LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam përgatitur furgonin, mendova se po bëje shaka”/ Gazetarja zbulon përgjime nga operacioni ”Shpirti”: Nuk ka përf

2 Korrik 2021, 12:53 Nga DOSJA
“Kam përgatitur furgonin, mendova se po bëje shaka”/

Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” ka zbuluar një përgjim nga operacioni ”Shpirti” që çoi në 38 të arrestuarve, mes të cilëve një prokuror dhe disa zyrtarë policie.

Lala në përgjimin që lexon tregon një rast kur dyshohet se do të bëhej një shkembim droge me furgon. Ajo thotë se operacioni nuk ka përfunduar dhe se ende nën hetim nga SPAK janë edhe zyrtarë të tjerë drejtësie e policie.

Sa për shoqëruesit e Saimir Tahirit, Lala thekson se ata rezultojnë se garantonin nisjen e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria pa asnjë pengesë nga autoritetet dhe madje kishin kontakte të drejtpërdrejta me trafikantët. Por a e implikon ky operacion vetë Saimir Tahirin? Gazetarja thotë se duhet parë nga hetimi nëse ka fakte që inkriminojnë ose jo pasi të arrestuarit ishin garantuesit e jetës së ish-ministrit të Brendshëm dhe duhet të kishin kaluar disa filtra kontrolli nga institucionet.

Për prokurorin Maksim Sota, gazetarja thotë se ai ka pasur nën hetim disa prej të arrestuarve, por nuk dihet ende nëse ka amnisuar ata apo jo. Nga ana tjetër rezutlon se ai ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me ta dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

”Më lejo ta nis me një konstatim, sa herë ka bashkëpunm ndërkombëtar ka sukses. Kur ka skuadra operacionale të përbashkëta me Anti-Mafia, DIA apo Eurojust. Operacioni i koduar Shpirti nuk është i shkëputur nga të tjerat, është i treti në radhë. Në 2018 ka qenë një tjetër dhe në 2020 Kulmi, ky ishte i treti, me të njëjtin hetim dhe të njëjtët personazhe të përfshira. Kemi pasur zyrtarë të lartë të policisë, drejtësisë e lokalë. Dy të arrestuar ishin të besuar të Tahirit, dy pjestarë të gurpit të shoqërimit. Sipas SPAK ata kanë pasur rol aktiv në trafikun e drogës, i është caktuar arrest me burg. Ata rezultojnë të kenë pasur kontakte të drejtpërdrejta, garantonin nisjen e sasive të mëdha të drogës pa asnjë problem nga autoritetet shqiptare. Kanë bashkëpunuar me Ilirjan Ballën, zyrtar në Vlorë, që u dërgua në masën e arrestit. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, ka qenë ndër zyrtarët e Policisë që është promovuar nga Samiri Tahiri i cili dhe ky i fundit ka një sagë të gjatë pasi çështja e tij është në Gjykatën e Lartë. Duhet parë nga hetimi nëse ka fakte që inkriminojnë ose jo Tahirin. Këta janë njerëz që garantonin jetën e Tahirit. Këta kalojnë disa filtra të posaçëm kontrolli, presupozohen se janë njerëz të kontrolluar nga institucionet. Prokurori italian tha se kishte zbuluar tradhëtinë e disa institucioneve. Jo pa rëndësi edhe arrestimi i Maksim Sotës. Ka pasur nën hetim disa persona të arrestuar, është për shpërdorim detyre. Ka patur kontakte direkte me personat e arrestuar, nëse ka qenë amnistues nuk dihet. Kam përgjime dhe janë mjaft interesante. Këtu ka vetëm, një nga personat Dhimitraq Janku i përfshirë në trafik droge ka një telefonatë me Giussepe Viscon, pretendon se mund të merrte një ngarkesë droge. Mendova se ishte në duart e tyre, gjynah për ne, kam përgatitur furgonin dhe për të ardhur poshtë tek ti. Mendova se po bëje shaka, o zot, do të doja të bëjë Krishtlindje si të gjithë. Pra këto janë të dhënat të grumbulluara. Artur Krasniqi është një oficer policie në Durrës që rezulton se me ndërmjetësimin e një zyrtari në Bashkinë e Kavajës ka ndërhyrë për të liruar disa të arrestuar. Ai thotë se kjo është një hakmarrje, ai akuzohet dhe është në arrest shtëpiak. Të tjerët janë trafikantë, nga kultivimi, magazinimi.Operacioni i parë është kryer në 2018, kur kemi dhe goditjen e parë të pjestarëve dhe zyrtarëve dhe drejtësisë, por dhe policisë. Kanë dhënë detaje të rëndësishme. Ky operacion nuk ka përfunduar, ka dhe zyrtarë të tjerë policie dhe drejtësie, janë të hetuar nga SPAK. I kanë nxjerrë bashkëpuntorët e drejtësisë. Po analizohen të dhënat, duhet parë pasi sot që flasim janë 28 urdhër-arreste dhe mund të ndodhë që një prej tyre të flasë për drejtësinë, të nxjerrë detaje e të bashkëpunojë. Shqipëria pati një fazë sidomos në kohën e Tahirit, nuk u pranua nga ana e autoriteteve pavarësisht se kishte alarmin, sidomos nga Italia, por nuk raportohej nga Shqipëria. Kishte skafe pa fund medrogë që kapeshin në Itali. Një prej tyre, Festim Lelaj, ish-nënkomisar, ai është arrestuar më herët për 2.5 ton hashash nga Durrësi në Ankona. Më pas ai u lirua në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Fakti, ai shqetësim që ne gazetarët e kemi ngritur ndërkohë, sidomos vitet e fundit, ka pasur kriminalizim të Policisë që i kanë hapur rrugën kriminelëve për të trafikuar drogë. Në këtë operacion ka patur 6 ton, por mund të ketë pasur edhe sasi të tjera, që mund të mos jenë kapur nga autoritetet. Arrestimi bazohet tek dëshmitë e të penduarve. Janë të pakundërshtueshme. Komunikimi i tyre ishte me zyrtarët, por nuk e kam të konfirmuar zyrtarisht, jozyrtarisht më kanë thënë që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ata që kryenin trafik droge. Në pamje të parë nuk thonë shumë, por nxjerr në pah. Ata janë përgjuar, në mënyrë indirekte kanë dalë dhe emrat e personave të tjerë. Nga dëshmia e këtyre personave kanë dalë dhe të dhëna të tjera. Ka dhe një sasi të madhe asetesh që dyshohet se rrjedhin nga paratë e krimit, që janë sekuestruar. Shoqëri tregtare, prova të ndryshme. Mund të jenë pasuri të fshehura, dhe hetimi mund të vijojë. Mund të ndodhë që një prokuror apo zyrtar të ketë fshehur pasuri. Nëse ka bashkëpunim ndërkombëtar karaste suksesi. Duke qenë se korrupsioni është i shtrire në gjithë sektorët, nga një hetim tek një person që shihet si i parëndësishëm, shihet si rast sporadik, por duke shkuar gradë pas grade dhe shkallë pas shkalle kanë dalë tek zyrtarë të lartë, pse jo deri në politikanë.
Dosja 339 nisi nga një rast trafiku droge. U godit grupi i Shijakut. Nisi pikërisht nga Krasniqi që është në arrest shtëpie. Në informacionin që kam ka dhe zyrtarë të tjerë që po hetohen dhe verifikohen. Nuk e di pse quhet Shpirti, duket si trinom, Rrethi, Kulmi dhe Shpirti. E koduan italianët, mbase duhen pyetur ata. Duket sikur ka një ngritje një rreth, kulmi, dhe më pas liderët shpiërtërorë. Duhet pyetur pse janë koduar se shpeshherë përdoren për mënyrën e operacionit. ”- tha Lala.

Marrë nga BalkanWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala operacioni shpirti klodiana lala operacioni shpirti

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta