Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Këlcyrë/ Banorët zihen me kryebashkiakun: Je për burg o mik! Mos e tund kokën, nxirr projektin! Ndoni: S’kam kopje
5 Mars 2019, 15:33Nga DOSJA
PËRMET– Një ditë pas protestës që banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar në sheshin para Bashkisë së qytetit, kundër projektit që prek banesat e tyre, ditën e sotme banorët kanë shkuar në zyrën e kryetari të Bashkisë, Klement Ndoni.(Lexo ketu)
Pas e pritën për disa orë Ndonin jashtë, banorët të revoltuar kërkuan në takimin me të që të prezantohen me projektin.
Takimi me ta ishte i tensionuar ndërkohë që nuk munguan as replikat mes banorëve dhe kryebashkiakut Ndoni.
Debati i plotë:
Qytetari: Djemtë të më shpëtojnë, se unë do vdes. Vajta 80 vjeç dhe 100 milionë i bëra që t’jua lë fëmiëjve. Të gjithëve na gjeti hataja.
Qytetari:Kjo është çmenduri, ne duam kopje. Ky është për në burg, na thotë s’ka projekt. Je për në burg o mik, mos ma tund mua kokën. Kush e kërkoi prishjen e banesave tona? Kur erdhëm herën e parë na the që se kemi me ty.
Kryetari: E para, më lini të flas. S’kam kopje. Ju sqarova herën e parë, sqarimi tjetër është individual.
Qytetari: Jep dorëheqjen po je burrë i mirë. O Çimi lerna o vëlla ta dëgjojmë. Pse s’ja kalove këshillit këtë tonën? Këshilli ka marrë ca vendime, dhe ju i keni kaluar në prefekturë.
Kryetari: Kjo s’ka lidhje fare.
Qytetari: E ke dëshirën e mirë që të ndërhysh? Po jo, tani si burrat?
Kryetari: Kjo është procedurë që s’është çështje dëshire. Baza është projekti. Kjo është baza.
Qytetari: Aha ti po s’ke mundësi dhe dëshirë, unë po iki. Mbetsh me shëndet. Tani thua s’ke mundësi.
Një qytetar tjetër: Ti s’do e gëzosh këtë punë. Këtu është korrupsion i gjallë.
Mbi 28 familje në Këlcyrë rrezikojnë që t’ju shemben banesat për shkak të projektit që përfshin rehabilimin e qendrës së Këlcyrës. Bashkia Këlcyrë pretendon se i ka informuar banorët, por nga ana tjetër këta të fundit thonë se projekti duhet anuluar pasi edhe dëmshpërblimi është qesharak.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person dhe 3 të tjerë janë proceduar, pasi sipas hetimeve ata shpërndanin heroinë dhe kokainë në zona të ndr...
FIER- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë vendit të quajtur “Rotondoja e Sheqit”. Një automjet tip “Renault” është përplasur me një automjet tip “Ben...
Ervis Martinaj, njëri nga të plagosurit nga përplasja me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut dhe dëshminë etij...
Seanca për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehur të tjerë është shtyrë sërish. Ditën e sotme trupi gjykues u mblodh për të zhvilluar seancën e radhës por mun...
Protesta e opozitës që u mbajt ditën e sotme për 4 orë përpara Kuvendit është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare. “TRT World” ka shprehur shqetësimin në lid...
Tiranë- Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë vendimin për 6 punonjësit e policisë që u arrestuan 3 ditë më parë pasi u akuzuan se ndihmonin që ‘të ndalua...
Kur skena politike e vendit po shoqërohet ditë pas dite me zhvillime dinamike që kulmuan me djegien e mandateve të opozitës duket se një tjetër temë e nxehtë do...
TIRANE– Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një prote...
TIRANË- Russia Today (RT), media ndërkombëtare ruse, po transmeton live protestën e opozitës sot. Ka ndodhur më parë me Euronews, ka ndodhur me Zërin e Ame...