LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Killer’ i trajnuar nga rusët në Greqi/ Rrëfimi i Juljan Sinanajt: Po nuk arrestuat “Padrinon”, s’flas më. Desha t

4 Shkurt 2020, 15:06 Nga DOSJA
‘Killer’ i trajnuar nga rusët në Greqi/ Rrëfimi i

Vlora ishte e populluar me kriminelë që favorizoheshin nga policia.

Kur ende nuk ka dalë përgjigjja nga mjekësia ligjore se për çfarë shkaqesh ndërroi jetë Andon Mëhillaj me emrin e mëparshëm, Erjon Mëhillaj, një i dënuar i përjetshëm i mbyllur në burgun e Sigurisë së Lartë, gazeta “Si” vazhdon të botojë detaje nga dosja gjyqësore. Akuza e parë që e lidh Andon Mëhillajn është ajo e konfliktit me viktimën Sokol Veizi. Prokuroria kujton se vrasja e Veizit u kërkua, pasi shënjestra kishte ndërtuar një banesë në tokën që ai e pretendonte si pasuri e fisit Mëhillaj. Ndaj për këtë shkak në vitin 2012 Andon Mëhillaj sipas fashikullit gjyqësor “i ka kërkuar të pandehurit Julian Sinanaj, që ta vriste atë, përkundrejt shpërblimit prej 1500 m2 tokë, në zonën e Karaburunit, e cila e konvertuar në para, kapte shumën e 120 mijë eurove. Ndërkaq, të pandehurit Andon dhe Genis, si edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Mëhillaj, e kanë paralajmëruar viktimën Sokol Veizi që të mos ndërtonte.

Rezulton se pas këtij momenti, i pandehuri Julian Sinani, pas vrasjes është takuar disa herë me të pandehurin Andon me qëllim mbylljen e pazarit, pra dhënien e sipërfaqes së tokës që i kishin premtuar. Në disa takime ka qenë prezent dhe i pandehuri Ndriçim Gjokona dhe i pandehuri Genis, të cilit i ishte premtuar një sipërfaqe prej 300 m2 sa për një shtëpi. Por “Andon Mëhilli nuk i ka dhënë sipërfaqen e shpërblimin e premtuar dhe, në këmbim të saj dhe pas disa takimeve dhe interesimit, i është afruar të pandehurit Julian një apartament 50 m2 në Orikum, Vlorë të cilin Juliani e ka blerë në emrin e nënës së tij, dëshmitares Suzana Muka”.

Juljan Sinanaj rrëfehet për profesionet e tij, për njerëzit që njohu në Shqipëri, pasi u kthye dhe për qytetin që ai e quajti, si qyteti i populluar me kriminelë.

Juljan Sinanaj: Në Vlorë kam qenë në tre banesa me qira, në qytetin e Vlorës. Në Tiranë në vitin 2012, deri në 2014 kur jam arrestuar, kam ndenjur në dy banesa. Si lagje sa mbaj mend, më duket 21 dhjetori, aty kam ndenjur që në vitin 2012, në tetor deri në momentin e arrestimit, 25 janar 2014. Kam pasur edhe një banesë në zonën e Durrësit dhe ka qenë e parapaguar në qytetin e Durrësit. Nuk kam jetuar aty, por e kam pasur të parapaguar nga shtatori ose tetori. Me qira kanë qenë dhe i kam paguar. Në Vlorë kam marrë me qira banesë, kontrata nuk bëhen, por thjesht me një njohje të thjeshtë si gjithë të tjerët, marrëveshje verbale, në Tiranë zotërisë së fundit te shtëpia që kam pasur te një pallat nëntëkatësh ku u gjendën armët. Dy banesa kam pasur në Tiranë, një te 21 Dhjetori, tjetra te Komisariati i Policisë nr.2, në afërsi, të tij. Banesat në Tiranë, ku janë gjetur armët, të zotit të shtëpisë i kam dhënë kartë identiteti dhe nuk kemi bërë akt noterial. Emrat e personave nuk i mbaj mend saktësisht, të atyre që më kanë dhënë shtëpitë me qira. Sokol Veizi, është vrarë, në 2012, si datë të saktë nuk e kujtoj. Unë i kam thënë të gjitha gjatë arrestimit tim, në datë 25 janar.…Kam jetuar, në Greqi dhe kam punuar atje, në profesione të ndryshme, si ndërtues, taksixhi, saldator, kuzhinier dhe i vërtetoj të gjitha me dokumente, kam punuar para vitit 2012, në tri vitet e fundit, para këtij viti, si taksixhi i rregullt, kam paguar taksat gjithmonë dhe kam ardhur në vitin 2012, datë 17.03.2012. Nuk jam dënuar asnjëherë për vepra penale në Greqi, vetëm për drejtim të motorit në moshën 19-20 vjeç, pa leje qarkullimi. Vetëm për këtë jam dënuar në Greqi. Nuk kam pasur kurrë problem me policinë greke dhe nuk ka pasur akuza ndaj meje, asnjëherë. Pasi erdha në Shqipëri, në zonën e Vlorës, zonë e mbipopulluar me kriminelë si X. X dhe Y. X që mbrohen nga Policia e Shtetit, dhe janë akuzuar në Itali, për trafiqe ndërkombëtare. Në Greqi kam pasur gruan tim Efteria, atje me kombësi greke, psikologe merret me fëmijët autikë. E vura në dijeni që do largohem, pasi kisha lidhje me të që nuk shkonin dhe aq mirë, vendosa të largohem, pasi nuk ishte e ndershme nga ana ime të mos kisha përfitime ekonomike. Si taksixhi nuk kisha përfitime dhe vendosa të iki nga Greqia dhe të largohem njëherë e përgjithmonë, pasi nuk pashë dritë në Greqi. Realisht nuk kam pasur shoqëri me shtetas shqiptar në Greqi”.

Andon Mëhillaj
Në fashikullin që gazeta “Si” disponon Juljan Sinanaj rrëfen më tej edhe për një ngjarje ku sipas tij janë të pleksura grupe të tjera kriminale. Nëse do të merret e mirëqenë kjo dëshmi e tij, Sinanaj lë të kuptohet se i dënuari i përjetshëm Andon Mëhillaj kishte dijeni për një krim të rëndë në qytetin e Vlorës. Juljan Sinanaj thotë fjalë për fjalë:

“Kemi qenë bashkë me Andon Mëhillaj po më thonin për një shok, Emiljano Shullazin që është arrestuar në Shkodër dhe kishte kryer një vrasje në Vlorë për llogari të një fisi që jeton në Durrës dhe quhen Hasanbelliu, dhe nuk kuptoj pse nuk është arrestuar X. X dhe shumë persona të tjerë në Vlorë. Për sa i përket vendosmërisë time për të treguar sa më shume vrasje dhe të më jepni edhe ju vetë një besueshmëri procesit gjyqësor dhe juve si individ, më thoni se nuk e kuptoj pse nuk është arrestuar X.?”.

Më tej, i penduari i drejtësisë hedh dyshime edhe për zbardhjen e një ngjarjeje tjetër, ajo e porosisë për eliminimin e një biznesmeni, që mendohet se duhej të kryhej për shkak të konkurrencës. Juljan Sinanaj thotë:

“Në shtëpi kam edhe audio dhe video të kamerave të kafes, ku jam takuar me Ilir Karcinin. Nëse prokuroria fsheh provat, kur ka qenë një orë incizim me audio dhe zë, dhe kamera të fshehta, që i mbaja për hobi, e vërtetojnë këtë. Unë i kam blerë në dyqan dhe këto janë prova, prokuror, i keni fshehur provat dhe unë nuk akuzoj as Ilir Karcinin, as asnjë tjetër…Jep shpjegime, për vrasjen e Piro Bares, pasi ka qenë një dëshmitar që ka shkuar, ka bërë denoncim në polici. Ka shkuar Ndriçim Gjokona në polici, pyeteni atë pastaj të flas unë, desha ta vras Piro Baren apo jo”.

I penduari tregon edhe për lëndën plasëse të zbuluar poshtë automnjetit të Besnik Dervishit. Pyetja në gjykatë është: A keni dijeni për gjetjen e lëndës plasëse, po për vënien e lëndës eksplozive poshtë mjetit të Besnik Dervishit?”

“Po, ia ka vënë Marjon Mitro, pasi janë në të njëjtën parti, Partinë Socialiste për politikë, kam dhënë shpjegime, për arsye politike. I kam thënë të gjitha para gjykatës, i kam shpjeguar edhe për Kollozin dhe Dervishin. Imlikimi i krimit me qeverinë është vërtetuar. Nuk kam lidhje me Dervishin as Kollozin, Marjon Mitro, më ka marrë në celular. Ju më keni thënë, keni vënë bombë. Kam dijeni, por nuk jap shpjegime, nëse nuk i arrestoni, personat, janë jashtë, nuk janë arrestuar si për shembull, Ardi ose Padrino, ai ka dyqanin ai është bashkëpuntor në vrasjen e Julian Metushit.… Për Besnik Dervishin nuk e di kush është”, ka thënë Juljan Sinanaj.

Po çfarë deklaroi Besnik Dervishi për këtë ngjarje, pra për zbulimin e eksplozivit teksa po hynte në kryeministri?

 

Dëshmitari Besnik Dervishi: Më dt. 12 apo 11 unë e kam kontrolluar makinen në kompjuter dhe më thanë se çdo gjë është në rregull. Makina është ngritur në urë dhe nuk kishte gjë. Të martën, të mërkurën dhe të enjten deri në orën 20.00 makina ka qenë në Vlorë. Gjatë natës ka qenë e parkuar para pallatit tim. Në tetor jam emëruar Prefekt i qarkut Vlorë dhe e kam kryer këtë detyrë deri në mars 2014. Ngjarja ka ndodhur dy muaj pas caktimit të detyrës sime. Para kësaj detyre kam qenë pedagog te Universiteti Justiniani Tiranë. Makina ka qenë Peugeot, model 407, viti 2007 e blerë në qershor 2007. Gjatë verës e ka pasur në përdorim një kolegu im dhe unë ndërkohë përdorja një Rangerover, Fuoristrade. Këtë makinë e kam përdorur në maj-qershor 2013 në Vlorë dhe ka rënë në sy bashkë me mua. Në korrik-gusht e ka pasur në përdorim një miku im Ergys Hoxha dhe në shtator më është kthyer mua. Nuk kam pasur shofer. Në organikë kishte, por nuk kishte fond pagash. Gjithmonë në timon kam qenë unë. Ka pasur fond kompensimi. Nuk e di se unë dhe Marjon Mitro kemi qenë simpatizantë të së njëjtës parti. Ardhja ime në Tiranë ka qenë rastësore, jo e programuar. Nuk është konstatuar nga unë që emri i Marjon Mitros të ishte në listat e PS, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë qenë në datën 6 janar 2014. Nuk e mbaj mend të ketë ardhur sekretarja ime që të më thotë se ka ardhur Marjon Mitro….”.

Marrë nga Gazeta Si

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon mëhillaj erjon mëhillaj juljan sinanaj sokol veizi andon mëhillaj erjon mëhillaj juljan sinanaj sokol veizi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron