LIVE UPDATES
Politike

“Kapuçino Joridës për t’më futur në listë”, Korreshi s’i lë batutat as në mbledhje

19 Tetor 2021, 12:28 Nga DOSJA
“Kapuçino Joridës për t’më futur në

TIRANË– U duk sikur mbledhja e Grupit Parlamentar e ditës së djeshme do të ishte një mbledhje rutinë për të vendosur mbi prioritetet politike të javës, por çështja “Berisha” u bë sërish kryefjalë. Ishin deputetët që i janë bashkuar “foltores” së Berishës të cilët u ankuan fillimisht se lidershipi po i mënjanonte pikërisht sepse kishin mbështetur Berishën.

Deputetët Spaho, Bylykbashi, Shehu, Vokshi etj., përveç rezervave të procedurave që ndjek lidershipi, thanë se po distancohen qëllimisht dhe nuk po angazhohen në çështje të caktuara. Ndërkohë tashmë është e qartë se mosdakordësitë mes Bashës dhe Berishës e kanë ndarë edhe Grupin Parlamentar. Teksa një pjesë ankohej, një pjesë tjetër e deputetëve kanë mbrojtur vendimmarrjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit duket se këtë herë ishte përgatitur për t’iu përballur dallgës së sulmeve nga të tijtë brenda grupit dhe pasi doli për disa momente nga mbledhja për t’u rikthyer sërish, kreu demokrat sqaroi edhe një herë se përse e ndërmori vendimin.

Basha u shpreh para deputetëve të tij se vendimin e kishte marrë personal pikërisht për të shmangur atë që po ndodhte në Grupin Parlamentar: ndarjen mes mbështetësve të Berishës dhe të tij. Ndërkohë, këtë herë foli pa dorashka për ish-liderin demokrat. Basha akuzoi Berishën se po e kthen çështjen e tij personale të shpalljes “non grata” nga SHBA në çështje të PD-së. Ndërkohë, Basha ripërsëriti edhe një herë zotimin se ai nuk do të lejojë që të mblidhet asnjë forum i Partisë Demokratike për të marrë në shqyrtim një vendim të SHBA-së.

Ndërsa iu përgjigj edhe sqarimeve të Berishës, i cili thotë se forumi nuk do të shqyrtojë vendimin e SHBA-së, por të Bashës. Sipas kreut të PD-së, Berisha kërkon që ta bunkerizojë PD-në për interesat e tij personalë. Pasi mbajti këtë qëndrim, kreu i PD-së mbylli mbledhjen dhe u largua për t’u takuar me Ambasadorin e Gjermanisë.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE PD

Luan Baçi: Nuk mendoj se deputetët që i bashkohen “foltores”, Berishës, po i fryjnë përçarjes. Bashkimi vjen edhe nga ajo foltore. Unë me bindje i jam bashkuar foltores. Nuk kam ndonjë detyrim ndaj Berishës. Po ta marrësh nga ky aspekt, mua më ka bërë Lulzim Basha dy herë deputet dhe dy herë kryetar të PD-së në Fier, ndërkohë që me doktorin mund të jem takuar dy tri herë e jo më shumë. Ju që flisni si ushtarë nuk ju shkon. Unë jam ndarë që në vitin ‘90 me ata të rreshtuarit si ushtarë. Ndërkohë, ne që i bashkohemi “foltores” nuk duhet të na shikoni si të huaj e të na mënjanoni.

E caktove Jorida Tabakun kryetare për komisionin hetimor dhe s’e kuptova si u zgjodhën deputetët që do të jenë anëtarë. Unë kam bërë denoncime pafund për inceneratorët, detyruam të ndryshonte vendi i inceneratorit në Fier, detyruam të ndryshonte vendimi i Këshillit Bashkiak, ndërkohë që nuk ka asnjë përfaqësues nga Fieri. I kërkova Joridës të isha dhe s’më futi. Ka kolegë të mitë që kanë folur më shumë për inceneratorët dhe ju s’i keni përfshirë.

Sajmir Korreshi: Të gjithë duam të flasim, por nuk është e mundur. Nuk duhet që të mërzitemi. Unë, për shembull, herën e fundit nuk e kisha emrin në listën e folësve, por i dhashë një kapuçino Joridës dhe ia bleva radhën për të folur. Ato vendet janë ndarë. Ne duhet të shikojmë të bëjmë sa është mundësia. Ndërkohë, unë jam i parimit “ai që të emëron, edhe të shkarkon”. Ai që të vë, edhe të heq. Të rrimë e të flasim për problemet e rendit të ditës.

Luan Baçi: Ti fol për veten tënde.

Fation Vizaj: Unë jam dakord me Tritan Shehun që duhen të na vihen në dispozicion draftet dhe ta shohim edhe ne. Ndërkohë jam dakord parimisht për të tria nismat që na u prezantuan. Por ajo që kërkoj është të njihemi edhe ne me draftet, sepse unë dua të jem aktiv.

Lulzim Basha: Po do t’i keni me email deri të mërkurën. Nëse do të keni nevojë për kohë më tepër, më thoni.

Grida Duma: Miq e kolegë, nëse keni vendosur të flisni politikisht dhe hapur, atëherë për këdo që sot këtu thotë “e kemi bërë dhe ne këtë gabim, por po mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, u them është gjë e mirë të mësosh nga gabimet e vetes. Por nga gabimet mësohet me vërtetësi, jo me hipokrizi. Të gjithë ne në këtë sallë, përtej fjalës së thënë, ia njohim qëllimshmërinë kujtdo kur ajo është për qëllime ndërtimi apo jo. Dhe po i drejtohem në këtë qasje, edhe asaj ç’ka tha Luani, të cilin e respektoj plotësisht miqësisht. Kam bindjen që Luani më mirëkupton plotësisht kur i them që nëse flasim për probleme të brendshme dhe për bashkim, bashkimi i demokratëve nuk vjen kurrë nga sharja. Kudo të ndodhin takimet e demokratëve në sheshe apo në salla, nëpërmjet sharjes nuk ndodh dot bashkimi.

Dhe më kaq do ta mbyll për etikë këtë diskutim. Nga ana tjetër është e drejtë të flitet për demokraci e jam pro asaj që solli Luani përcaktimi dhe vendosja e deputetëve në komisione e më gjerë duhet të rishihet me kolegjialitet. Por të mos shkojmë deri në atë absurd sa ta mendojmë demokracinë pa hierarki. Po, ka një kryetar partia që propozon, ka një trupë që drafton dhe mbi atë draft diskutohet, ndaj diskutimi rifuxhio, ku të gjithë duhet të marrin pjesë që në qelizë dhe pa fusha ekspertize te të gjitha, nuk është as funksional, as demokratik. Së fundi, duhet thënë që ky vendim i sotëm për reformat territoriale dhe elektorale dhe zhbërjen e njëanshme të ndryshimeve kushtetuese që bëri Rama, e bën opozitën udhëheqëse të politikës e mund të theksohet vendimmarrja e mirë e jona.

Flutura Açka: Dëgjova kolegët e mi që folën edhe për “foltoren”, madje se shkonim me zell. Është e drejtë e tyre, ne prandaj jemi Parti Demokratike. Do të kisha shkuar edhe unë po të më kishin ftuar, do të kisha dashur t’i bëja disa pyetje publike z. Berisha. Unë nuk kam qenë pjesë e strukturave, kështu që simpatia ime për të nuk ka lidhje me detyrime, qoka, lidhje apo nostalgji, si e disa të tjerëve këtu. Kam çmuar dhe çmoj kontributin e tij në demokraci, siç kam edhe vërejtje për gabimet e tij. Çështja është se heshtja olimpike këtu mbi “foltoren”, në bazë përkthehet ndryshe.

Më pyesin demokratët në Elbasan: me kë je, me Bashën apo Berishën? Kur më pyesin kështu, vihem shumë ngushtë dhe u them se nuk jam as me njërin e as me tjetrin, ose më mirë, jam me të dy. Jam me PD-në. Po të bëj një step out, shoh se kjo po ndikon shumë në bazë. Për kolegët që janë këtu e që janë përfshirë në këtë gjë, kam vetëm një pyetje: a është berishizmi e ardhmja e PD-së. Ta thonë hapur qëndrimin e tyre këtu, që edhe ne të dimë si të sillemi. A duhet të kthehet PD-ja te berishizmi?

Luan Baçi: Unë PD-në nuk e shoh për të marrë. Unë e shikoj kush na sjell më shumë elektorat. Elektorati më shikoi me PD-në.

Albana Vokshi: Duket sikur ka njëlloj ndarjeje mes deputetëve “të vjetër” apo “të rinj”. Nuk bie dakord me këtë. Nuk duhet të ekzistojë kjo frymë. Jemi të gjithë bashkë, jemi një ekip. Kjo tentativë ndarjeje që po bëhet këtu, nuk na përket. Bëjmë retorikë këtu, në njëfarë mënyre, që të jemi bashkë. Bëjmë sikur nuk e dimë sa e vështirë është situata në terren. Ka ardhur nga lart, por reflektohet poshtë më shumë se lart. Grupi Parlamentar, kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Ne jemi parti demokratike, me shprehje mendimi të lirë. Nuk duhet të kemi frikë. Dhe ky është forumi që ne duhet të flasim. Dhe më mirë të flasim këtu brenda, t’i themi gjërat në sy, se sa të dalim e të flasim prapa krahëve apo nëpër tavolina, nën tavolina e të bëjmë intriga. Sot po themi disa të vërteta në sy, flasim hapur dhe flasim këtu. Pa frikën që mund të përjashtohemi për një fjalë goje apo mund të bllokohemi apo shantazhohemi. JO! Unë jam kundër! Unë nuk bie dakord me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë. Pjesa e “foltores” mendoj që gjithsecili prej nesh është i lirë të zgjedhë të shkojë në foltore ose jo. Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar, pra çfarë të keqeje ka që të ndjekim foltoret? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi parti demokratike!

Marrë nga Panorama.com.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike pd mbledh grupin 18 tetor 2021 pd mbledh grupin 18 tetor 2021

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës