LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimet në qendrën antike dhe mesjetare, kujtesa e Durrësit mbetet gjithnjë e më afatshkurtër

13 Korrik 2020, 15:49 Nga DOSJA
Ndërtimet në qendrën antike dhe mesjetare, kujtesa e

DURRËS -Shtatë vjet më parë, kur fabrika 87-vjeçare e Cigareve në Durrës filloi të shkatërrohej për t’ia lënë vendin një institucioni arsimor privat, disa artistë dhe artdashës  i kërkuan investitorëve të rinj, që të ruanin të paktën basorelievin në faqen ballore të godinës. Sipas tyre, përveçse dëshmonte një nga momentet e veçanta të historisë së kësaj fabrike, vepra artistike mund të shërbente si një kujtesë qytetare për ndërmarrjen më të vjetër të qytetit ku punuan mijëra bashkëqytetarë.

Në vend të godinës së amortizuar tashmë është ngritur një strukturë e re me elemente klasikë, por askund nuk ka asnjë shenjë të STAMLES-it (Shoqata Tregtare Anonime Monopol i Letrës dhe Shkrepësve) e krijuar në vitin 1926, ndërmarrje që duket sikur e ka përpirë harresa. Asnjë shenjë që ta kujtojë kontributin e saj në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit bregdetar nuk ka mbetur në faqet impozante të godinës së re.

Gjergj Vlashi, regjisor, shkrimtar dhe përkthyes, e konsideron të mangët kujtesën e qytetit pa shenjat e kësaj fabrike, një nga të parat e këtij lloji të ngritura në Ballkan. Mjeshtri Vlashi, i cili ka lindur në Durrës në vitin 1928 dhe nuk është larguar nga qyteti i lindjes, e quan tepër të rëndësishëm rikthimin e vëmendjes së bashkëqytetarëve në institucionet dhe veprat e së kaluarës.

Këto janë pjesë të historisë së qytetit,” vlerëson shkrimtari, duke shtuar se veç bashkëqytetarëve më të rinj duhet t’ia tregojmë këto edhe vizitorëve vendas dhe të huaj. Dhe tabelat në disa gjuhë janë mjaft të përshtatshme.

Disa ditë më parë diskutonim se cilat janë Shkallët e Armenit, dëshmon Gjergj Vlashi, duke rikujtuar  dyqanet dhe vilat e ngritura në vitet 1930 në bulevardin kryesor nga të ardhurit armenë, që u vendosën në qytetin bregdetar. Duket e çuditshme, që kishim mendime të ndryshme dhe i ngatërronim vendndodhjen e shkallëve, e bashkë me to edhe historinë e 80-90 viteve më parë – shprehet intelektuali i njohur.

“Duhet të pranojmë që ne dijmë pikërisht ato që mbajmë mend mire, të tjerat harrohen – shprehet gati në formën e një sentence Gjergj Vlashi, i cili më 13 korrik do të festojë 92-vjetorin e lindjes. mTani që në Durrës nuk ka asnjë kinema megjithëse qyteti ka më shumë se 200 mijë banorë, të moshuarit kujtojnë periudhën kur në qytet funksiononin 5 salla projeksioni.

Në vendet ku ndodheshin kinematë e dikurshme aktualisht nuk gjen asnjë tabelë treguese, njëlloj si tabela e munguar në Shkallët e Armenëve, një nga komunitetet më interesante dhe me shumë kontribute në jetën qytetare. Durrësi ka një histori 3.000-vjeçare dhe qyteti jeton mbi objektet e shumta arkeologjike, mjaft prej të cilave ende të pazbuluara.

Ndërkaq, kujtesa e tij mbetet gjithnjë e më e afatshkurtër. Qendra e qytetit vazhdon të ndërtohet pikërisht aty ku janë gjetur elementet e qendrës antike dhe mesjetare të Durrësit: amfiteatri, termat, rotonda mesjetare, etj. Në lagjen 11, arkeologët në marrëveshje me ndërtuesit kanë lejuar bashkëjetesën e disa monumenteve me pallatet e rinj. Mozaiku me Rozetë  ndodhet i paprekur në bodrumin e një godine të re, por krejtësisht i paimitueshëm.

Po ashtu edhe një furrë mesjetare për prodhimin e qeramikës. Nga lagjja e periudhës romake që u zbulua gjatë hapjes së themeleve të një godine masive në lulishten “1 Maji” ka mbetur e paprekur vetëm një sipërfaqe prej disa dhjetëra metrash katrore. E ruajtur në bodrumet e pallatit që u ngrit mbi të, kjo pjesë e historisë së qytetit nuk është bërë ende e vizitueshme për shkak të burokracisë vendore dhe shtetërore.

Gjergj Vlashi ishte 19 vjeç, kur bashkë me një grup bashkëmoshatarësh kanë ndihmuar arkeologun Vangjel Toçi në zbulimin e Mozaikut dyngjyrësh me Kalë deti. Nga viti 1947 mozaiku është hapur edhe dy herë të tjera, por arkeologët kanë vendosur që ajo të mbesë nën dhe’, ku mund të konservohet më mirë.

Por kjo nuk e justifikon mungesën e një tabele që dëshmon të dhënat e monumentit me rëndësi të veçantë –vlerëson 92-vjeçari durrsak Gjergj Vlashi.

Marrë nga Reporter.al

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durresi objektet arkeologjike ne durres durresi objektet arkeologjike ne durres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet