LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam 18 vite që të shoh në ëndërr, Tirana pa ty më e vështirë se Haga”/ Xhuli kujton me fjalë prekëse Teodor Kekon

20 Gusht 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Kam 18 vite që të shoh në ëndërr, Tirana pa ty

TIRANË- Xhuli Keko, ka kujtuar sërish bashkëshorin e saj, Teodor Kekon, kësaj here nëpërmjet një letre. Letrën Xhuli Keko e ka shkruar 18 vite, pas ndarjes nga jeta të burrit të saj, ku shprehet se e sheh shpesh nëpër ëndrra dhe se i mungon shumë. Ajo tregon më tej se jeta pa të ka qenë shumë e vështirë.

“Është e vështirë Tirana pa ty, madje edhe më e vështirë se Haga. Atje ngushëllohesha me idenë që je këtu, por tani jam para faktit të kryer: Nuk e ndaj dot një bisedë me ty, as një gotë verë, as sot e as nesër, as në ditëlindjen tënde e as në timen (pesë ditë pas teje). Tirana ka ndryshuar shumë, njerzit edhe më shumë, por është fat që kam shumë miq të mirë, shumica prej tyre miqtë tanë të përbashkët. Megjithatë është e dhimshme sa shumë kanë ndryshuar disa, ndonjëherë do të të tregoj, megjithëse jam e sigurtë që nuk do çuditesh, ti i njihje aq mirë njerzit…..Por unë jam e fortë, ti e di, kam motiv për çfarë të jetoj!”, shkruan ndër të tjera në letër.

 Letra e plotë:

18 vjet pa ty (Letra nr 6). Sot mbushen plot 18 vjet që të shoh vetëm nëpër foto, ëndrra, kujtime, të mëshiruar herë te Martini e herë te Elio, sipas ngjasive me ty në formë e përmbajtje.

Të kam shkruar shpesh dhe jam përpjekur të të tregoj çfarë ndodh me ne te tre, që në fakt tashmë jemi gjashtë. Unë jam ateiste, besoj në univers, ama dua shumë të besoj që ti më ke lexuar, ashtu siç besoj dhe të jam shumë mirënjohëse që na ke qëndruar pranë gjatë gjithë këtyre viteve e nuk na ke lënë kurrë të rrëzohemi, si mua dhe djemtë.

Më mungon Dori, më mungon pafundësisht! Tashmë jetoj në pjesën më të madhe të vitit në shtëpinë tonë në Tiranë, megjithëse mundohem të udhëtoj sa më shpesh te djemtë në Hollandë (Janë pesë dashuri të mëdha që më presin aty, dashuri që më ndihmojnë të vazhdoj të eci përpara e i japin vlerë jetën sime). Në çdo cep të shtëpisë, në çdo pllakë, në çdo milimetër ka kujtime të tuat megjithëse shtëpia ka ndryshuar disi. Pjesa më e bukur e saj është biblioteka jonë, librat që lexonim dhe ato që ti ke shkruar. I kam sistemuar me kujdes dhe sa herë i shoh mendoj se sa shumë do “grindeshim” sepse ti do i shpërndaje nëpër shtëpi (apo edhe në banjë) siç e kishe zakon. Eh, ti vetëm të ishe pa unë e rregulloja prapë bibliotekën, edhe shtëpinë, veç të ishim edhe një herë të gjithë bashkë e le të bënit rrëmujë sa të donit. Mundohem shpesh të ta dëgjoj zërin nëpër shtëpi, të qeshurën, nuk jam çmendur jo, por ndodh vërtet që pa ose nën zë të të tregoj, të të shaj që ike aq shpejt, të buzëqesh me kujtimet e bukura dhe të pres ndonjë përgjigje….

Është e vështirë Tirana pa ty, madje edhe më e vështirë se Haga. Atje ngushëllohesha me idenë që je këtu, por tani jam para faktit të kryer: Nuk e ndaj dot një bisedë me ty, as një gotë verë, as sot e as nesër, as në ditëlindjen tënde e as në timen (pesë ditë pas teje). Tirana ka ndryshuar shumë, njerzit edhe më shumë, por është fat që kam shumë miq të mirë, shumica prej tyre miqtë tanë të përbashkët. Megjithatë është e dhimshme sa shumë kanë ndryshuar disa, ndonjëherë do të të tregoj, megjithëse jam e sigurtë që nuk do çuditesh, ti i njihje aq mirë njerzit…..Por unë jam e fortë, ti e di, kam motiv për çfarë të jetoj!

Sigurisht sot më mbetet vetëm të të sjell një tufë me lule, atë tufën që do kisha aq dëshirë të ma dërgoje ti, sigurisht të shoqëruar me një poezi, si poezia “ Xhulit”, e cila tashmë është kthyer në një këngë të dashur për shumë njerëz. E nuk rri dot pa të thënë që ndihem krenare që unë jam ajo, Xhuli!

Po e mbyll letrën me një lajm të bukur, megjithëse sot nuk është dita e tyre, datat 20-22 gusht janë ditët më të trishta të vitit për mua. E kisha ruajtur këtë lajm për ditëlindjen tënde por padurimi është më i fortë se unë : Libri yt “Prostituta”, përkthyer në anglisht, botuar në New York, është rrugës për në Tiranë dhe shpresoj të mbërrijë pikërisht në ditën e lindjes tënde, kështu që mbetet diçka edhe për atë ditë, vetë libri, mënyra që kam gjetur për t’u çmallur me ty.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet teodor keko xhuli keko teodor keko xhuli keko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet