LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam bërë burg dhe jam i fortë”/ Biznesmenin tek ‘Xhamlliku’ e gjen ‘belaja’, klienti i k

4 Janar 2021, 17:48 Nga DOSJA
“Kam bërë burg dhe jam i fortë”/ Biznesmenin tek

TIRANË– Pyetja pse më shikon vazhdon të jetë një shkak për sherr në vendin tonë. Mund të duket paradoksale, por kallëzimi është mbajtur shënim në komisariatin numër katër në Tiranë, pohon një burim policor i gazetës Si që pasi ka hetuar e ka bindur klientin që të plotësohet dëshira e pronarit dhe ai mos ta frekuentojë më këtë lokal.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet SH. K. i moshës 50 vjeç, i cili është pronar i një lokali pranë zonës së Xhamllikut është paraqitur dy javë pas sherrit në polici.

I kanosuri pasi e ka menduar dhe stërmenduar gjatë dhe nga meraku se kjo grindje mund të kishte një prapaskenë tjetër, është bindur se duhej të njoftonte uniformat blu, pasi sipas tij është e pamundur që dikush mund të kërkojë llogari vetëm pse i hodhe sytë. Por për policinë pranohet zyrtarisht se janë trajtuar dhe pyetur klientë dëshmitarë okularë, përpara se klienti t’i drejtonte pyetjen pronarit, për të zbuluar nëse realisht kishin apo jo konflikte të mëparshme, apo nëse pas kësaj skene fshihej diçka tjetër. Në përfundim klienti i çuditshëm pasi ka dhënë dëshminë e tij, është revoltuar dhe ka deklaruar: nuk do shkoj më në këtë lokal.

Si ndodhi ngjarja?

E thënë prej pronarit të lokalit, pragmbrëmja e para dy javëve në barin e tij ishte si çdo ditë tjetër. Një klient hyri dhe bëri porosinë. Deri këtu asgjë ndryshe. “Ai porositi një gotë verë, porosinë po e mbyllte kamarierja që quhet N.B. Unë isha në një tavolinë dhe po haja. Klienti tha pse po më shikon me inat. Më pas shkoi tek banaku dhe pyeti pse nuk më solle qofte. I kërkova të ulej se sapo kishte ardhur, por ai nisi të më ofendojë dhe pyeste pse më pe me inat”.

Klienti të cilit është tentuar t’i shërbehet me shpejtësi ashtu siç ai kishte porositur gotën e verës, ka nisur të flasë për veten dhe të kërcënojë. “Shikoni si i kam këmbët na tregoi, u shqetësuam dhe ndonëse nuk e njihnim dhe ishte hera e parë që e shikonim dhe as që e njihnim nxituam t’ia mjekonim me jod. Nuk e dimë se ku ishte dëmtuar. Pastaj ai filloi të tregojë se kishte qenë në burg dhe ishte i fortë dhe se nuk pyeste për askënd. Nuk ishte i qetë. Në nerva e sipër më tha: jam djali i J., qofsh shëndoshtë ia preva, aty ai u revoltua më keq. Më goditi me grushte. Jam djali i J. përsëriti, a e di që kam bërë burg dhe s’pyes për kënd. Më goditi dhe u mbrojta me grushte. I kërkoja të qetësohej dhe s’po kuptoja ç’po ndodhte, pse po sillej ashtu dhe pse po kërcënonte”, thekson 50-vjeçari, i cili i bindur se mund të ketë ndonjë shkak tjetër e gjithë kjo ngjarje vendosi të ishte sa më transparent me policinë. Një burim policor thotë se kanë pyetur gjithë stafin, por të çuditur ata mbi të gjitha kanë pyetur Sh. K se përse ishte paraqitur me kaq vonesë dhe jo menjëherë pas sherrit.

Jam menduar këto ditë, a mund të ndodhë një sherr për kaq gjë pavarësisht se e ndihmova dhe kam vrarë mendjen, por nuk kam konflikte me persona, as në ambientin e punës. Në pamje të parë ky njeri dukej si i droguar, por më mirë që policia të ketë dijeni e të hetojë në rast se është kaq banale të më vini në dijeni që të qetësohem”.

Policia përmend më tej për gazetën Si se denoncuesi është shqetësuar akoma më tej, kur pas grindjes të nesërmen nga stafi i lokalit është njoftuar që një burrë bashkë me të birin kishte shkuar në biznes dhe e kishte kërkuar.

Ky klient kishte ardhur prapë në lokal bashkë me të atin, të cilin as atë nuk e njoh. U interesova dhe më treguan se ky J. ka një lokal tek rruga e spitaleve, më treguan që ky djali është shumë problematik dhe që ka dalë nga burgu, por edhe sot që po flas nuk e di arsyen se përse u konfliktua me mua”, këmbëngul burri.

Në ditët në vazhdim klienti i çuditshëm është kthyer sërish. “Më telefonoi kamarierja, më tha klienti ka ardhur sërish. Ka porositur dhe po sillet mirë, spo bën shamatë dhe është me një person tjetër. Dy klientë të tjerë më treguan se ai kishte me vete një thikë që i dallohej. Kërkoj që ky person të më lërë të qetë, mos të vijë në lokalin tim, nuk e njoh as atë as babain e tij. Kërkoj që ky person të zbulohet çfarë përfaqëson”.

Burimet e gazetës Si shtojnë se pasi është zbuluar identiteti i klientit është thirrur shtetasi për tu pyetur në komisariat. Agjenti e pyet shtetasin.

–   Kur kamerierja të solli verë ti e pyete, pse më shikon me inat, pastaj kërkove llogari pse nuk më solle qofte. Ç’mund të na thoni për këto fakte?

I Riu – Jam i çuditur pse ky shtetas më ka kallëzuar,  mbaj mend që kam shkuar disa herë tek lokali tek Xhamlliku, me shokë apo vetëm, ka drekuar dhe kam ikur. Kam qenë me shokë, kam mbaruar së ngrëni, kam paguar dhe kam dalë. Nuk e njoh shtetasin SH.K. dhe me thënë të drejtën tani që mësova se më ka kallëzuar, vendosa mos të shkoj më në këtë lokal.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr tek xhamlliku xhamlliku sherr tek xhamlliku xhamlliku

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Janar 2021, 16:34

TIRANË– Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet