Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Join LSI”/ Kryemadhi prezanton platformën: Më 21 nëntor nisin zgjedhjet brenda Partisë, po na bashkohen socialistët, B
17 Nëntor 2020, 09:03Nga DOSJA
TIRANË– Monika Kryemadhi ka prezantuar sot platformën online “JOIN LSI”, me anë të së cilës të gjithë të rinjtë që do të duan t’i bashkohen kësaj partie, mund të aplikojnë aty. Gjatë një conference të mbajtur me gazetarët, Kryemadhi shtoi se në këtë aplikacion, do të kryhet edhe votimi online i anëtarëve të LSI-së në bazë të bashkive apo qarqeve ku ato votojnë për zgjedhjen e delegatëve për Konventën Kombëtare.
Sipas Kryemadhit, ky proces, do tu mundësojë të gjithë anëtarëve që të përcaktojnë të ardhmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe është një proces i domosdoshëm për të krijuar hapësira të reja, përfshirje të reja të të gjithë të rinjve dhe të rejave, të të gjithë personaliteteve apo profesionistëve të lirë që janë afruar në LSI. Kryemadhi i cilësoi këto zgjedhje brenda LSI-së si një shembull përsa i përket angazhimit, përfshirjes dhe metodologjisë së përdorur.
“Ne si LSI kemi krijuar aplikacionin me anë të të cilit do të kryhet votimi online i anëtarëve të LSI-së në bazë të bashkive apo qarqeve ku ato votojnë për zgjedhjen e delegatëve për Konventën Kombëtare. Ky është një proces që për hir të së vërtetës do tu mundësojë të gjithë anëtarëve që të përcaktojnë të ardhmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një proces i cili është i domosdoshëm për të krijuar hapësira të reja, përfshirje të reja të të gjithë të rinjve dhe të rejave, të të gjithë personaliteteve apo profesionistëve të lirë që janë afruar në LSI në këto vite dhe kërkojnë të kontribuojnë në politikëbërje, në vendimmarrje apo edhe në hartimin e politikave të ndryshme, jo vetëm përsa i përket politikave të LSI por edhe përsa i përket përfshirjes së këtyre të rinjve dhe të rejave apo edhe e këtyre profashistëve të lirë për të qenë pjesë e hartimit dhe të ndryshimit të asaj që është e domosdoshme më 25 prill në Shqipëri. Kam besimin e plotë që pas këtyre zgjedhjeve që do të jetë një proces që do të jetë shembull përsa i përket angazhimit, përfshirjes dhe metodologjisë së përdorur që për hir të së vërtetës ne si LSI e kemi gjithmonë avangardë në këto procese. Jemi forca e parë politike që kemi aplikuar që në vitin 2004 për procesin ‘një anëtar një votë’ për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Jemi forca e parë politike që në të gjitha proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të KDK, apo edhe të Kryesisë së LSI e kemi kryer nëpërmjet votimit elektronik, gjë që ka filluar që në vitin 2012 dhe tashmë po aplikojmë votimin online nëpërmjet aplikacionit ‘Join LSI’, i cili do të jetë shumë shpejt prezent, jo vetëm për tu shkarkuar nga anëtarët e LSI, por edhe për ju si media, të cilëve do tu jepet një demo që pastaj do të jetë publike për të gjithë të tjerët. Marr rastin të përsëris edhe njëherë thirrjen ndaj të rinjve dhe të rejave, ndaj grave dhe vajzave shqiptare që të përfshihen jo vetëm në LSI por të përfshihen edhe në fokusimin e kësaj gjenerate të rinjve dhe të rejave në politikë, në hartimin e reformave brenda LSI dhe jo vetëm kaq, por për tu bërë edhe vendimmarrës dhe politikëbërës me LSI,”- tha kryemadhi ndër të tjera.
E pyetur në lidhje me ‘lumin’ e akuzave që kanë vërshuar kundrejt kryeopozitarit Lulzim Basha për luftën në Kosovë, Kryemadhi tha se mirë do të ishte që kryeministri Edi Rama të fokusohej tek politika në Shqipëri. Ajo u shpreh se Basha e ka caktuar mirë pozicionin e tij në lidhje me këto akuza dhe Rama duhet të përqëndrohet tek rimbursimi i medikamenteve për Covid-19 dhe shtimi i testeve.
Përsa u përket partive të reja, Kryemadhi tha se ato nuk mund të përçajnë Opozitën, por i vemti vend ku mund të shkaktojnë krizë, është tek Partia Socialiste. Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se qytetarët janë të zgjuar dhe se socialistët që e shikojnë se si qëndron e vërteta, janë bërë pjesë e partisë së Kryemadhit. E pyetur në lidhje me buxhetin e vitit 2021, Kryemadhi përgëzoi rritjen e pagave për mjekët. Ajo shtoi se gjithsesi do të presë për të parë nëse shifrat nuk janë thjesht propagandë, por janë të vërteta, teksa tha se duhen dhënë edhe licencat për infermierët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka mbajtur homazhe ditën e sotme tek “Ushtari i Panjohur”, në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për buxhetin e vitit 2021. Në një konferencë me gazetarët, Kryema...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Krryemadhi nuk i konsideron të forta partitë e vogla. Në një konferencë për gazetarët, Kryemadh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon me akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha për masakrën në Krushën e Madhe.Rama thotë se heshtja e tij po e kthen lideri...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka treguar pozicionin e tij në lidhje ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se 76 vite ...
TIRANË– Romina Kuko do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas largimit të Toni Gogut, i cili u vendos në postin e prefektit të Tiranës. Mëso...
TIRANË- Gazetari Berat Buzhala ka komentuar debatin e zhvilluar në studiot shqiptare lidhur me misterin e destinacionit të kasetës së masakrës së Krushës. ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi krijimin e partisë nga Jozefina Topalli dhe mos pranimin e saj për kandidimin me Partinë Demokratike. ...
TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka kërkuar që të mos bëhen krahasime me vdekshmërinë e 3 mujorit të parë të karantinës. I ftuar në emi...