“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
“Ju daltë kanceri mu në grykë”, ish-kandidati për kryebashkiak në Këlcyrë ndërron jetë, premtoi legalizimin e hasha
19 Gusht 2020, 09:19Nga DOSJA
KËLCYRË- Ish-kandidati për kryebashkiak në Këlcyrë, Hazbi Kasaj, ka ndërruar jetë. Kasaj u bë i famshëm për publikun, nëpërmjet deklaratave të tij të forta, mallkimeve dhe premtimeve bombastike gjatë fushatave elektorale.
Kasaj ishte pjesë e Partisë Emigracionit Shqiptar e drejtuar nga Kostaq Papa. Perla e tij e parë ishte mallkimi i famshëm i drejtuar votuesve: “Ju daltë kanceri mu në grykë kush nuk më ka votuar mua“. I irrituar për humbjen në zgjedhje, Kasaj vendosi të nxirrte të gjithë zemërimin e tij, duke mallkuar votuesit.
Mirëpo Kasaj nuk e la me kaq, gjatë fushatës për zgjedhjet e 2019-ës, ku ai kandidonte përballë Klement Ndonit të PS, për Bashkinë e Këlcyrës, premtoi se do të hapte bordellot, si dhe do të legalizonte hashashin që të mbushej e gjithë bota.
Nën sloganin “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”, Kasaj pretendonte të merrte drejtimin e Bashkisë së Këlcyrës, madje ishte i bindur për fitoren, por elektorati nuk i dha besim.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POGRADEC-Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 4 pronarë subjektesh për zaptim të pronës publike. Sipas policisë, të proceduarit janë 54-vjeçari O....
TIRANË -Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se Loka...
POGRADEC- Arrestohet polici me iniciale G.H në Pogradec. Mësohet 24-vjeçari, punonjës i Komisariatit nr.4 në Tiranë është kapur duke transportuar me maki...
SHKODËR– Denis Halili, pronari i një mobilierie në Shkodër ka treguar sesi u ka shpëtuar breshërisë së plumbave mbrëmjen e 17 gushtit. Para oficerëve të Po...
TIRANË-Ambasada amerikane ka uruar Shqipërinë, për 70 vjetorin e krijimit të Intitutit të Qenve në Polici. Në një postim në Twiiter, ambasadorja amerikane ...
SHQIPËRI- Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter ka goditur veriun e Shqipërisë. Mësohet se këtë herë epiqendra ka qenë në afërsi ...
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Gledis Krajës mbrëmjen e 17 gushtit në Shkodër. Autori i krimit, 23-vjeçari Stjuart Smakaj ë...