këtë restorant klientët thonë se nuk është mbyllur ndonjëherë nga masat e vendosura nga qeveria.

Një ambjent normal me drita të ulura e njerëz që darkonin si të ishte një darkë e një nate të zakonshme pa kufizime. Gjithçka shkoi mirë, asnjë patrullë policie nuk u shfaq. Restoranti qëndronte 7 ditë të javës hapur deri rreth orës 01:30-02:00 pas mesnate. Klientët thonë se pothuajse të gjithë e dinë që ky restorant qëndron hapur, nuk është sekret.

Burime tregojnë se ka ambjente të tjera në mes të Tiranës që operojnë, por janë pak më të kujdesshëm me zhurmat apo hyrje-daljet.

Paralelisht, në qytetet bregdetare në jug të vendit apo të tjera në veri, askush nuk bën kujdes dhe haptazi dihet që ambjente të ndryshme qëndrojnë hapur pas orës 22:00. Aty nuk ka vetëm pije dhe shisha, aty bëhet dasmë. Këngëtarë të famshëm janë bërë pjesë e shkeljes dhe euforisë njëkohësisht duke bërë të harrojmë që virusi është akoma vërdallë.

“Po kush e ndalon “atë”?”,-thotë një djalë  ri duke pirë cigare në bar, duke iu referuar të zotit të barit dhe se masat nuk janë funksionale për të. Sepse detaji me rëndësi është, që baret, restorantet dhe lounget  që nuk ndalojnë aktivitetin pas orës 22 janë në posedim të personave “me peshë”, emra të njohur më shumë se në publik, janë të njohur në para.

Shumë pak nga të pranishmit mund të jenë qytetarë të thjeshtë që po dalin për qef, aty janë grupe shoqërore ndoshta stereotipike.

Përveç vendeve që në mospërputhje me aktin normativ, rrinë hapur plot me njerëz pas orës 22, vendet “legjitime” janë të mbipopulluar. Vendet më të famshme në ish-Bllok me muzikë live apo DJ, operojnë 5 ditë në  javë me të rinj që nuk lënë asnjë minutë tu shkojë dëm.

Në vende të tilla, muzika nis përgjithësisht në orën 6 pasdite kur ambjenti është ende me dyer të hapura. Tek grumbullohen njerëzit, mbyllen dyert, fiken dritat dhe volumi i muzikës vjen e bëhet akoma më i lartë.

Nëse nuk rezervon një ditë më parë është e pamundur të gjesh një tavolinë të nesërmen, jo vetëm në anën qendrore ku këndon këngëtari, por edhe në tavolinat rreth ambjentit.

“Më kishte munguar aq shumë sa nuk di ta shpjegoj! Kishte më shumë se një vit që nuk vija këtu për shkak të pandemisë dhe këtë të shtunë që u riktheva e kuptova sa më kishte marrë malli”, thotë Gerta.

“E kam kaluar Covidin muaj më parë por edhe nëse ekziston rreziku i riinfektimit, tanimë nuk më intereson më. Dua vetëm t’i rikthehem fundjavave në festa dhe euforisë që nxit ky vend”,- shtoi ajo.

Vihet re që turmës “së qefit” apo turmës “që thyejnë ligje” i janë bashkuar dhe personalitete të ndryshme të televizionit, biznesit apo edhe vetë politikës. Njerëz të cilëve u ka munguar argëtimi përgjatë një viti, ose ndoshta jo, ndoshta nuk janë shkëputur kurrë nga jeta e natës. Njerëz që lidhjet shoqërore, njohjet dhe arsye të tjera i kanë  mundësuar daljet dhe argëtimet në mes të një pandemie kur masa e njerëzve ndodhen në shtëpi.

Një tjetër element i përfshirë jo drejtëpërdrejtë me festat pas orës policore janë shërbimet e taksive. Taksitë në kryeqytet janë të disponueshme 24 orë për këdo dhe për kudo. Askush nuk i ndalon. Kështu, një qytetar që nuk merr dot leje qefi nga e-albania do të marrë taksinë për të dalë nga shtëpia në orën 10 të darkës dhe për tu kthyer në orën 3 të mëngjesit.

Instat në fillim të kësaj jave publikoi raportin e Çmimeve të Konsumit ku vihej re se grupi i argëtimit kishte pësuar rritje të ndjeshme të çmimeve dhe kontribuoi në rritjen e inflacionit me 1.3% gjatë muajit prill, krahasuar me muajin mars, pas një viti që rezultonte vetëm me rënie. Gjithashtu, grupi i hotelerisë, bareve dhe restoranteve u rrit me 1% ndikuar nga temperaturat e larta, nxitja e njerëzve të argëtohen apo të shpenzojnë fundjavën diku jashtë qytetit të tyre.

Tirana nuk fle pas orës 22, ndoshta kurrë nuk ka fjetur, sepse pak metra larg qendrës së saj bëhen party me 200-300 të pranishëm. Ata që flenë janë ata që të nesërmen do të shkojnë në punë me shpresën se pak nga pak masat do të hiqen dhe mund të rikthehen në normalitet. Flenë ata që e dinë se të lëvizësh pas orës 22 është shkelje ligji dhe me të përballet. Flenë ata që përdorin taksitë për raste emergjente duke ditur që diku në qytetin e tyre ka të përzgjedhur “të mbrojtur” nga masat dhe hipotetikisht nga virusi. (SI)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet jeta e nates jeta e nates

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Maj 2021, 14:34

ATHINË– Tjetër grabitje në Greqi! “Protothema” raporton se 4 grekë dhe një shqiptar, një prej të cilëve i mitur, kanë plagosur dhe pla&cc...

Aktualitet 14 Maj 2021, 14:11

BRITANI– Policia ka mësyrë në një fabrikë kanabisi në Coventry, aty ku është burgosur një ish-anëtar i ushtrisë shqiptare.Shqiptari i identifikuar si Ylli Baha ...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën