LIVE UPDATES
Politike

“Ka si mision të shkatërrojë PD-në”/ Ish-deputeti demokrat “skanon” Sahit Dollapin: Po hedh në Lanë CV-të e demok

8 Shtator 2020, 07:06 Nga DOSJA
“Ka si mision të shkatërrojë PD-në”/

SHQIPËRI-Kërcimtari dhe ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Sahit Dollapit, ish sekretari Organizativ i Partisë Demokratike. Në një shkrim të gjatë, Haklaj shprehet se Dollapi ka si mision të shkatërrojë Partinë Demokratike. Ish-deputeti sqaron se Dollapi është bashkëpunëtori i Rilindjes dhe se po heq nga lista emrat demokratëve të vërtetë, të cilët synojnë të bëhen deputetë.

Cili është misioni i tij i vertetë në PD përpara se të hedhë në Lanë e t’u verë rruspat e ujësjellsave të Tiranës sivive të kandidatëve të saj?! Ky Kim Filb ka mision të shkatërrojë PD- në. Këtë e deshmuan shifrat e frikshme që kishte marrë si shpërblim nga pushteti i rilindjes ku është hipotekuar prej kohësh ky emisar i kmerëve të kuq, sherbëtor i sektit rilindas. Demokratë të Shqipërisë, shiheni sa groteske paskan qenë skenarët e kundragazëve dhe shkopinjtë e gomës së hapadollapit. Mbi gjithçka Sahiti “ynë” ka paranë. Është e dhimbshme, tragjikomike, por koha po me jep çdo ditë të drejtë. Sado e hidhur të jetë e verteta duhet thënë. Vetëm ajo të bën të lirë.”, shprehet ndër të tjera Haklaj.

SHKRIMI I PLOTË: 

Çdo ditë që kalon po me jep të drejtë për denoncimet e pushtuesve të PD për të cilët kjo forcë politike misionare kombëtare është ndëshkuar nga populli dhe ka dalë në opozitë, por ata e kanë mbërthyer si oktapod dhe nuk e leshojnë se duan ta përdorin si trampolinë për të fituar prapë pushtet, e për të fituar përsëri para.

Të gjithë u tronditëm kur mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale për ortakëritë e krushqitë e udheheqësit të Partisë tonë Sahit Dollapi me pushtetarët e rilindjes për të mbushur thasët e tij më para, por nga ana tjetër ky djall bën engjëllin blu është vetëshpallur kadi e vali dhe ka uzurpuar komisionin e “baballarëve”, urdhëron e investigon të gjithë procesin me luspat e tij dhe me ruspat e vet hedh sivitë e demokratëve në Lanë, madje duke i ironizuar ata që kanë qenë shtylla kurrizore, shpirti i qëndresës për mbrojtjen e vlerave të demokracisë .

Po kush është ky kadi, ky mbatharak, i cili veç të tjerash mburret si gjel se është sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Ai ka qenë sekretari i parë i rinisë në rrethin e Tropojës, jeniçer i përbetuar i sundimtarit të fundit në Malësinë e Gjakovës, sekretarit të parë të këtij rrethi z Rakip Balla. Rrjedh nga familja e Hoxhë Dollapit, një personalitet i shquar i Malësisë së Gjakovës, pjesëmarres në kryengritje e kuvende të lëvizjeve kombëtare për çlirim.

I njohur në trevat e veriut për fjalën e urtë e paqtuese. Interpret brilant i të drejtës zakonore shqiptare. Në shtëpinë e Hoxhë Dollapit gjetën strehë e mbështetje prijësit e lirisë së Kombit tonë Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, Bajram Curri dhe Azem Galica. Sahiti që kujton se është akoma në kohën e Koçi Xoxes, si sekretar organizativ i partisë komuniste zgjodhi një rrugë tjetër nga paraardhësit e tij.

Në vitet 90- të u rreshtua pa hezitim në radhët e atyre baballaret e të cilëve kishin tradhëtuar marrveshjet historike, Konferencën e Pezës, Marrveshjen e Mukjes e atë të Bujanit. Në krah të atyre që kishin ekzekutuar Tafil Boletinin, Prek Calin, Jup Kazazin dhe nacionalistë të tjerë të shquar. Ishte jeniçer i betuar i sekretarit të parë të Tropojës, i cili e shpërbleu me postin e sekretarit të parë të rinisë komuniste.

Pas viteve 90- të u rreshtua në Partinë e Skender Gjinushit dhe një ditë të bukur ky kameleon ndërroj kostumin dhe ngjyrën e u bë demokrat i flaktë, kuptohet pasi u bë drejtor karburantesh në qeverisjen e parë të PD-së dhe drejtor keshi e ujësjellësi në qeverisjen e dytë. Gojët e liga thonë se zhvati para me thasë, të cilat i përkëdhelte në orët e vona të natës ashtu si plaku Grande i Balzakut florinjtë e tij.

Dikush i rekomandoj t’i pastronte ato dhe ai nuk u mendua dy herë porositi dhe blue tragetin Alpet me një shifër të frikshme. Po ku i gjeti paratë Adam Smithi i ekonomisë kur në vitet 90-të mezi blinte 2-3 byrekë, apo 2-3 petulla në mëngjezoren pranë zyrës së tij?! Pyesni ata që kanë kaluar në doganën e tij për një vend pune?! Pyesni sekseret e tenderave të tij?! Ky është valiu “ynë” bacaloku “jonë” i nëntokës që na bën si shenjtor. Sahit Dollapi i ngjan atij hajdutit që pasi grabit shtëpinë e tjetrit hyn në dollapin e tij për tu fshehur nga i zoti i shtëpisë.

Tani së fundmi qënka fshehur në dollapët e rilindjes, ku ka marrë miliarda lekë si sipërmarres. Po kësaj radhe qenka fshehur si struci dhe e demontuan keqas. Kadiu blu e ka ngatërruar vehten me të ndjerin Bezhani. Por plaku i nderuar kishte tjetër mision, pavarësisht se nuk ia doli. Le të hapë Sahiti dosjen e tij të zëzë dhe të na tregojë cili është?!

Cili është misioni i tij i vertetë në PD përpara se të hedhë në Lanë e t’u verë rruspat e ujësjellsave të Tiranës sivive të kandidatëve të saj?! Ky Kim Filb ka mision të shkatërrojë PD- në. Këtë e deshmuan shifrat e frikshme që kishte marrë si shpërblim nga pushteti i rilindjes ku është hipotekuar prej kohësh ky emisar i kmerëve të kuq, sherbëtor i sektit rilindas. Demokratë të Shqipërisë, shiheni sa groteske paskan qenë skenarët e kundragazëve dhe shkopinjtë e gomës së hapadollapit. Mbi gjithçka Sahiti “ynë” ka paranë. Është e dhimbshme, tragjikomike, por koha po me jep çdo ditë të drejtë. Sado e hidhur të jetë e verteta duhet thënë. Vetëm ajo të bën të lirë.

Demokratët e Shqipërisë e mësuan kush është kadiu blu, kumbari i rilindjes i fshehur në dollapët e saj, që aktronte si kllounët e cirkut në protestat e opozitës së bashkuar, por përfundimisht doli fallco, sepse e shitën. Kësaj radhe le ta gjykojnë ata kadiun e kapur me presh në duar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hazgan haklaj sahit dollapi hazgan haklaj sahit dollapi

Sondazh

Poll
Politike 7 Shtator 2020, 20:56

TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimet që ka zhvilluar me delegacionin e Serbisë, duke u shprehur se në draft-m...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet