LIVE UPDATES
Bota

“Jo, s’ishte vetëm çështje fati”, si i futi mafia italiane hundët në tërmetin shkatërrimtar në Amatrice të It

30 Nëntor 2019, 15:48 Nga DOSJA
“Jo, s’ishte vetëm çështje fati”, si i futi

ITALI– As të vdekurit nuk mundën të gjenin paqe pas tërmetit katastrofik të vitit 2017 në Amatrice, që u mori jetën qindra personave në rajonin qendror të Italisë fqinje. Nga 292 viktimat e tërmetit dhe tërmetet pasuese të tij, 231 ishin nga fshati kodrinor dikur piktoresk i Amatrice , i cili u rrafshua brenda disa sekondash.

Pa u kaluar ende një javë nga tragjedia e rëndë, mediat italiane, me në krye “La Republica” dhe “Le Iene” nisën hetimet se kush mbante përgjegjësi për shembjen e ndërtesave të reja ku humbën jetën pjesa më e madhe e viktimave.

Nuk ishte e nevojshme të flisnin ekspertët e ndërtimit që italianët të kuptonin se ndërtesat e shkatërruara në Amatrice nuk ishin të sigurta. Disa filmime të kamerave të sigurisë treguan se u shembën që në sekondat e para të tërmetit, kur lëkundjet ishin të lehta. Emisioni investigativ “Le Iene” ishte i pari që zbuloi se sindikatat e krimit të organizuar në Itali ishin përgjegjëse për ndërtimet që nuk plotësonin asnjë rregull anti-sizmik.

Ajo që tronditi shumicën e njerëzve ishte fakti se shkolla fillore Romolo Capranica në Amatrice ishte e para që u shkatërrua. Në fund të fundit, qyteti pagoi më shumë se 700,000 euro në vitin 2013 për të rinovuar, duke përfshirë edhe rinovimin me karakteristika të teknologjisë së lartë anti-sizmike që supozohet të jenë në vend në çdo ndërtesë publike.

Por kur hetuesit hapën dosjet, panë se vulat dhe pullat ishin të falsifikuara. Në thelb, dokumentet thoshin se shkolla ishte rinovuar me mbrojtje antisizmike, por ajo ra sepse dikush kishte falsifikuar dosjen. Në të vërtetë, shkolla ishte lyer thjesht me boje dhe ishin bërë disa ndryshime sipërfaqësore, të cilat nuk i kalonin as dhjetë përqind të shumës që ishte dhënë për rinovimin.

Jo domosdoshmërish këto familje kriminale hyjnë në Bashki me armë në brez dhe duke thënë: ‘Na jepni kontratat’. Çështja është shumë më delikate.

Mafia në Itali ka kontakte politike dhe kanë biznesmenë që janë pjesë e rrjeteve të tyre, duke u bërë kështu të padukshëm. Ata nuk duhet të bëjnë asgjë spektakolare, dhe kjo bëhet kur bëhet më e vështirë të gjurmosh. Ata kanë arritur të imponohen në tregun e ndërtimit, mbase duke përdorur paratë, korrupsionin ose huazimin e parave për kompanitë në nevojë, duke marrë më pas kontrollin e tyre.

“Nuk është se të gjitha bizneset e mëdha të ndërtimit janë biznese mafioze, por shumë nga to kanë lidhje me organizata kriminale. Kjo është arsyeja pse mafia është fajësuar gjithashtu për nivelin e katastrofës të vdekjeve të shkaktuara në Amatrice.

Por ashtu siç paralajmëroi edhe kryeprokurori i Antimafias, Franco Roberti, kjo ishte një “kafshatë e vogël” për organizatat mafioze italiane. Ndgrageta kishte vjedhur para me thasë jo vetëm nga rikonstruktimi i pjesës tjetër të qytetit.

“Rreziqet ekzistojnë, dhe nuk ka kuptim t’i fshehim ose mohojë ato”, paralajmëroi ai për “La Repubblica. “Rindërtimi pas tërmetit është historikisht një kafshatë e madhe për grupet kriminale.”

Roberti tha se operacionet e krimit të organizuar kishin qenë famëkeqe për marrjen e kontratave të ndërtimit pas tërmetit të Irpinia të vitit 1980 pranë Napolit, në të cilin vdiqën më shumë se 2,400 njerëz. Ai po ashtu paralajmëroi se duhen ndërmarrë hapa për të siguruar që kjo të mos ndodhte pas tërmetit me madhësi 6.2 ballë në Amatrice, Accumoli dhe Pescara del Tronto javën e kaluar.

Kishte gjithashtu pretendime se mafia kalabriane ose ‘Ndrangheta ishte implikuar në kontratat e ndërtimit pas tërmetit të L’Aquila në vitin 2009. Një sipërmarrës vendas, Stefano Biasini, dhe dy të tjerë janë dënuar me burg pasi ndihmuan mafien në marrjen e kontratave të rindërtimit.
Edhe pse media italiane ka ngritur herë pas herë alarmin se mafia po vjedh edhe fondet për rindërtimin e Amatrices, autoritetet italiane nuk nisëm kurrë hetime.

Sipas një raporti, Italia ka ndarë një total prej 13.2 miliardë eurosh për rindërtimin e Amatrices, por dy vite pas tërmetit, qyteza vazhdon të jetë pothuajse e pabanuar. Godinat e ringritura janë të pakta.

“Të gjithë dyshojnë se një tragjedi e tillë nuk ishte thjesht çështje fati,” thotë Giuseppe Saieva, kryeprokurori i kryeqytetin provincial të Rietiit.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali termeti ne amatrice itali termeti ne amatrice

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet