LIVE UPDATES
Aktualitet

4 të zhdukur brenda javës/ Dy u gjetën të vdekur, të tjerëve s’u dihet ‘as nam e as nishan’, Policia në aksion̷

15 Tetor 2020, 22:46 Nga DOSJA
4 të zhdukur brenda javës/ Dy u gjetën të vdekur, të

TIRANË– Java që lamë pas ka zhdukur nga faqja e dheut, katër persona, dy prej tyre janë gjetur….të vrarë! Gjithçka nisi më datë tre tetor, kur tre kushërinjtë nga Malësia e Madhe humbën gjurmët dhe nuk u dëgjua asgjë për të, për pesë ditë rresht.

Pasditen e datës tetë tetor, u gjetën trupat e dy prej tyre, Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt. Të dy kushërinjtë, ishin vrarë me armë zjarri nga i afërmi i tyre, Daniel Pepaj që ende është në kërkim. Pavarësisht lajmeve se është lokalizuar në Podgoricë të Malit të Zi apo se është ndërhyrë, nga Danieli nuk është parë asgjë konkrete.

Por çfarë i çoi kushërinjtë në këtë krim makabër?

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur.

Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Më pas, u largua, në një drejtim që ende nuk dihet. Dy kufomat e të rinjve u gjetën pas pesë ditësh kërkime, të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit.

Pak ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një tjetër person u zhduk. Këtë herë, ngjarja u zhvendos në Vlorë. Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme, familjarët e të riut, kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij, duke hedhur gjithashtu dyshime mbi faktin se Ngucaj mund të jetë rrëmbyer.

Blutë e Vlorës janë vënë në lëvizje për të kërkuar të riun dhe ajo që kanë gjetur janë vetëm rrobat dhe makina e Ngucaj, në Mavrovë. Nuk dihet ende se me kë e ka bërë udhëtimin e fundit me makinë Ermal Ngucaj, ndërkohë që fakti që rrobat e tij janë gjetur brenda mjetit, shtojnë dyshimet për një vrasje.

Prindërit e 40-vjecarit të humbur në Vlorë, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj kanë rrëfyer se janë të bindur se Ermal Ngucajn e kanë rrëmbyer. Ata u shprehën për mediat se pas shtatë muajsh qëndrimi në Itali, prisnin që në Vlorë të shkonte e t’i merrte 40-vjeçari, por janë përballur me një pritje të gjatë. Ermali nuk ka shkuar dhe ata janë detyruar të kthehen me një tjetër mjet.

Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj shprehen se kanë pritur me idenë se ai do të kthehej, por të nesërmen kanë dalë të kërkojnë vetë. Një djalë i ka dërguar tek makina dhe brenda saj kanë gjetur rrobat e djalit dhe atletet, por Ermali nuk dukej gjëkundi. Telefonatën e fundit, 40-vjeçari e kishte kryer me të shoqen, të cilës i kishte thënë se kishte ngatërruar rrugë. Prindërit hedhin dyshime mbi miqtë e të birit, që i quajnë të ligj.

Ermal Ngucaj është një personazh i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë. 40-vjeçari kishte vetëm një vit që kishte lënë qelinë e burgut.

Në çfarë ngjarjeje ishte përfshirë i zhdukuri dhe pse ra në burg?

Ngjarja për të cilën Ngucaj ka bërë burg, ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.  Ai u përfshi në një përplasje mes një 19-vjeçari dhe pronarit të një guroreje. I riu Paulo Durmishaj, u përplas qëllimisht me makinë nga Ngucaj, i cili punonte si roja i një firme intertesh. Pikërisht me këtë firmë familja e 19-vjeçarit ishin në konflikt prej vitesh. Në atë kohë, Durmishaj pretendonte se 40-vjeçari e kishte ndjekur me një mjet “Benz” me ngjyrë të bardhë, duke shtuar se ndoshta pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur. Ngucaj u arrestua dhe pak kohë më parë la qelinë. Sot, rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë zhurmë për të.

Po policia ç’po bën?

Këto ditë, në çdo rrugë e rrugicë të mundshme, do të haseni me efektivë të shumtë policie…por ata nuk janë duke kërkuar as Daniel Pepajn që ekzekutoi dy kushërinjtë dhe as Ngucajn. Efektivët këto ditë, kanë një mision më të rëndësishëm, të gjobisin qytetarët që nuk vendosin maskë! Ndërkohë, prindërit presin se ndoshta ndonjë ditë, bijtë që ua ka marrë rruga do tu kthehen…qoftë dhe të vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj ermal pepaj kater te zhdukurit klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj ermal ngucaj ermal pepaj kater te zhdukurit klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Tetor 2020, 20:18

RROGOZHINË- Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop” se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjen...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit