LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ika se do më gjenin të vrarë”, Tre breza rrëfejnë dhunën, gjyshja, nusja dhe vajza: Si na rrihnin dy burrat e shtëpi

26 Shtator 2019, 11:42 Nga DOSJA
“Ika se do më gjenin të vrarë”, Tre breza

TIRANË- Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, kanë ardhur rrëfimet e tre femrave, tre breza, një gjysheje, nuses dhe mbesës së saj për dhunën e ushtruar me vite të tëra nga dy meshkujt e shtëpisë, kryefamiljari dhe djali i tij.

Pas gjyshes, Bedries e cila për shkak të dhunës divorcohet pas 53 vitesh martesë, radha ka qenë e mbesës së saj që të tregonte se i ati e kishte rrahur atë dhe të motrën. Por jo vetëm kaq. Ajo ka qenë dëshmitare e dhunës shtazarake që ka pësuar nëna e saj Enkeleda, e cila është detyruar të largohet për në Itali për t’i shpëtuar vdekjes. Në përballje ‘live’, vajza nuk i drejtohej dot ‘babi’ as të atit por me përemër.

Mami punonte nga mëngjesi deri në darkë në dyqan, ky e akuzonte për njerëz të ndryshëm, ky vjen për ty i thoshin. Atë ditë që u zunë mami nuk tregoi, po babi e kishte rrahur e kishte nxirë. Mami m’i ka treguar mua shenjat në trup. Mami nuk i denoncoi dhe zgjodhi formën më të mire, u largua në Itali tek familja e vet. Këta i thoshin fjalët më të pista, babai dhe gjyshi. Po t’i denonconte këta do të futeshin në burg. Unë e denoncova babain sepse ky na doli përpara në rrugë, mua, gjyshes dhe motrës dhe na rrahu. Gjyshi më akuzon pse dal me pantallona të shkurtra. Vetë gjyshi del zhveshur nëpër shtëpi para motrës sime të vogël. Kam 2 video ky gjyshi thotë se nëse Bedria më ndan, do ia heq kokën, do ia vë në tavolinë që kur të vij dega ta gjejë aty”, rrëfeu vajza adoleshente tashmë, ndërkohë që gjyshja e saj Bedria që kujdeset për të dyja mbesat nuk pushonte së qari.

Vetë Enkeleda në një lidhje telefonike nga Italia tregoi se është larguar pas fjalëve të vjehrrës së saj për shmangur vdekjen e saj.

E falënderoj vjehrrën time se nuk ishte e lehtë të përballej me këtë situatë që na ndodhi ne. Unë kam ikur nga ajo shtëpi nga një dhunë shumë e rënde si fizike ashtu dhe shpirtërore. u largova për të shmangur një vrasje, madje jo një vrasje, por shumë vrasje. Shumë herë ka ardhur babai të më marrë, por nuk u largova nga frika.

2-3 javët e fundit arrita në një gjendje shumë të rëndë, më binte të fikët shumë shpesh. Nuk denoncova sepse nuk më ka lënë vjehrri im që më bënte presion se do na vriste nëse bëja një gjë të tillë. Kam menduar për vajzat e mia që ditën që jam larguar, por për ato u largova, s’doja që ato të ngeleshin në rrugë, sepse një ditë do më gjenin të vdekur. Do doja që vajzat të më kishin mbështetje. Kur erdha në Itali isha në gjendje të rëndë dhe më vendosën në një qendër rehabilitimi me psikologë dhe mjekë. Kam nisur përmes avokatit procedurat e divorcit. Po pres nga dita në ditë të më thërrasin për gjyqin. Shefkiu ka ushtruar presion ndaj vjehrrës dhe vajzave të mia. Fëmijët e mi kanë qenë mbi 50 herë në komisariatin e policisë. Ferdinandi bën mirë që të mos bëjë luftë me vajzat, por t’i lërë vajzat të paktën të vijnë një javë këtu të më takojnë mua, nëse i dhimbsen vajzat, ta bëjë këtë gjë, por se besoj se i dhimbsen vajzat”, deklaroi Enkeleda në një lidhje ‘live’ në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, raporton “BalkanWeb”.

Ndërsa bashkëshorti i sja Ferdinandi i pranishëm në studio nuk pranoi të dërgonte vajzat në Itali.

Unë dua një urdhër nga prokuroria që kjo të vijë këtu dhe të më akuzojë për dhunë. Ajo mos të fshihet atje, unë nuk i lë vajzat e mia se ajo i la rrugëve. Të vijë ta mbarojë procedurën këtu jo në Itali. Pa ardhur ajo zonjë këtu, unë nuk i lë vajzat të shkojnë atje”, tha Ferdinand Doda.

Ndërsa Enkeleda deklaroi se pasi të bëjë dokumentet do t’i marrë dhe vajzat dhe vjehrrën e saj në Itali.

Ua kam lënë ju në besim jo atyre të dyve. Vajzat dhe vjehrra ime do vijnë këtu”, tha Enkeleda.

Marrë nga Ballkan web

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bedrie doda enkelejda doda familja doda ferdinand doda bedrie doda enkelejda doda familja doda ferdinand doda

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet