LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ju dh*****a mjekrat dhe mustaqet”, revolta e Artan Fugës për Teatrin: Nuk të meritonim

24 Maj 2020, 15:21 Nga DOSJA
“Ju dh*****a mjekrat dhe mustaqet”, revolta e Artan Fugës

TIRANË- Akademiku Artan Fuga, ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se shoqëria dhe politika e keqpërdorën dhe më pas e shkatërruar. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se shoqëria shqiptare nuk e meritonte Teatrin Kombëtar. Ndër të tjera ai e quan Teatrin, “të pazëvendësueshëm”, “të palëvizshëm”, “të paprekshëm” dhe “të pambrojtshëm”.

Postimi i plotë

Teatri, pa hipokrizi, pa rrena, kundër barbarëve, jo si pretekst, i papronësuar nga askush,i pambrojtur, tradhëtuar, i lirë për t’u dashur ose neveritur si arkitekturë, përtej shijeve estetike të diktatorit qesharak, drama e vetvetes në vite, i torturuari nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë, i pazëvendësueshmi, i palëvizishmi, i kërkuari me sy përgjithë jetën, plaga e memorjes urbane, aktakuza për të gjithë ne që kemi një diplomë në xhep, i pajetërsueshme nga asnjë kauzë, turpi i të gjithë aktorëve, rregjizorëve, zorraxhinjve, i kuintave, prapaskenave, intrigave, burimi i parave për mijra mustaqellinj, mjekraxhinj, ju dhjefsha mjekrat dhe mustaqet, i paindetifikueshmi me të për të shëruar krizën e anonimitetit, monumenti pasqyrë ku injoranti shihte veten qartë, mfabrika e roleve dhe nxjerrësi i kallajit të aktrimit politik,i keqpërdoruri, belaja për politikën, argumenti i pisit për të bërë pis të tjerët,i paprekshmi,i pambrojtshmi,boshësia absolute, mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve, budallenjve, që jemi ne, faji i të gjitha fajeve, lakmuesi i të gjitha idiotizmave vetëmburrëse,
varri i heronjve të paqënë, humnera e personalitetit tonë prej legenash,i paharruari,I parindërtueshmi, ndërtoni mbi të jo kulla tani, por edhe varreza,
aerodroma ushtarakë, mndërtesën e delegacionit saharian,zhgarravisni të gjitha ligjet, kundraligjet dhe peticionet, ndërtoni xhamitë, kishat dhe teqetë e botës, kurbani i së keqes, i pandotshmi, i vogli madhështor, Kush të meritonte ty nga ne? Nê fund e bëre shërbimin tënd: na detyrove të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne! Te goditëm me grushte fadromash! Na kishe ledhatuar në dekada dhe rrahur me shuplakat e prindit, që i do me nostalgji, Luajte tragjedinë tonë reale,sekondën tënde të fundit,si për të na hapur sytë,kur ike në pluhurin e harresës,të historisë,duke mbyllur sytë e tu të bukur,të goditëm e thyem hundën e bukur,të përgjakëm, dhembët t’i thyem,kishim dashuri të urrejtshme për ty sepse ishim shumë poshtë teje,e pabashkëmatshme tharrja jonë në shpirt me madhështinë e frymës tënde,shoqëri e tallavasë ne, e lajmeve me rrena, e kllounëve vetëmburracakë,donim teatër ne të mosqënët, ne arixhinjtë e ardhur në një qytet të boshatisur nga zotërinjtë,ne : tallavatë, arti ynë shkon deri te kamera e fshehtë, nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj! Sunduar nga personazhet më negativë që na kishe zbuluar,dalë nga dera, çatia, oxhaku yt, derdhur në zyra tenderash dhe sallone pritjeje, ne që donim të të mbroni të huajtë, thërrisnim fqinjët të mbronim atin që vetë ne rrihnim për vdekje, Plaga e plagëve që e mohuam brenda një nate!Qajmë gjoja plagët tona që na bënë policët, fajësojmë policët që janë mëkatarët e fundit të mëkatit të pashlyeshëm të gjithë një shoqërie, qajmë dhimbjet tona të paqëna, i dhimbshuri,i dhënshmi në dekada për njëzet lekë, aristokrati, ku luanim ëndërrat tona me mbretër, kalorës, zonja pylli,Ik madhështor! Nuk të meritonim!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga shembja e teatrit kombëtar artan fuga shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë