Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Ka EMRA të njohur të krimit! Detaje nga aksioni i SPAK, e përfshirë dhe anti-mafia italiane
10 Mars 2022, 08:12Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e SPAK në disa qytete të vendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për 42 urdhër arreste të prera për persona që mendohet se kanë trafikuar lëndë narkotike dhe janë të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale që kanë tronditur vendin por ende nuk dihen detaje. Në vendin tonë, operacioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë, por në hetime janë përfshirë edhe autoritetet italiane. Deri më tani mësohet se 6 të arrestuar janë nga Vlora, ndërsa një tjetër ka qenë i arrestuar më herët. Po ashtu, të njëjtat burime flasin për emra të njohur të trafikut të narkotikëve, të cilët pritet të shoqërohen në vijim drejt Tiranës, ku do të hetohen nga SPAK.
TIRANË– I ftohti nuk është larguar nga territori shqiptar, ndaj bëni mirë të visheni trashë. Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qën...
SHKODËR– Personi që iu bë atentat këtë të mërkurë është Admir Bajri. Mësohet se ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në një mjet të llojit “Mercedez Ben...