LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

14 Qershor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Joe Biden dhe të tjerë: Si lidhet pushteti, mosha dhe autoriteti

Nga Isabelle Barth

Joe Biden i ka kaluar tani disa muaj në detyrë, dhe po befason shumë ekspertë me energjinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime novatore për vendin e tij. Dhe e pranishme në shumë prej këtyre diskutimeve është çështja e moshës së tij së madhe.

Ai është 78 vjeç, dhe është njeriu më i moshuar që është betuar ndonjëherë si president i Shteteve të Bashkuara. Por edhe kundërshtari i tij, ish-presidenti Donald Trump – që u tall pa pushim me Biden gjatë fushatës duke e quajtur “Sleepy Joe” (Gjumashi Xho) – nuk ishte dhe aq shumë i ri.

E gjithë kjo ngre një pyetje interesante:A është lidershipi i pajtueshëm me plakjen? Për shembull, mendoni pak rastin e ish-presidentit francez Sharl De Gol, të cilin francezët e hoqën nga pushteti në vitin 1969 pasi ai nuk ishte më në një mendje me shoqërinë e cila ndryshoi papritur.

Në cilat kushte një udhëheqës mund të cilësohet në moshë të thyer?Ngritja e pyetjeve të tilla mund të duket diskriminuese, por përgjigjet mund të ndihmojnë në identifikimin e vetë thelbit të udhëheqjes. Martirja e Francës Zhan d’Ark ishte 19 vjeç kur vdiq, Martin Luter King 39 vjeç, ish-presidenti i SHBA-së Xhon F.Kenedi 46 vjeç, Napoleon Bonaparti 51 vjeç, Stiv Xhobs 56 vjeç…

Të gjitha këto figura shumë të njohura vdiqën të rinj apo shumë të rinj, dhe së bashku ata kontribuojnë për frymëzimin e rinisë. Por kemi edhe figurën e plakut të mençur. Në artet pamore, piktori spanjoll Pablo Pikaso mbeti krijues deri në vdekjen e tij në moshën 91 vjeçare.

Po kështu në fushën e biznesit, Uorren Bafet, sot 90 vjeçar, është ende një mjeshtër i financës, pavarësisht moshës së tij të madhe. Antuan Pinai dha këshilla politike deri kur ishte gati 100 vjeç, dhe po kështu edhe Nelson Mandela, babai i nderuar i kombit të tij, deri në vdekjen e tij në moshën 95 vjeçare.

Por çfarë mund të thuhet për ata që rrinë ngjitur pas pushtetit, pavarësisht shkatërrimit fizik dhe mendor? Ata mbeten të plotfuqishëm, por a mund të cilësohen ende udhëheqës? Kapacitetet në rënie të ish-udhëheqësve francezë si Zhorzh Pompidu apo Fransua Miteran, janë theksuar shpesh nga media.

Dhe ekziston një rrezik tjetër për rënien mendore:Rastet kur udhëheqësit e moshuar manipulohen nga njerëzit pranë tyre dhe për pasojë diskreditohen më tej. Një shembull ekstrem dhe emblematik është ai i ish-presidentit algjerian Abdelaziz Buteflika, që qëndroi në pushtet për gati 20 vjet, me gjithë gjendjen e tij të dobët shëndetësore në fund të mandatit të tij.

Një rast tjetër është ai i Mahatir Muhamad, 95 vjeç, kreu më i vjetër i shtetit apo i një qeverie në botë kur dha dorëheqjen vitin e kaluar si kryeministër i Malajzisë, duke pranuar se më në fund po ndjente barrën e viteve të tij në detyrë.

Dikush mund të mendojë se çfarë mendon mbi këtë çështje Pol Bija, presidenti 88-vjeçar i Kamerunit,që kohët e fundit ka qenë në shënjestër të thashethemeve nga më të ndryshme për shkak të mungesës së tij të përsëritur në aktivitetet publike.

Në fund të fundit, pushteti nuk është i njëjtë me autoritetin. I pari duhet të fitohet dhe mirëmbahet. Ndërsa i dyti është diçka që njihet dhe pranohet nga të tjerët. Ngurrimi për të hequr dorë nga pushteti,është një dukuri që vërehet gjithashtu edhe midis drejtuesve tëkompanive, ish-ministrave të qeverive, profesorëve në universitete etj.

Këta janë njerëz që megjithëse e kanë kaluar moshën e pensionit, janë të bindur se bota nuk mund të funksionojë pa ta. Ata u japin nderime dhe poste vetëm besnikëve, duke i emëruar ata drejtues të shoqatave apo fondacioneve, apo anëtarë të bordeve drejtuese.

Dhe duke mbajtur vetë pushtetin, ata e paralizojnë funksionimin e organizatave në të cilat veprojnë, dhe mbysin çdo dëshirë për ndryshim ose hapje. Sërish këta njerëz mund të kenë një farë pushteti, por ndërkohë e kanë humbur autoritetin që i bën ata udhëheqës.

Kur titulli zëvendëson frymëzimin, kur statusi bëhet më i rëndësishëm se sa vizioni, atëherë pushteti është vetëm një zëvendësues i zbehtë i lidershipit. Kur një ish-udhëheqës nuk vlerësohet më, kur ai ose ajo nuk zgjidhet (siç ishte Joe Biden), nuk dëgjohej më ose respektohej, atëherë është e domosdoshme që personi të dijë se kur të largohet.

Dhe që ta bësh këtë kërkon përulësi, një ndjenjë humanizmi,dhe një njohje e dobësisë. Por edhe kjo është pjesë e udhëheqjes. Bërja e së kundërtës – kapja pas fronit apo postit – rrezikon të shkaktojë bezdi, zemërim, kritikë, dhe çon në fund të fundit në humbjen e respektit.

Jo, lidershipi nuk ka të bëjë përfundimisht me moshën.

Por bëhet fjalë për kapacitetin për të qëndruar i lidhur me botën, dhe për të qenë vizionar. Kuptimi i kësaj, do të parandalonte që disa njerëz të fuqishëm, pa marrë parasysh se sa të moshuar janë, të humbin dëshirën për të “qëndruar me çdo kusht” në krye.

“Les Echos” – Bota.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët