"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga COVID-19/ Këshilltari Gashi tregon si e fitoi ‘betejën’ nga virusi: Is
18 Tetor 2020, 14:11Nga DOSJA
TIRANË– Rastet me koronavirus në vendin tonë po shtohen disa-ditës dhe nuk i ka shpatuar as kabineti i presidentit Ilir Meta. Nga pandemia është infektuar këshilltari i kreut të shtetit për çështjet ndërkombëtare, Flamur Gashi. Lajmin e ka bërë me dije vetë ky i fundit, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale tregoi se bashkë me të ishte infektuar edhe familja e tij.
“Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shumë se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shumë të pabesë,”– shprehet Gashi.
I infektuar disa muaj më parë ka qenë edhe vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së në Kosovë, i cili sipas Flamurit është kujdesur për të. Ndër të tjera në statusin e tij, këshilltari i Metës, dha edhe këshilla për të gjithë qytetarët e tjerë duke u kërkuar që të kujdesen për shëndetin e tyre pasi COVID-19 është i vërtetë.
“Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur…Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja. Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj,”- shprehet Gashi më tej në postim.
Nuk dihet nëse në muajin e fundit, Gashi ka pasur kontakt me presidentin Meta, i cili së fundmi është shfaqur edhe në disa intervista telefizive. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion nga Presidenca lidhur me ndodhinë.
(k.m./dosja,al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Incident në Sharrë mes dy zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të landfillit. Zëdhënësja Ina Zhupa dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlli&cced...
TIRANE– Analisti Armand Shkullaku, iu është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit montoi një kronikë me zërin e tij si përgjigje ndaj analistit ...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin “Evropa Park” theksoi se Shqipëria është një vend mjaft i mirë për investime.Më tej kreu i qeve...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot përmes një statusi në Facebook, 78 vjetorin e rënies së katër të rinjve antifashistë, Hajredin Bylyshi, Mumin ...
TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke publikuar historinë e një pronari të biznesi të vogël, thotë se shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë e...
TIRANE– Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur këtë ditë të dielë me një mesazh për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.Përmes një v...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ndërmori një vendim këtë shtator, duke larguar Vangjush Dakon nga Durrësi dhe duke marrë vetë në duar drejtimin politik...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shënjestruar sot nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme. I pari i qeverisë e ka nisur d...
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë sot pranë grave, punonjëseve të rafinerisë, të cilat janë në ditën e tretë të grevë...
Këtë herë, kryeministri ka sjellë një pjesë të debatit të para dy netëve që u zhvillua mes tij dhe analistit Armand Shkullaku, në studion e “Opinion”. Sipas Ram...