LIVE UPDATES
Insights

Kam dy llafe për ty Ermal tangërlliksi që s’di të bësh as humoristin, as gazetarin dhe as aktorin

28 Maj 2019, 10:51 Nga DOSJA
Kam dy llafe për ty Ermal tangërlliksi që s’di të

Para pak ditësh në Vjenë një miku im shqiptar më fton në premierën e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. E kisha parë në internet filmin, por për kuriozitet për të parë si do të zhvillohej premiera në Austri vendosa të shkoj. Prezenca e vetë Ermalit dhe Elvanës i shtoi goxha pikë pjesëmarrjes së personave, kryesisht emigrantë.

Salla ishte e mbushur me shqiptarë dhe tek-tuk ndonjë gjerman folës që e kishte marrë dikush nga ne me vete. Filmi ishte me titra gjermanisht.

Parakalon dhe Ermali me Elvanën, thonë dy fjalë e largohen. Shkrepin dhe dy foto me fansat që po i luteshin.

Mbase po mos të kishte rrjete sociale edhe PR kaq të fuqishëm ditët e sotme, as për një resme s’do të na gjezdisnin këta të famshmit. Kur u shkëmbeva me Elvanën në korridoret e kinemasë, nuk ngurrova t’i bëj një kompliment.

“Je yll”- i thashë- “të kam qejf shumë. Lum ti për këtë që je”. Ajo më buzëqeshi e më falënderoi me dashamirësi. Ky tjetri gjithë pordhë e tangërllëk. Nejese… Pika kulminante nuk fillon këtu.

Meqë filmi bëri shumë bujë mbase prisja më shumë organizim. Para dy vjetësh shkova në Festivalin e Filmit në Sarajevë për të parë premierën e filmit shqiptar ‘Dita zë fill’, ku fitoi dhe çmimin aktorja më e mirë femër. Ky film vazhdon të marrë çmime e të bëjë xhiro në festivale nëpër botë, por askush s’flet për të.

Më vjen plasje kur shoh filma karamele të marrin famë më shumë se ato që kanë një mesazh të rëndësishëm e të fortë social. Kjo sepse ne si popull na pëlqejnë dallaveret, lakuriqësitë apo gjërat që s’na marrin shumë kohë për t’u përtypur.

Sot më telefonon një tjetër shok shqiptar, i cili kishte vajtur për të parë filmin në kinema me gjithë familjen. “Fjord nuk e ke idenë çfarë më ndodhi!”- më flet ai pak i nevrikosur. “Shkova për të parë filmin në kinema. Mami me babin kanë vite që s’shohin prodhime shqiptare se emigrantë prej vitesh këtej edhe thash po ua bëj qejfin.

Shkoj në sportel i tregoj filmin që dua të shoh dhe i jap disa kupona për ulje çmimi që i kisha fituar diku. ‘Kuponat për ulje nuk vlejnë për këtë film. Për të gjitha të tjerat po, vetëm për komedinë shqiptare jo.’,-më kthen përgjigje vajza në sportel.

I habitur fare e pyes për arsyen pse. ‘Prodhuesit e filmit nga Shqipëria nuk na kanë lejuar që filmi të shitet me ulje. Sot është ‘Kino Day’ (dita e kinemasë) dhe të gjitha të tjerat janë vetëm 8 euro, por jo ky që kërkoni ju.’-më përgjigjet.”

Ndërkohë që ai më tregonte në telefon, mua më ikte zari si ka mundësi një gjë e tillë.

Rrëfimi i tij vazhdon: “Tentova të nxjerr kartën e studentit, por prapë asgjë.

Gjatë gjithë jetës time në Austri s’ka bërë vaki mos t’më pranojnë ulje në këtë farëderexheje.

I habitur e pyes sa është bileta normale, meqë e kishim ndarë mendjen ta shikonim filmin. Kur ajo më thotë se bileta kushton 15 euro, sa s’me ra tepeleku kokës.

15 euro nuk paguan as kur ka premiera filmi të Hollivudit, jo më për një film shqiptar që shfaqet në mes të Vjenës.

Si ka mundësi kështu? Çfarë janë këto rregulla që paska vendosur produksioni i filmit për shfaqjen jashtë shtetit? Asnjë film tjetër nuk kushtonte aq shumë sa ky!”

Ai fliste unë komentoja me ç’të më dilte përpara. S’jam duke shkruar për të kritikuar filmin, por fenomenin e këtyre që pale ç’u duket vetja.

M’u kujtua që një shoqja ime më ftoi në kinema për premierën një filmi nga Marvel dhe kushtonte 13 euro. Biletat normale të kinemasë në Vjenë janë nga 7-11 euro. Na ardhka Ermal Mamaqi edhe filmi i tij kushton më shumë se të gjitha këto së bashku? As filmat 3D nuk kanë këtë çmim. Mirë kjo, por ‘Dy gisht mjaltë’ shfaqet në një nga sallat më kot të kinemasë, ndër më të voglat më saktë.

Po mirë more zotëri, këtë filmin tënd të rren mendja se do ta shohin të huajt? Po si more për atdhetarët e patriotët e gjakut tënd i bën këto numra? Apo duke e ditur mirë sa mall kanë emigrantët për Shqipërinë, ta pret mendja që do të paguajnë sado që të kushtojë vetëm për të parë filmin që bëri aq shumë bujë.

Nuk dua të përmend fudullëkun dhe mosmirënjohjen që e karakterizon gjithmonë këtë personazh. Këtyre pseudo vipave shqiptarë, shyqyr që u ka rënë një farë leku në dorë e shtypin pjesën tjetër të popullsisë që i shohin si idhuj e nuk ua njohin surratin e tyre të vërtetë. Ata që punojnë në botën e televizionit e dinë mirë çfarë qylaxhiu e kurnaci është Ermali, i cili ka milionat, por s’qeras kurrë.

Ah more Ermal, të ndiqja dikur me dëshirë e qeshnim me batutat e tua. Tani u bëre bajat o burrë dheu! S’di më të bësh as humoristin, as gazetarin, as aktorin. Këngëtarin jo e jo.

T’ia quash për nder Elvanës që u bë pjesë e filmit, se 80% e personave që kam pyetur prej saj e kanë parë. Ndërsa ti popull i thjeshtë që po më lexon edhe për sa kohë do të ndjekësh në televizor figura të tilla që s’i japin asnjë lloj vlere shoqërisë tonë?

Në përfundim po e përshëndes Ermalin me një shkrim biblik meqë e mban veten për besimtar. Veprat 20:35 thotë: “Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.” Shqiptarët ty të dhanë famë e lekë, po ti çfarë u dhe atyre? Marrë nga Dritare.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione ermal mamaqi dhe elvana gjata ermal mamaqi dhe elvana gjata

Sondazh

Poll
Insights 27 Maj 2019, 20:36

Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!

Per publikun shqiptar beri jo pak pershtypje shprehja “Shame on you”, qe shqiperohet ‘te te vije turp’ e qe u shkrua me shkrim dore ne murin e hyrjes se shkalle...

Insights 25 Maj 2019, 13:37

Të huajt duhet të vijnë, ne nuk ia dalim dot

Edhe njeriu me gjykimin me logjik apo më të ftohtë nuk mund të zgjidhë dot si duhet rebusin politik shqiptar.Paktet, marrëveshjet e momenteve të fundit, kulisat...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet