LIVE UPDATES
Aktualitet

Katër vite pas krimit, Klodiana Lala i shkruan letër Hafizit: Fildes, fëmijët të janë rritur, janë bërë për së mbari,

31 Gusht 2021, 14:06 Nga DOSJA
Katër vite pas krimit, Klodiana Lala i shkruan letër Hafizit: Fildes,

TIRANË– Faldes Hafizi, gjyqtarja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi sot bën katër vite që nuk jeton më. Në këtë përvjetor, gazetarja Klodiana Lala ka kujtuar gjyqtaren e ndjrë të cilën siç duket e ka pasur dhe mikeshë.

Në një status në Facebook, Lala shton se kjo është letra e katërt që i shkruan Hafizit pasi tre të tjerat ka vendosur t’i mbajë për vete. Lala i tregon gjyqtares se fëmijët i janë rritur, i janë bërë për së mbari dhe pse nëna do tu mungojë gjithmonë.

Gazetarja shton se ish-bashkëshorti që e vrau është dënuar me burgim të përjetshëm, por kjo nuk ka bërë që burra të tjerë të ndalojnë së vrari gratë e tyre. Sipas Lalës, djemtë duhen edukuar, por duhen edukuar edhe vajza, shkolluar dhe duhen bërë që të arrijnë pavarësinë e tyre ekonomike që të mos vdesin në duart e burrave.

Letra e plotë:

Letër FILDESIT….Fildes, sot, plot 4 vite pa Ty. Ke lënë pas shumë dhimbje, po kaq dhe mungesë…. E jo vetëm aty ku është e ligjshme mungesa Jote, po edhe përtej, deri atje ku Ti ndoshta kurrë s’do ta mendoje as besoje! Mungon siç mungojnë ato pak gjëra të vlerta që i duhen jetës, të vertetës dhe të drejtës… Ato, të trija kanë nevojë për Ty, siç kanë dashuritë e tua të këtejshme dhe të andejshme! Njëra, ajo sublimja, atërorja të ndoqi! S’mundi të rrinte pa Ty… pikërisht momentin kur deshi te thyente heshtjen që mbante emrin tënd, të vërtetën tënde, të drejtën tënde! Pikërisht atë natë (do të rrëfehej në emisionin e koleges Eni Vasili), u thye edhe natë-dita e tij, e babait tënd Bynjaminit… Bashkë me rrëfimin që asnjeherë s’u ba publik, si një shenjë që do të përjetësonte gjithë skajbotën e humbjes së tij…Kjo është letra e katërt që të shkruaj. Tre të tjerat i ruaj në arkivën time dhe kam një arsye të fortë përse e bëj. Mos ma kërko të ta rrëfej. Por, këtë do ta publikoj këtu te hapësira ime, tek ajo qe e kam për te dashurit e mi… Jam e bindur që do ta lexosh….Fildes, më lejo të të them, që vajza të është rritur shumë. Është studente me nota të mira. Po bëhet e zonja e vetes. Një vajzë model. Edhe djali, është bërë i mbarë. Nuk e ke idenë se sa të jashtëzakonshëm që janë. Jetojnë të dy me gjyshen (nënën tënde). Ah, nëna, sa shumë vuajtje ka përjetuar. Por mbahet, për TY e fëmijët e tu. Amelia, motra jote. Ajo, nuk mundet qoftë edhe për një moment të të harrojë. Jeton me Ty e për Ty.  E kam takuar disa herë. Jemi ulur e kemi folur gjatë. Herën e fundit u pamë në një qendër tregtare. Erdhi me të shpejtë. Nuk më la të prisja. 

“Më dhemb shpirti” – më tha – se di si mundem me jetu pa Desin. Ajo ishte busulla ime. Ishte shtylla ku mbështetesha. Njeriu i parë që kërkoja ndihmë, që i tregoja gjithçka”. Mu rrëfye për ty. Më tha sa shumë e doje jetën. Sa shumë e dojë punën. Se sa fort luftove të ishte pjesë e Sistemit të Drejtësisë, që vetëm drejtësi për TY nuk bëri. “Nuk mjaftojnë fjalët për të treguar se kush ishte Desi. Një grua e zgjuar, e dashur, këmbëngulëse, luftarake”  – tha me zërin e mekur, e teksa fshiu lehtë lotët. Nuk mundet ta besoj sesi Ti nuk jeton më. Nuk gjen dot arsye për dramën që iu ndodhi. “Thonë që koha shëron plagë. Por, s’po ndodh kështu me mua. Sa vjen e dhimbja bëhet më e madhe”, mu gjegj Amelia. Sot, ajo do të niset drejt varrezave. Do të sjellë lule. Do të ulet te koka e varrit dhe do të bisedojë me Ty, si ngahera kur rrëfenit çdo sekret njëra-tjetrës. Më tregoi se, mezi priste të takoheshit së bashku. I nisnit bisedat aty, ku i kishit lënë. Mes trishtimit e dhimbjes më tha: “Më duket sikur po më plas zemra, ç’dreq jete paska qenë”.  Fildes, Ti nuk ishe dhe nuk je e vetmja grua që një i paburrë të mori jetën. Pasi ike ti e dashur, të paburrët kanë guxuar të vrasin prapë. Kanë vrarë pa arsye. Për kapriçio. Se e shohin gruan si pronë. Në Kosovë u vra Marigona. Një i paburrë, e rrahu barbarisht. I theu edhe gjymtyrët.

Fildes, mbase me shumë vonesë, por po të tregoj, se që ish burri, i paburrë që të mori jetën, është dënuar me burgim të përjetshëm. I njëjti fat pret çdo burrë që guxon të marrë jetë. “Duhen edukuar djemtë”, më tha Amelia. Ka të drejtë. Edhe unë them duhet edukuar djemtë. Por nuk mjafton kaq. Besoj të kujtohet Fildes, kur i shpëtove atentatit të parë. E mban mend besoj, se në sa dyer trokite, duke shpresuar të të merrnin në mbrojtje. Por shteti, nuk të mbrojti dot. Ti u qëllove me plumba në mes të ditës, në  një rrugë të mbipopulluar. Si Ti, edhe shumë gra të tjera, kanë klithur për ndihmë. Askush s’u është gjendur pranë. Fildes, unë vazhdoj raportoj për histori të grave të dhunuara, të vrara. Jetë njerëzore të humbura. Sot, ndihem keq. Sepse, ne si shoqëri po dështojmë për t’i mbrojtur gratë. Po i braktisim. Nuk mjafton vetëm të edukohen djemte. Por, edhe shkolluar vajzat, emancipuar shoqëria. T’u jepen mundësi punësimi, të jenë të pavarura. Të forcohet institucionet, që gruaja të ketë ku të denoncojë. Sa herë takoj një të dhunuar, i them: Bëje për veten tendë, për fëmijët e tu, për gratë e tjera: Denonco! Të shkruaj pikërisht Ty, sepse denoncove. Guxove të përballeshe me vrasësin. Më vjen keq që s’të shpëtuam dot. Por, pusho në paqe, sepse je shembull, për gratë e vajzat. Iu mësove sesi të guxojmë për veten, të drejtën dhe jetën…

Kasemi qëlloi për vdekje gjyqtaren Fildes Hafizi në 31 gusht 2017. Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Fadil Kasemin.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala vrasja e fildez hafizit klodiana lala vrasja e fildez hafizit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet