Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 ka nxjerrë në skenë dhe një tjetër ”sëmundje”, siç është ajo e varfërisë dhe urisë, që prej shekujsh, marrin jetë, ndoshta në mënyrë më të ngadaltë se sëmundjet që sulmojnë organe të caktuara.
Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka qenë sot në një familje në zonën e Laprakës, ku nënë e bijë, secila me fëmijë të mitur, apelojnë për ndihmë, pasi për shkak se nuk dalin dot më në rrugë që të mbledhin kanaçe, nuk kanë më me se të ushqehen dhe aq më pak të paguajnë qeranë (5 mijë lekë të reja). Kjo e fundit, edhe pse mund të duket modeste, për familjet me të ardhura normale, për këtë familje, pa burrë krah, dhe pa të ardhura, ajo është një hall i shtruar në përditshmen e tyre. Zyra Sula, e cila ka tre fëmijë për të rritur, dhe një tjetër në bark, është e divorcuar nga bashkëshorti i saj, dhe nuk është pjesë e asnjë skeme ndihme nga ana e shtetit. Ajo tregon se prej 7 vitesh jetojnë pa drita, pasi nuk kanë mundësi që ti paguajnë, ndërkohë që është qesharake tiu kërkosh që të aplikojnë në e-albania, për të dalë nga shtëpia që të blejnë qoftë edhe një bukë të ftohtë. Shtëpia siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, brenda saj lë shumë për të dëshiruar, ndërsa thoma ku fle Zyraja së bashku me fëmijët e saj, është e hapur në disa pjesë të themelit, ku sipas saj gjatë natës hyjnë dhe minjtë.
“Unë nuk kam bukë për fëmijët, ja shikojeni këtë, që është gurë e fortë, ku të marr leje unë, unë skam bateri kur të vendos telefonin? Unë nuk kam ku vendos fëmijët që të bëjnë detyrat, të jenë si gjithë të tjerët. Gjynah për këta fëmijë, shihni dritaret, që na kanë mbuluar ferrat, nga aty vijnë gjarpërinj, nuk jetohet këtu. Kërkoj ndihmë nga biznesmenët dhe bosat që janë në Shqipëri të vënë dorën në zemër për këta fëmijë, nuk dua asgjë për vete”, është apeli i Sulës, së cilës i bashkohet dhe televizioni Fax News, ku kushdo që ka mundësi, mund të na kontaktojë për ti ardhur në ndihmë kësaj familjeje.
E dhimbshme apo jo, nëse karantina shumë personave iu ka hequr lirinë, kësaj familje praktikisht u ka hequr edhe bukën, ndërsa fëmijët qajnë pasi janë të uritur.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Humoristi i njohur Zef Deda ka emocionuar përsëri shqiptarët ditën e sotme. Nëpërmjet një komunikimi përmes mjë lidhje me Skype për Fax News ai ka ...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është treguar e gatshme për të ndihmuar familjet shqiptare që kanë nevojë për ushqime dhe për ndihmë në këto ditë të...
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri është shprehur se në Shqipëri po ndodh diçka e mirë pasi nuk ka një shpërthim të rasteve të infektimeve. Në n...
Vlorë-Rastet e fundit të dyshuara me COVID-19 në Vlorë kanë rezultuar negative. Burime për Dosja.al pranë spitalit të Vlorës bëjnë me dije se personat e dyshuar...
Tiranë-Kreshnik Çollaku ka publikuar së fundmi një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës fasonerie, i cili shpreh shqetësimin se çdo ditë fle me ...
Tiranë- Hapet spitali i dytë COVID. Që nga dita e sotme spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend, në të cilin është realizuar edhe një ndërh...
Lezhë- Bashkia Lezhë ka njoftuar së fundmi se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv. Në njoft...
Tiranë-Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar se po përpiqet që të gjejë mundësinë që të largohen nga Shqipëria qytetarët amerikanë që duan të lëvizin.“A...
Mirditë- Harta e COVID-19 në vendin tonë është zgjeruar, pasi një person rezulton i infektuar në Mirditë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infekt...