LIVE UPDATES
Aktualitet

Kafshët shtëpiake, një e mirë në mes të pandemisë, si i ndihmuan shqiptarë të kalonin stresin e mbylljes në karantinë

8 Gusht 2020, 21:03 Nga DOSJA
Kafshët shtëpiake, një e mirë në mes të

TIRANË– “Mua macja ime më ka ndihmuar gjithmonë dhe jo vetëm këtë periudhë. Kam kaluar një periudhë që vuaja nga ankthi dhe paniku para disa vitesh dhe pak a shumë gjatë izolimit rrezikoja çdo ditë që të më rishfaqeshin ato simptoma. Macet dhe qentë kanë një veti që nëse sheh se një nga pjestarët e familjes ka ndonjë shqetësim, të afrohen më tepër duke të të shpërqendruar nga ajo gjendja që të çon drejt ankthit,” tregon Flavio me një dashuri shumë të madhe për macen e tij Ozi e cila është bërë një familje e vogël për të.

Organizata vullnetare “Animals Need Me” kanë që në dhjetor të 2012 që veprojnë në Shkodër. Oli Pero, themeluese e organizatës tha për Gazetën “Si” se gjatë periudhës mars, prill, maj, ajo bashkë me vullnetarët e tjerë kanë shpëtuar nga rruga 45 këlyshë dhe 55 kotele.

Sigurisht një grup i vogël prej 7 vetash siç jemi ne, do e kishte të vështirë ta menaxhonte këtë situatë po të mos na ishin ofruar disa qytetarë si familje strehuese. Fale tyre kemi mundur ta përballojmë ngarkesën e madhe” tregon Oli.

Ajo thotë se fakti që të gjithë kanë qenë në shtëpi dhe kanë patur kohë t’i kushtohen qenve dhe maceve në nevojë i ka ndihmuar shumë. Gjithashtu donacionet për këta 3 muaj u patën rritur pasi organizata ka bërë thirrje për blerjen e ushqimit për qentë dhe macet e rrugës kur mbyllja e bizneseve dhe sidomos lokaleve, mungesa e qarkullimit në rrugë, i la kafshët endacake në mëshirë të fatit. Ndaj Oli bashkë me grupin thonë se e kanë ndjerë për detyrë të dilnin çdo ditë, kur ishin oraret, në grupe të ndryshme për të ushqyer qentë dhe macet në rrugë. “Kjo gjë ka zgjatur deri në fund të karantinës” tha Oli.

Flavio tregon për Gazetën Si se shumë njerëz që ai njeh, gjatë karantinës, sidomos ata që nuk kishin një punë edhe para izolimit kërkonin të mbushnin diten me aktivitet dhe kafshët shtëpiake pak a shumë kanë nevojë për mirëmbajtje apo ushqim. “Një shëtitje rreth lagjes në oraret e caktuara, ushqyerja, lojrat, gjithë këto sikur të mbushnin ditën dhe orët kalonin pak më shpejt” tregon Flavio.

Ai thotë që shoqëria me Ozin e ka ndihmuar më shumë sesa do e ndihmonte një shok apo dikush tjetër. Rreth tij kishte vetëm njerëz që flisnin pafund për izolimin, virusin, vdekje e çdo gjë tjetër negative, gjë që nëse ai nuk do të kishte macen e tij që siç edhe shprehet “momentet me të të bënin të harroje se në çfarë gjendje ishte njerëzimi” ndoshta do të rrezikonte një rikthim të gjendjes së ankthit. Mili është një djalë i ri nga Durrësi që i donte shumë kafshët, por kurrë nuk e ka marrë mundimin të ketë një pasi mendonte se nuk kishte mjaftueshëm kohë për t’ja përkushtuar.

Kjo gjë ndryshoi në momentin që vendi yne u fut në izolim për shkak të Covid-19. Ai ndihej vetëm dhe situata ndikoi shumë në gjendjen e tij psikologjike e në këto kushte vendosi të marrë një qen.

Në fakt dëshira ka qenë gjithmonë, vetëm mendoja se nuk do të kem mjaftueshëm kohë për tu përkushtuar dhe për ti dhënë gjithë vëmendjen që do një qen. Tani e kisha mundësinë dhe nuk e mendova dy herë. Mora Sashën” tregon Mili. Ai ka një lidhje shumë të ngushtë me qenin e tij, aq sa e quan “shpëtimtar” pasi ai thotë se pikërisht Sasha e ka ndihmuar të kalojë izolimin pa shqetësime dhe madje ia ka bërë shumë argëtues. Tani janë shokë dhe Mili tregon për Gazetën “Si” se Sasha i  ka vërtetuar se koha gjendet nëse e do një mace apo qen.

Sa i takon adoptimeve, Oli tregon se ka patur një rritje të lehtë, por jo aq sa pritej.
Oli shprehet për Gazetën “Si” se qytetarët shqiptarë janë akoma të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e adoptimit, kushtet që duhet t’i ofrohen një qeni apo maceje në shtëpi, sterilizimit dhe fatkeqësisht braktisjet mbeten të larta dhe “ky është problemi kryesor pse kemi kaq shumë endacakë në rrugë.”

Nga organizata e saj janë kryer rreth 110 adoptime në Shqipëri dhe 23 jashtë Shqipërisë, në Itali, Austri, Gjermani, por pandemia ju ka penguar transportin ku nga 50 qen të skeduar për adoptim në Amerikë, Itali, Austri, Angli, Gjermani dhe Zvicer, janë arritur të transportohen vetëm ato 23 të lartpërmendurit.

Për organizatën gjërat janë aq sa të lehta aq edhe të vështira, por falë bashkëpunimit me organizatat e tjera në botë, mirësisë së shumë qytetarëve në Shqipëri dhe padyshim vullnetit dhe dashurisë së grupit, misioni i tyre kryhet. Mund të themi se Flavion dhe Milin i kanë ndihmuar kafshët e tyre shtëpiake për të përballuar një situatë aspak të thjeshtë dhe le të mendojmë se ka dhe histori të tjera si këto.

Marrë nga Gazeta Si.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kafshet shtepia koronavirusi ne shqiperi kafshet shtepia koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet