Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Korrupsioni në nivele të larta, rrjedhja masive e të dhënave të qytetarëve dhe agjencitë e krijuara së fundmi janë shqetësimet kryesore të Komisionit Evropian (KE) për Shqipërinë. Këto priten të jenë temat kryesore në takimin e së martës të Komitetit të Stabilizim Asociimit, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Euronews Albania ka parë agjendën e takimit që do të mbahet nesër dhe një kopje të dokumentit që Komisioni ka përgatitur në bashkëpunim me vendet anëtare për këtë takimin. Komisioni ngre shqetësimin për Agjencinë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.
Ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies. Komisioni pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë të paanshme dhe serioze rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla.
KE i sugjeron qeverisë të përputhë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me atë të BE-së.
Komisioni kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit sidomos në nivele të larta. Ai ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre. Në mënyrë të veçantë mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e korrupsionit. Komisioni është i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kundër korrupsionit.
Ky është takimi i 12-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit, i cili përcakton agjendën e Shqipërisë për integrimin evropian, ku jepet dhe një vlerësim për përmbushjen e deritanishme të çështjeve të ndryshme nga Komisioni Evropian./Marre nga Euronews Albania
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën, kryeprokuroren e Durrësit. KPA ka lënë kështu në fuqi vendimin e dh...
TIRANË– Vihet në pranga 31-vjeçari, Fabian Bega. Policia informon se Bega vinte Durrësi për në Tiranë, për të shpërndarë kokainë. Personi i ar...
GJIROKASTËR– Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi ka kundërshtuar efektivët. Mësohet se personi me inicialet O.C, 33-...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve për ditën e sotme. Vizita e kryeministrit Edi Rama në SHBA është e pasqyruar në mediat shqipta...
TIRANË– Banorja e ‘5 Majit’, Loreta Nikolli ka deklaruar se nën kryetarari i Bashkisë Arbjan Mazniku u nxeh kur u quajt mashtrues. Dy ban...
SHBA– Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken gjatë vizitës të tij 4-ditore në SHBA. Rama udhëtoi drejt ...
TIRANË– Nga sot rikthehen shirat në territorin shqiptar! Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, vendi ynë paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore...
Rreth 1 vit nga nisja e fushatës të vaksinimit në Shqipëri 40,7% e popullatës janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 3% e tyre kanë marrë vetëm 1 dozë sipas të dh...
Vlora dhe Tirana janë dy qarqet që kanë shënuar humbjet më të mëdha në jetët e njerëzve në vitin 2021. Sipas të dhënave të INSTAT, fatalitetet në Vlorë ishin 50...
BRITANI E MADHE- Operacionet e fshehta ditore dhe një mori vëzhgimesh në Londër luajtën një rol kyç në shpërbërjen e një grupi kriminal shqiptar nga Poli...