LIVE UPDATES
Bota

Kaseta e masakrës dhe roli i Bashës, flet kryetari i Krushës së Madhe: Dëshmia e Bellanicës po përdoret politikisht, jemi

19 Nëntor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Kaseta e masakrës dhe roli i Bashës, flet kryetari i Krushës

KOSOVË-Kryetari i fshatit Krushë e Madhe në komunën e Rahovecit, në Kosovë, Selami Hoti deklaron se debati që po zhvillohet prej disa ditësh në politikën shqiptare “kush e mori kasetën e Bellanicës” po përdoret politikisht.

Duke folur në Politiko.al, Hoti thotë se deklaratat e dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe, kameramani amator që filmoi pamjet tronditëse të masakrës në luftën e Kosovës, Melaim Bellanica po përdoren për qëllime të politikave ditore dhe destruktive dhe për këtë, sipas tij, si asnjëherë më parë i bëjnë dëm kauzës për bashkim.

Si e komentoni debatin e zhvilluar në Shqipëri sa i takon akuzave se kreu i PD, Lulzim Basha ka fshehur kasetën me pamjet e masakrës gjatë kohës që punonte në UNMIK?

Konsideroj se video incizimi i z. Bellanica është një dëshmi e terrorit, gjenocidit serb në Kosovë, një masakër e parë e tillë që nga Aushvitci, por që nuk duhet të përdoret si ‘monedhë kusuritje’ të interesave politike ditore.

Jam i mendimit se ky debat do të duhej t’i jepej si dëshmi prokurorëve të dhomave të specializuara që po gjykojnë padrejtësisht çlirimtarët e atdheut.

Çfarë mendoni për dëshminë e Bellanicës, që në Tiranë vjen disa muaj para zgjedhjeve parlamentare?

Duke u nisur nga kjo se përse duhej të njihej tani dëshmia e z. Bellanica tani në këtë kohë na bën të mendojmë që këto i shkojnë për shtati politikave ditore të politikave destruktive që si asnjëherë më parë i bëjnë dëm kauzës tonë për bashkim.

Duke mos qenë dëshmitar i kësaj ngjarje , por jam dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe, nuk kam asnjë të drejtë që t’i komentoj deklaratat e zotit Bellanica dhe nuk e di se përse është dashur që të bëhet aktualizohet video incizimi i tij në këtë kohë.

Si ndiheni ju si banorë i Krushës se Madhe, 21 vite pas masakrës që tronditi botën, kur flitet me një retorikë të tillë në politikën shqiptare?

Se në Krushë të Madhe ka ndodhur një masakër me përmasa gjenocidale kjo nuk duhet të diskutohet. Është koha që liderët në Tiranë të bashkohen dhe t’i tregojnë armikut tonë shekullor-Serbisë se ajo ka kryer krime mbi shqiptarët e pafajshëm në bazë të plan-programeve shekullore të përgatitura nga akademia e tyre me qëllim të shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve si dhe zgjerimin e tokave serbe në truallin Dardan, gjithmonë me bekimin dhe involvimin e kishës serbe. Andaj si Krushjane ndjehemi të indinjuar me këtë retorikë përçarëse gjersa ne akoma kërkojnë trupat e familjarëve të cilave akoma nuk ju dimë varret.

Çfarë mesazhi keni për politikën shqiptare?

Si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe kërkojmë që liderët shqiptarë të bëhen bashkë, të punojnë bashkë dhe të dëshmojnë se si popull më i vjetër në Ballkan kemi qytetërim dhe si të tillë dimë të bashkohemi në momentet e vështira kur kombi është në rrezik.

Pra, duhet treguar vigjilencë dhe punë të përbashkët në të mirë të kombit, assesi fyerje, ndarje e përçarje pasi që kjo i shkon në të mirë të armikut.

Marrë nga: Politiko

(a.k. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masakra e krushes selami hoti masakra e krushes selami hoti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet