LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kam marrë rolin e djalit të familjes’/ Motoristja e picave në Shqipëri që po thyen tabutë, 20-vjeçarja: Më

16 Maj 2021, 13:47 Nga DOSJA
‘Kam marrë rolin e djalit të familjes’/ Motoristja e

Shërbimi delivery në Shqipëri është lidhur gjithnjë ngushtë me imazhin e një djali që lëviz si i çmendur me motorin përgjatë rrugëve për të arritur sa më shpejtë tek klienti. Por ajo bën përjashtim nga ky “zinxhir maskilist” duke thyer jo vetëm këtë algoritëm të ngjizur ngahera por edhe tabutë që shoqërojnë qytetin e saj.

Aria Shehu është një 20- vjeçare e cila punon duke shpërndarë pica me motor në një qytet të vogël në verilindje të Shqipërisë, atje ku mentaliteti ka ngritur në fron gjininë mashkullore e vajzat janë gjithnjë objekt i bisedave të paragjykimit.

Në atë qytet kur ti gozhdohesh nëse fustani yt është më i shkurtër se e zakonshmja për syrin e meshkujve ,të shohësh një vajzë që bën një “punë djali” dhe nget një motor, e bën atë menjëherë pjesë të thashethemeve që diskutohen në tavolinat e kafeneve.

Nga historia e saj kupton që nuk ishte Aria ajo që zgjodhi këtë punë por ishte vetë puna ajo që zgjodhi atë.

Aria ishte vetëm 18 vjeç kur pa njoftimin që kishte nxjerrë piceria në të cilën punon aktualisht dhe shkoi menjëherë me idenë për të kërkuar punë.

Ajo tregon se së pari është përballur me skepticizëm nga pronari dhe bashkëshortja e tij jo vetëm për shkak të paragjykimit por edhe sepse i druheshin ndonjë aksidenti të mundshëm.

Megjithatë, Aria tregon se e ka ngarë motorin që në moshën 13 vjeçare dhe nuk e trembte fare ajo pjesë.

“Babai im ka patur dikur disa probleme me alkoolin dhe unë si fëmija më i madh jam detyruar që në vegjëli të punoj disa punë të ndryshme dhe të marr rolin e ‘djalit të familjes’ për vëllain dhe motrën time më të vogël. Madje disa më thërrasin dhe ‘Ari’.

Në një situatë të tillë ata janë mësuar me të gjithë punët që kam bërë unë ndër vite. Edhe rrethi im shoqëror gjithashtu, e dinë që unë kam punuar që e vogël për të mbuluar disa nga shpenzimet e familjes dhe më kanë mbështetur gjithmonë.Asnjë prej tyre as nuk më ka paragjykuar dhe as nuk janë habitur.”-tregon ajo për gazetën “SI.”

Aria e di se jo vetëm në qytetin e saj por edhe në Shqipëri nuk janë shumë të shpeshta vajzat që bëjnë delivery.

“Paragjykohesh shumë, sidomos këtu. Kam dëgjuar komente nga më të ndryshme, sa seksiste aq dhe të ashpra.

Më kanë quajtur ‘të përdalë’, ‘kokëkrisur’ dhe shumë epitete të tjera si këto.

Në fillim e vuajta disi pjesën e mentalitetit sepse është e pashmangshme sado që përpiqesh të jesh indiferente, por vetëm javët e para.

Me kalimin e ditëve e binda veten me idenë që kjo që po bëj është shumë në rregull për sa kohë po e bëj me ndershmëri. Puna nuk është turp.”

Aria rrëfen se ideja që po ndihmon familjen me disa para më shumë në fund të muajit e bën atë të ndihet më mirë. Ajo nuk ka patur ende mundësinë për të ndjekur një shkollë të lartë por e ngushëllon ideja që ka mundësi të mbuloje shpenzimet e saj e të kontribuoje në buxhetin e familjes gjithashtu.

Puna e saj ndahet në dy turne.

“Në turnin e paradites punoj nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 15 të pasdites ose nga ora 15 deri në orën 21 të mbrëmjes.

Varet edhe nga sezoni, përgjithësisht në verë punojmë me orare më të zgjatura për shkak se vijnë dhe emigrantët dhe fluksi i punës është më i madh.

Kjo është një punë fitimprurëse sepse kostot në këtë qytet nuk është se janë shumë të larta kështuqë ja dal mjaftueshëm mirë. Gjithashtu, fakti që rri në shtëpinë time është një ndihmesë shumë e madhe në krahasim me disa shoqe që punojnë dhe jetojnë me qira.”-rrëfen ajo.

Në fillimet e punës së saj, është përballur me reagime të shumta edhe nga klientët gjithashtu.

“Reagimi më i shpeshtë ishte pyetja: “Vajza ju e keni sjellë porosinë?”, sepse prisnin që të ishte një djalë poshtë kaskës së motorrit dhe më shihnin disi me dyshim.

Por këtu qyteti është i vogël dhe banorët nuk janë të shumtë. U mësuan pastaj me idenë që do ua dërgoja unë porosinë dhe tani më presin me buzëqeshje përgjithësisht.”

Edhe Aria është rritur në një qytet ku i kanë thënë të ulë zërin, të ulë kokën,të ulë fundin por ndryshe nga shumë vajza të tjera që iu bindën kësaj mendësie, Aria nuk veproi kështu.

Atë do ta shihni çdo ditë duke shpërndarë pica teksa veç zhurmës së motorit ajo lë pas edhe të gjithë epitetet, diskutimet dhe tabutë që ka thyer…

Dikur në komunizëm edhe pse sistemi e nxiste një grua shofere ishte tabu… sot pas kaq shumë dekadash një femër në motor është ende tabu…

Sa larg jemi!!

Gazeta Si

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aria shehu shperndaresja e picave aria shehu shperndaresja e picave

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje