LIVE UPDATES
Bota

“Kam për qëllim të përcjell ngrohtësi”/ Ngritjet dhe rëniet politike të guvernatorit Andrew Cuomo

6 Gusht 2021, 17:29 Nga DOSJA
“Kam për qëllim të përcjell ngrohtësi”/

SHBA- Hetimi pesë-mujor i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, shkaktoi një rënie spektakolare të karrierës politike të guvernatorit Andrew Cuomo, i cili ka kaluar nga një figure e shquar e partisë demokrate në një politikan të papërfillshëm në harkun e pak muajve.

Ligjvënësit në kryeqytetin e Nju Jorkut, Albani, ku demokratët kanë shumicën legjislative, kanë hapur një hetim të veçantë mbi sjelljen e guvernatorit Cuomo si pjesë e një përpjekjeje për të kërkuar shkarkimin e tij. Carl Heastie, kryetari demokrat i asamblesë shtetërore, tha të martën se përshkrimi i sjelljes së Cuomos në raport pasqyron një njeri “që nuk është i përshtatshëm për detyrën e guvernatorit”.

Skandali shpërtheu në shkurt, kur dy ish-ndihmëse akuzuan guvernatorin për ngacmim seksual. Disa gra të tjera dolën menjëherë pas kësaj me rrëfimet e tyre për sjellje të papërshtatshme nga ana e guvernatorit.

Në komentet televizive të martën, Cuomo, 63 vjeç, përsëri mohoi të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe e bëri të qartë se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Akuzat se ai ka prekur dhe puthur në mënyrë të papërshtatshme gratë ishin, sipas tij, thjesht keqkuptime.

Unë kam bërë të njëjtat gjeste në publik gjithë jetën time,” tha Cuomo, ndërsa fotot e tij duke përqafuar dhe puthur burra dhe gra shfaqeshin në ekran. “Kam për qëllim të përcjell ngrohtësi, asgjë më shumë … … Unë i puth njerëzit në faqe, në dorë. I përqafoj”.

“Unë jam i njëjti person në publik si edhe në jetën private,” tha Cuomo, duke shtuar se ndonjëherë mund të ketë bërë vërejtje që i kanë vënë njerëzit pa dashje në siklet.

Anëtarë të lartë të partisë së tij më parë i bënë thirrje që të japë dorëheqjen, përfshirë udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, dhe pothuajse të gjithë ligjvënësit e Nju Jorkut.

Cuomo ka vazhduar të grumbullojë fonde për një fushatë të mundshme për rizgjedhje në vitin 2022, megjithëse ai ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të kërkojë një mandat të katërt.

Konferencat e tij të shtypit për koronavirusin vitin e kaluar, shpesh të transmetuara drejtpërdrejt nga pothuajse çdo rrjet televiziv, u bënë shumë të ndjekura në një kohë kur Presidenti Donald Trump po përpiqej të siguronte publikun dhe kur kandidati presidencial demokrat Joe Biden ishte i izoluar në shtëpinë e tij në Delauer.

Sidoqoftë, guvernatori Cuomo u përball me disa kritika për mos vendosjen e masave të izolimit më herët, si dhe hetimet nëse administrata e tij kërkoi të fshehë numrin e vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve. Cuomo ka mbrojtur veprimet e tij gjatë pandemisë dhe ka mohuar çdo manipulim në lidhje me statistikat e vdekjeve.

I lindur në qytetin e Nju Jorkut Andrew Cuomo filloi karrierën e tij politike si këshilltar kryesor i fushatës së babait të tij, Mario Cuomo, i cili shërbeu tre mandate si guvernator i Nju Jorkut nga viti 1983 në 1994.

Pas një periudhe të shkurtër si prokuror dhe avokat, Andrew Cuomo iu bashkua administratës së Presidentit Bill Clinton dhe shërbeu si sekretar i strehimit dhe zhvillimit urban. Ai gjithashtu hyri në një dinasti politike kur u martua me Kerry Kennedy-n në vitin 1990, megjithëse ata do të divorcoheshin në vitin 2005. Vëllai i tij, Chris, është një gazetar i profilit të lartë për kanalin CNN.

Përpjekja e parë e Andrew Cuomo-s për postin e guvernatorit të Nju Jorkut dështoi, kur ai nuk mori emërimin e Partisë Demokrate në vitin 2002 pavarësisht grumbullimit të madh të fondeve. Në vitin 2006, ai kandidoi me sukses për prokuror të përgjithshëm të Nju Jorkut, duke bërë që disa politikanë demokratë ta quanin atë si “rikthim të suksesit”.

Ai shihej kryesisht si një politikan me ideologji centriste – në 2018, ai mposhti një sfiduese liberale – aktoren e serialit “Sex and the City” Cynthia Nixon – megjithëse ai është zhvendosur më nga e majta vitet e fundit, së bashku me pjesën tjetër të Partisë Demokrate.

Ndërsa autoriteti i tij u rrit, Cuomo ndërtoi reputacionin e një politikani ambicioz, të pamëshirshëm i cili ishte i gatshëm të hakmerrej kundër kundërshtarëve dhe stili arrogant i të cilit larg syve të publikut, shpesh i acaronte të tjerët.

Në fillim të këtij viti, Cuomo thirri anëtarin e asamblesë së Nju Jorkut, Ron Kim, i cili e kishte kritikuar guvernatorin për krizën në shtëpitë e të moshuarvee dhe e kërcënoi sipas zotit Kim, se do ta sulmonte atë publikisht. Cuomo e bëri këtë një javë më pas në një konferencë për shtyp.

Grindja e tij shumëvjeçare me kryebashkiakun liberal të qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio u dha material gazetave rozë të qytetit, nga ato serioze e deri tek ato qesharake. Në vitin 2016, të dy u grindën për fatin e një dreri që ishte shfaqur në rrugë në Manhattan; kur dreri vdiq, secila palë fajësoi tjetrën.

Armiqësia mes tyre shkaktoi disa herë konfuzion gjatë pandemisë. Në pranverën e vitit 2020, de Blasio njoftoi se shkollat e qytetit do të mbylleshin për pjesën tjetër të vitit, vetëm për t’u korrigjuar nga Cuomo, i cili tha se vetëm guvernatori kishte autoritetin për ta bërë një gjë të tillë.

Cuomo ka kapërcyer skandale të tjera të sikletshme. Në vitin 2014, ai shpërndau një komision kundër korrupsionit vetëm nëntë muaj pasi e krijoi atë, duke shkaktuar një hetim të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Zyra e Prokurorit në Manhattan arriti në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se kishte ndodhur ndonjë shkelje.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo andrew cuomo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet