LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kam marrë dy plumba’, flet vazja që u plagos gabimisht gjatë arrestimit të Orgest Bilbilit: Isha duke pritur ra

11 Prill 2020, 08:36 Nga DOSJA
‘Kam marrë dy plumba’, flet vazja që u plagos gabimisht

TIRANË- Vajza që mbeti e plagosur aksidentalisht, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e djeshme pranë “Xhamllikut” në Tiranës, ku policia u përplas me të kërkuari, Orges Bilbili, duke e plagosur ka folur sot për News 24, duke treguar të gjithë ngjarjen. 

Ajo tregon se kishte dalë për të bërë pazarin te marketi, por po priste në radhë, pasi kishte shumë njerëz, kur kishte dëgjuar një zhurmë. Vajza me inicialet M.P. ka tentuar të fshihet te një mur në cep të marketit, por është penguar me një person tjetër dhe aty e kanë kapur plumbat e policisë. Më tej, ajo nuk kujton asgjë, vetëm kur e kanë marrë dy policë për ta transportuar në spital, ndërsa thekson se ka dhimbje të forta, pasi ka një plumb në këmbë.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?

Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje?

Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?

Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?

Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?

Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

Kur do iu fusin në operacion?

Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?

Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Në momentin që u plagosët, dëgjuat disa të shtëna?

Dëgjova një herë në ajër dhe menjëherë u përpoqa të fshihesha, pastaj nuk mbaj mend.

Ky personi me të zeza ua drejtoi armën?

Isha me kurriz, për t’u fshehur për veten time në ato momente, se ma mori mendja që diçka do ndodhte. Ktheva kurrizin për t’u fshehur, por u pengova me atë personin.

Sa i përket plumbit që keni ende në këmbë, nuk është bërë ende një ndërhyrje, çfarë iu kanë thënë mjekët lidhur me dëmtimin që keni?

Duhet të shohin ecurinë, si do shkojë. Nuk duhet ta heqin, sepse nëse e heqin, është burim infeksioni, më thanë, dhe mund të ketë përkeqësim. Nesër do vijnë të shohin si do jetë situata, ose do bëjnë analiza të tjera, nuk e di.

(Marrë nga Balkanweb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet orgest bilbili orgest bilbili plagoset e reja arrestohet orgest bilbili orgest bilbili plagoset e reja

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Prill 2020, 08:01

TIRANË- Tregu i Kombinatit vijon të mbetet shqetësim për autoritetet, pasi qytetarët aty krijojnë radhë e dynden për të blerë. Policia dhe Ushtria sot kish...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet