LIVE UPDATES
Aktualitet

Kanë frikë se i quajnë ku*va, zbulohet arsyeja pse femrat shqiptare nuk luajnë Playstation

7 Nëntor 2019, 15:52 Nga DOSJA
Kanë frikë se i quajnë ku*va, zbulohet arsyeja pse femrat

Sapo hyra në një qendër lojërash elektronike  zonën e Bllokut në Tiranë, papritur u ndesha më 4 palë sy që më vështronin ngultas. Vetëm pyetja  mungoi “po kjo çfarë do të bëjë këtu?!”. Aty isha për të pyetur se pse vajzat i shikojmë shumë rrallë në këto qendrat e lojërave elektronike  ( shumica dërrmuese  Playstation), por nga shikimi i djemve kryesisht adoleshentë, e mora përgjigjen. Teksa ata e humbën të gjithë lojën, duke u përqendruar vjedhurazi  në bisedën time me menaxherin, mua më erdhi ndërmend historia e bashkëmoshatares time në gjimnaz gati 10 vite më parë. Ajo quhej Ervisa dhe ishte një vajzë që adhuronte të luante futboll. Në atë kohë futbolli për femrat ishte një temë delikate, sepse për shumicën  kjo lojë i takonte meshkujve. Por, ky nuk ishte paragjykimi i vetëm  me të cilin ajo hasej. Në sytë e mijërave nxënësve aso kohe ajo etiketohej si “kurva ”, pasi shpesh herë shkonte të luante playstation. Vitet kaluan dhe ndoshta atëherë neglizhenca, nuk më bënë t’i jepja rëndësi epitetit që ajo merrte, por shikoj se edhe sot një playstation i cili shërben vetëm për t’u argëtuar është një “fole meshkujsh”.

Sociologu Ergys Mërtiri thotë për gazetën “Si” se në përgjithësi ka një prirje për ndarje gjinore dhe sigurisht moshore të mjediseve që njerëzit frekuentojnë. Ai ka sjellë si shembull për gazetën se ka një prirje, për të parë një prani më të madhe dhe të gjatë në kohë të vajzave dhe grave nëpër parukeri, sallone bukurie etj, ndërkohë që burrat i kalojnë orët e tyre me shume nëpër mejhane, qendra llotosh etj.

Ndërsa, kontrollova në disa  qendra për të parë dhe pyetur nëse vajzat luanin aty, u përballa me reagime shumë të çuditshme, si “ a e ke seriozisht ti”, ose “ po ky është vend çunash mi”.  Për një moment u ndjeva përsëri në gjimnaz, aq sa dhe kur i tregova ngjarjen miqve të mi djem, më panë me habi sikur të kërkoja një gjilpërë në kashtë.

Por ky paragjykim nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Në një nga këto ditë një vajzë me origjinë nga Kina ishte e parë në botë e cila fitoi një kampionat videolojrash. “Bëri histori” do ta cilësoni në titujt kryesor edhe mediat më të njohura ndërkombëtare për faktin se ishte femër.  Vajza kineze quhej  Xiaomeng “VKLiooon” Li  dhe  në konferencën për shtyp pas fitores, ajo tha  se dy vjet më parë kur donte të regjistrohej në kampionat, një burrë i kishte thënë se “vajzat nuk kanë vend këtu”.

“Është në natyrën njerëzore që shumë gjëra të bëhen konform përkatësive tona kulturore, ku përfshijmë edhe moshën, gjininë, prejardhjen etj. Ne argëtohemi, vishemi, sillemi,  në përputhje me kategori të tilla. Ka një prirje ideologjike sot, përfshi këtu edhe shume aktiviste të lëvizjeve feministe, për të shuajtur dallime te tilla,” shprehet Mërtiri.

Kjo është një pyetje e cila duket se nuk do të marri përgjigje kurrë në ndarjen e steriotipeve.
Për sociologun realiteti tregon se kudo, dallimet gjinore në sjelljet tona janë prezente. Ai shprehet se natyrisht, kjo shfaqet edhe në mënyrën e argëtimit, apo kalimit të kohës së lire. Si problem sociologu shikon një fakt tjetër.

“Grumbullimet e te rinjve, dhe madje, edhe femijeve, ne mjedise të izoluara, larg vëmendjes se të rriturve, janë gjithmonë problematike,” shton Mërtiri.

Në Tiranë është hapur një qendër e re  argëtimi me lojërat  virtuale  që quhet Virtual Games Lounge . Eshtë pjesë e katëgorisë së lojërave E-sport por teknologjia e më e avancuara dhe argëtim që kërkon edhe impenjim fizik më të madh se playstation. Aty femrat luajnë pa droje. Menxherja e qëndrës është femër .Majlinda na tregoi na tregoi se aty shkojnë ë edhe grupe femrash. “Por edhe meshkujt e dhënë pas playstation , kur i provojnë lojërat virtuale e thonë menjëherë  “ do marrim dhe shoqet’ . Ndoshta fakti që janë lojra që luhen  e pëlqehen në grup , janë teknologji e fundit dhe secili ka hapsëriën e vetë i ka bërë femrat të mos ndihen vetëm.  “Në fakt janë barrierat e meshkujve ato që janë thyer” na thotë Majlinda e cila pasi e pyeta ti se femër pse zgjodhe këtë llojë biznesi me pak nënqeshje më tha a “pse ku është ndryshimi?”

Më vjen në mend ajo vajza në gjimnazin tim, që vishej me epitete negative sepse nuk e fshihte çfarë i pëlqente dhe “luante si çunat”. Ndoshta ajo mund të mos jetë bërë futbolliste. Po koha i dha të drejtë asaj dhe sot ajo mund të jetë një futbolliste e zonja. Paragjykimi që na ndrydh, do të na lerë pa mësuar mësuar aftësitë tona për të kuptuar se edhe aty në qendrën e foles së meshkujve femrat mund të dalin fituese.

Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lojrat elektronike zona e bllokut lojrat elektronike zona e bllokut


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet