Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Një ditë pasi gjykata në Itali dënoi një bandë italo-shqiptare me rreth 70 vite burg është zbardhur dosja hetimore në Sarandë.
Një nga personat e dënuar, Antonio Summa i cili ishte pjesë e trafikut të drogës me gomone rezulton se ishte kapur më parë në Sarande ku kishte hyre me gomone në mes të ditës. Antonio Summa, 29-vjeç rezulton skafist i bandës së drogës, të cilës iu sekuestruan rreth 4 ton marijuanë.
Çfarë ka ndodhur 3 vite më parë?
Mediat kanë siguruar pjesë nga dosja hetimore, ku shtetasi italian ka deklaruar tre vite më parë për policinë e Sarandës se kishte ngatërruar rrugën dhe ishte futur gabimisht në ujërat shqiptarë. Prokuroria e la të lirë pasi nuk gjeti gjë në gomone, përpos dyshimeve për aktivitet te paligjshëm, por siç rezulton, qëllimet e tij ishin të tjera. Për policinë e Sarandës ai atëherë përmendi edhe një emër, “Cosimo”, që nuk dihet nëse është i dënuari tjetër i djeshëm Cosimo Conte.
PJESË NGA DOSJA:
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka në hetim procedimin penal nr.342, të vitit 2018, regjistruar në ngarkim të shtetasit italian Antonio Summa, për veprat penale :“kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal;
“prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;
Nga studimi në tërësi i provave të administruara në fashikullin hetimor të këtij procedimi penal deri në këtë moment procedural rezulton :
Më datë 20.05.2018, rreth orës 14.05, në ujerat territoriale të gjendura përballë qytetit të Sarandës, travers me vendin e njohur me emrin “Limion”, në largësi 1.7 milje detare nga bregu, patrulla e mjeteve lundruese të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, ka kapur një mjet lundrues të llojit “gomone”, me dy motorë, në bordin e të cilit u gjend vetëm drejtuesi i tij, një shtetas italian, i cili nuk dispononte dokumente identifikuese.
Në këto rrethana është realizuar shoqërimi i mjetit lundrues në territorin ujor të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, si dhe drejtuesit të tij.
Nga këqyrja e mjetit lundrues është konstatuar se ai ishte i pajisur me dy motorë, secili prej tyre i markës “Yamaha”, më nga 115 kuaj fuqi secili, dhe në depozitat e karburantit gjendej një sasi karburanti e llojit benzinë prej rreth 200 litra.
Nga kontrolli i ushtruar mbi mjetin lundrues nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Madje as dokumentacioni identifikues, regjistrues apo i pronësisë së mjetit lundrues.
Nga e ana e drejtuesit të mjetit lundrues janë paraqitur vetëm dokumentet “librezë”, që i përkisnin motorëve të instaluar në mjetin lundrues, nga të cilët rezulton se motorët ishin të matrikulluar respektivisht me matrikull “312849” dhe nr.848-02, si dhe matrikull “312840” dhe nr. 847-02.
Nga ana e tij drejtuesi i mjetit lundrues dispononte një aparat telefonik të markës “Samsung – J3”, në të cilin nuk gjendej asnjë kartë telefonike, si dhe karikues telefoni me dy fisha karikimi.
Nga këqyrja e telefonit, pas hapjes së tij, është fiksuar realizimi i komunikimeve telefonike me dy numra telefonikë të kompanive celulare që operojnë në territorin shqiptar, dhe konkretisht “0688764633” dhe “0683309197”.
Në kontakt me Oficerin e Policisë Gjyqësore, drejtuesi i mjetit lundrues, në mungesë të dokumentacionit identifikues, është vetëdeklaruar si shtetas italian i datëlindjes 13.06.1992.
Në deklarimet e tij, të marra me cilësinë e shtetasit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi italian ka deklaruar se mjetin lundrues ja kishte marrë një miku të tij, edhe ky shtetas italian, të cilin e identifikon vetëm me emrin “Cosimo”, dhe se ishte nisur nga porti “Santa Maria de Leuca”, i gjendur në zonën e Leçes, Itali, me qëllim realizimin e vizitës së brigjeve detare greke, por për shkak të gabimit në orientim është gjendur në ujërat territoriale shqiptare.
Nga sa më sipër rezultojnë dyshime të bazuara se ndodhemi dhe duhet të kryhen veprime hetimore për veprat penale :
“kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal;
“prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;
dhe se autor i tyre është shtetasi italian. Edhe gjykata nga ana e saj çmon se kërkesa për caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim, masat shtrënguese – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, “-Detyrimi për t`u paraqitur ne policinë gjyqësore”, -“Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga nenet 233,234 dhe 235 të kodit te procedurës penale, është e drejte dhe bazuar ne ligj dhe ne prova.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI- Familjarët dhe të afërm të shumtë kanë prekur me ngushëllimet e tyre për humbjen e jetës së shqiptarës nga Kosova në Gjermani Vanesa Koxha. Me anë të ...
GREQI– Një shqiptar është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orë...
DURRËS– Dy 17-vjeçarë janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi qarkullonin me armë me vete. Gjatë kontrollit në mjetin ‘Benz’, u vu re se dy...
TIRANË- Mbi 8000 vaksina anti-Covid nga Pfizer/BioNTech kanë arritur në Shqipëri. Njoftimin e ka bërë delgacioni evropian në Shqipëri, ku në një postim në ...
SHKODËR– Mbrëmjen e djeshme ra në prang biznesmeni Isuf Isufi. Kanë qënë forcat ‘Shqiponja’ ato të cilat i kanë zënë pritë Isufit, i cili kishte me vete nj...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi arrestimin që iu bë mbrëmjen e djeshme biznesmenit Isuf Isufi. Policia njofton se gjatë kon...
LEZHË– Në kuadër të operacionit policor “Markatomaj ” u arrestua në flagrancë Vasil Kola për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “. Policia sekuestroi në ba...
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë mëngjesit të sotëm. Tre automjete janë përfshirë në një aksident nga ku është plagosur një...
BULQIZË-Ditën e sotme, qindra besimtarë myslimanë të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin që nisi me faljen e Namazit. Që prej orës 06:20, besimtarët mysl...