LIVE UPDATES
Politike

“Kam parë shumë lot”, Ilir Meta komenton situatën pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Njerëzit janë të tronditur dhe t

20 Maj 2020, 19:17 Nga DOSJA
“Kam parë shumë lot”, Ilir Meta komenton situatën pas

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në “Aktualitet” që transmetohet në Fax News, tha se me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar është një çështje që ka zgjuar regflektimin popullor dhe shoqëria është ngritur në mbrojtje të demokracisë.

Në këtë kontekst, Meta tha se qëndresa e artistëve nuk ishte tanimë vetëm për Teatrin por edhe për demokracinë, ndërsa paralajmëroi se kjo e fundit do ta rrethojë dhe do ta shemb diktatorën.

Ndjehem shumë i detyruar ndaj atyre në përgjithësi, por janë shumë të tronditur dhe të lënduar për këtë që ka ndodhur. Kam parë përmes mediave por edhe nga afër përmes takimeve, kam parë shumë lot. Sepse të gjithë artistët pavarësisht mendimeve të ndryshme, nuk e kanë besuar se marrëzia dhe vandalizmi për të arritur deri këtu, të shembet në paligjshmëri. Edhe në regjimet komuniste, shkatërrimet bazoheshin qoftë edhe në vendimet formale të gjykatave, në rastin konkret nuk është dhënë qoftë  një vendim i tillë, që ka tronditur kudo njerëzit në botë.

Si President dhe si qytetar, ndjehem shumë i detyruar, sepse jemi rritur e edukuar nga vepra e tyre, edhe në atë Teatër. Kjo sjellje ka qenë ç’njerëzore në kuptimin më të plotë të fjalës. Detyrimi i gjithë shoqërisë është daj artistëve qëndrestarë, idealistëve më fisnik të vendit dhe të kombit. Për 27 muaj qëndruan në mënyrën më heroike, në sakrificat më sublime të rrethuar nga të gjitha anët nga qeveria dhe shteti i tyre me bindjen për të shpëtuar Teatrin dhe mbrojtur këtë vlerë të jashtëzakonshme, për ta rikonstrukturuar duke ruajtur origjinalitetin e tij. Siguruan mbështetje ndërkombëtare, nga Këshillli dhe Komisioni Euroian, madje edhe financiar për rikonstruksionin e tij.

Ka qenë qëndresë paqësore dhe në mes të errësirës, një qeveri e tillë merr një operacion fatkeqësisht në mënyrë kriminale, që Gjermania i gjen në historinë e Hitlerit. Nuk ka qenë rrethuar Teatri, por demokracia që simbolizonte ajo qëndresë. Nuk është synyar shembja e Teatrit fizikisht por e demokracisë në errësirën e 17 Majit, por mendoj se është një iluzion për këdo që mendon se shkatërron Teatrin dhe gjithashtu edhe demokracinë. Ky dëm i madh që ka ndodhur, ka zgjuar gjithë shoqerinë. E kanë kuptuar të gjithë se kjo marrëzi nuk njeh limite, nuk është një kërcënim për Teatrin dhe ata që qëndrojnë, por për çdo qytetar në këtë vend.

Mendoj se është zgjuar qytetaria, të gjithë e kanë kuptuar se simpatia e tyre duhej shprehur ndaj Teatrit në mënyrë më aktive, të gjithë ndihen në borxh dhe të cënuar në integritetin e tyre. Tani është e qartë se demokracia do ta rrethojë diktaturën dhe do ta shemb atë në mënyrën më të vendosur e qytetare. Populli reflektoi dhe reagimi vjen pas Teatrit me atë që ndodhi me xhamitë, ku për të rrëzuar besimin e njerëzve tek Zoti dhe për të instaluar besimin e tyre tek partia, bënë atë çmenduri. Rrëzuan mure e ndërtesa por nuk u thye shpirti dhe besimi i popullit shqiptar.

Mendoj se situata është më e thjeshtë se atëherë, por shkundi dhe mobilizoi shoqërinë në drejtimin e duhur. Jam shprehur për ruajtjen e  forcimin e gjithë atyre vlerave që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, është e caktuar edhe me Kushtetutë. Është hera e parë që një President shkon dhe e dorëzon një çështje të tillë në Gjykatën Kushteutese, dhe ka ndodhur atë ditë kur policia hyri me forcë, dhunoi artitët si Edmond Budinën.

Për të qetësuar këtë situatë, unë kam kërkuar që kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë shteruese në Gjykatën Kushtetuese sepse është një çështje kombëtre që ka të bëjë me disa konventa që Shqipëria i ka nënshkruar. Kjo është edhe çështje europiane sepse ka pasur një shqetësim të madh në Europë e sidomos në itali sepse vlerat kulturore, historike të atij kompleksi ishin mjaft të njohura për shkak të emrit të arkitektit të njohur italian të asaj periudhe. Ishte pjesë e kompleksit të madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,”- tha Meta.

Marrë nga Faxweb.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatrit kombëtar ilir meta shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll
Politike 20 Maj 2020, 17:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.I py...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet