Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
“Kam parë zjarr në sytë e lojtarëve”! Inzaghi presion Milanit para derbit
6 Nëntor 2021, 15:28Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
MILANO-Derbi i parë i Milanos, pas të shumtëve të jetuar në Romë. Për Simone Inzaghin një prag sigurisht e veçantë: vlera e derbit, nevoja/detyrimi për të fituar. Inter arrin në ndeshjen kundër Milanit në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike: “Kam parë zjarr në fytyrat dhe sytë e lojtarëve në dhomën e zhveshjes – shprehet Inzaghi në konferencën për shtyp – dhe kjo më qetëson. Sigurisht që është thelbësore që ne të arrijmë një rezultat.
NDESHJA– “Do të jetë një ndeshje intensive, e dimë rëndësinë që ka për tifozët dhe klubin, duam t’i mbyllim këto shtatë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.
STRATEGJIA– “Janë ndeshje të veçanta në një kampionat, dy ndeshje që përgatiten ndryshe. Ky është derbi im i parë në Milano dhe ka shumë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas një ndeshjeje të Champiosn League, por unë kam parë fytyrat dhe bindjen e duhur nga lojtarët.
MBROJTJA E MILANIT– “Ata lënë shumë pak hapësira, kanë një trajner të shkëlqyer që e njoh mirë dhe do të duhet t’i kushtojmë vëmendje maksimale. E dimë se jemi në një moment të mrekullueshëm dhe mund të bëjmë një lojë të shkëlqyer”.
ITALI – Goli i Bianchit në fund të takimit nuk i mjafton Davide Ballardinit për të shpëtuar pankinën. “Fondi 777”, pronari i ri i Genoas, ka vendosur të k...
ITALI-Napoli kujton Diego Armando Maradonën një vit pas vdekjes së tij. Presidenti i klubit, De Laurentiis në tre ndeshjet e kampionatit për muajin nëntor do të...
TURQI- Një skenë qersharake ka ndodhur në futbollin turk, në takimin mes Gaziantep-Kasimpasa që përfundoi me shifrat 2-0 për javën 12-të të Superligës turke. Ku...
TIRANË-Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka dhënë konferencën e tij për shtyp para mediave për të komentuar mbi sfidën ndaj Kastriotit. Ai tha se e kërkon k...
PARIS-Sergio Ramos sheh dritën në fund të tunelit. Mbrojtësi spanjoll është zhdukur nga radari që kur u largua nga Real Madrid dhe iu bashkua PSG. Ndeshja e fun...
IRLANDË-Absurde ajo që ndodhi në një ndeshje të Premierligës irlandeze. Lojtarët e Waterford FC dhe Shamrock Rovers u detyruan të largohen për shkak të fis...
ITALI – Pragndeshja e parë e dy skuadrave të Milanos për këtë sezon, i konsideruar si “Derbi i Madonninas”, është ajo që përjetohet me një frymë, në pritj...