LIVE UPDATES
Aktualitet

Karantinë dhe tampon me pagesë! Italia publikon rregullat e reja për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj

20 Gusht 2020, 09:03 Nga DOSJA
Karantinë dhe tampon me pagesë! Italia publikon rregullat e reja

SHQIPËRI- Ambasada italiane në Shqipëri ka publikuar udhëzimin e ri me kriteret për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë, gjatë periudhës së pandemisë.  Sipas njoftimit, udhëtimet mes këtyre dy vendeve lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore apo studimi, por jo turizmi.

“Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit)”, njofton ambasada. 

Teksa rendit të gjitha rastet, kur një shtetas lejohet të futet në Itali pa u karantinuar, ambasada bën me dije:”Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk u bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës”.

Udhëzimi i plotë:

Udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm. Lejohet gjithmonë kthimi, në Itali nga Shqipëria, i shtetasve italianë/BE/Shengen dhe i familjarëve të tyre, si edhe i shtetasve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi e familjarëve të tyre.

Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit).

Janë parashikuar disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Bullgari, Kosovë, Mal të Zi, Serbi,Rumani, Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

1. këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruarmbikëqyrjes shëndetësore;

2. këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

3. shtetasit dhe ata me banim të rregullt në San Marino dhe Shtetin e Vatikanit, në SHTETET e BE-së(përveç Kroacisë, Greqisë, Maltës, Spanjës, Rumanisë dhe Bullgarisë), në shtetet që bëjnë pjesë në hapësirën SHENGEN, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Andora, Principata e Monako-s, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Uruguaj, të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;
4. personel shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;

5. punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

6. personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;

7. funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nënpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;

8. nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, në të cilin kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë. Studentët të cilët duhet të testohen për pranimin në kurset universitare apo për gjuhën, mund të hyjnë në Itali duke paraqitur vetëdeklarimin si edhe një dokument që provon pjesëmarrjen në testim. Natyrisht hyrja në Itali duhet të bëhet afër datës së testimit dhe qëndrimi në territorin italian nuk mund të zgjatet përtej kohës së domosdoshme.

Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune, të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore. Mbetet detyrim – edhe në këto raste – plotësimi i deklaratës së posaçme, pa detyrim për t’u karantinuar dhe për të mos përdorur mjetet publike. Saktësohet se është kompetencë ekskluzive e autoriteteve kompetente italiane të policisë së kufirit të verifikojnë përmbushjen reale të kushteve si më sipër.

Disa Rajone mund të vendosin, ndaj shtetasve të cilët hyjnë në territorin italian nga disa Shtete apo territore të huaja, përmbushjen e disa detyrimeve të veçanta. Para nisjes për t’u kthyer në Itali, rekomandojmë të verifikohet ekzistenca e urdhrave të mundshëm shtesë të nxjerrë nga Rajonet, duke kontaktuar drejtpërdrejt me to apo duke vizituar faqet zyrtare përkatëse (duke klikuar këtu). Në mënyrë të veçantë, përsa u përket njoftimeve të shtypit lidhur me tamponë në masë në aeroportin e Perugia-s, sjellim në vëmendjen tuaj se Rajoni i Umbria-s kryen tamponë falas vetëm për shtetas të ardhur nga Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta. Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk u bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada italiane udhetimet drejt italise ambasada italiane udhetimet drejt italise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet