LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kaq ke në dorë se je polic, do të tregoj se kush jam’/ Konflikti për gjobën, qytetari i kthehet efektivit: Në

13 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA
‘Kaq ke në dorë se je polic, do të tregoj se kush

Një gjobë është kthyer nga respektim detyre në sherr personal mes një patrulle policie dhe një shtetasi, i cili ka refuzuar masën administrative me arsyetimin e vetëm se policët do duhet të ishin më të kujdesshëm me të.

Por teksa policët pretendojnë se nuk u lejuan të kryejnë detyrën e tyre, të njëjtën gjë insiston dhe shtetasi A. D, sipas të cilit ndër të tjera policët nuk e mbështetën emocionalisht pas aksidentit dhe kjo ftohtësi i prishi ekuilibrin mendor.

Çështja u regjistrua pranë policisë në Tiranë, pasi palët përfunduan në komisariat. Efektivi pretendon në denoncim se është kërcënuar për shkak të detyrës, madje se qytetari i la të kuptohej se ishte i fuqishëm dhe se do t’i rrezikonte punën. Sipas burimeve të gazetës Si, polici me inicialet L. A, aktualisht me detyrë efektiv i policisë rrugore iu ka thënë kolegëve se u kanos pas vendosjes së një gjobe administrative. Denoncimi bëjnë me dije burimet e komisariatit numër pesë u përpilua menjëherë ndërkohë që pas rrëfimit të 40-vjeçarit çështja u regjistrua nga kolegët e tij për kundërshtim të forcave të policisë. Polici thotë se ishte planvendosur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës, kur shërbimet policore kanë konstatuar një makinë jashtë rrugës që ishte kuptuar qartësisht se bëhej fjalë për një aksident.

“U afruam menjëherë, – tregon në polici 40-vjeçari – dhe fatmirësisht shtetasi nuk kishte marrë asnjë lëndim. Ai ishte vetëm në timon dhe ne e pyetëm për çfarë kishte nevojë”. Por në përfundim të kësaj përkujdesjeje, kur policia ka thërritur një karrotrec për të larguar automjetin, sakaq i është kërkuar drejtuesit të mjetit që t’ju tregonte dokumentacionin si shofer.

Por kur polici rrugor i ka prerë fletën e gjobës shtetasit A. D, shoferi ka humbur qetësinë dhe i mërzitur ka reaguar. “Kaq ke në dorë, se je polic, por eja civil se ua tregoj unë ndryshe. Hajde në Babrru se ke për të shikuar se çfarë do të bëj”. Më tej, i riu ka kërcënuar “do bëj ca telefonata dhe të tregoj unë se çfarë jam i zoti të bëj”, deklaroi para shërbimit të policisë shoferi i nxehur.

Shoferi nevrik sipas efektivit të policisë rrugore, nuk ka ushtruar dhunë fizike, megjithëse ka vijuar edhe me kërcënime të tjera. Që nga nënkuptimi se do iu rrezikonte detyrën deri te ndeshja që ka kërkuar tek për tek.

“Ai më kanosi verbalisht, na sfidoi të hiqnim uniformën e policit dhe të ndesheshim me të si burrat”, shkruan në kallëzim polici 40-vjeçar.

Por i denoncuari, një djalë i moshës 27-vjeçar sipas burimeve policore të gazetës Si, këmbëngul se nuk gjeti dashamirësinë e policëve që kur e konstatuan jashtë karrexhatës, nuk e uruan që ai kishte shpëtuar paq, por ftohtësisht e gjobitën për aksidentin dhe pakujdesinë që kishte treguar si shofer.

A.D i thotë policisë se nuk ka nevojë për avokat dhe se fjalët kërcënuese i tha nga shqetësimi i aksidentit që i kishte nxjerrë në pah një anë jo fort të mirë të tijën.

“Si pasojë e reshjeve të shiut mjeti doli nga rruga. Nuk pësova dëmtime, as unë as makina. Policët gjithsesi nuk u kujdesën për gjendjen time emocionale”.

Por punonjësit e policisë këmbëngulin në rrëfimin e tyre se i ofruan kujdesin e duhur njerëzor. “Kërkuam karrotrec, e pyetëm nëse ishte mirë dhe nëse kishte nevojë ta dërgonim në spital, por qytetari u shpreh se nuk kishte nevojë për kujdes shëndetësor. Më pas në vendngjarje u veprua sipas nenit 193/3 për vendosjen e masës administrative të prerje së gjobës. Ju komunikua qytetarit që ai duhej të paraqitej në komision dhe ai kundërshtoi”, dëshmojnë pranë kolegëve efektivët.

Qytetari ankohet dhe debaton në këtë pikë. “Kur i pyeta përse duhet të paraqitesha në komision policët m’u përgjigjën, ik se ta tregojnë komisionin ata njerëzit që do telefonosh”.

Qytetari kujton se kjo frazë e ka nxehur më tej, aq më tepër që sipas tij policët e kanë shtyrë me dorë, pasi sipas tij ai iu ishte mburrur që kishte njohje dhe njohjet do t’i telefononte. A. D thotë se ka folur burrash me policët duke iu kërkuar një ndeshje të barabartë. “Në qoftë se jeni burra, hiqeni uniformën dhe më gjuani e t’ju gjuaj, se kështu ju me uniformë s’jemi të barabartë, në qoftë se nuk keni gjë personale me mua”, citon dhe pretendon të ketë thënë i riu. Qytetari nga ana e tij ka vazhduar me akuza ndaj policëve, duke thënë se edhe ata e kishin sharë nga njerëzit e shtëpisë. Por dëshmitarët e pyetur e hedhin këtë qëndrim të të riut, duke e lënë vetëm në këtë version justifikues të tij.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Shkurt 2021, 13:59

TIRANË – Një audiopërgjim është paraqitur si provë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në seancën gjyqësore ku u vendos arrestimi i mjekut Edvin Prifti....

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet