Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi është shprehur se deklarata e kryetarit në ikje të PD-përmes të cilës Lulzim Basha tha se nuk kishte humbur asnjë betejë ishte vetëvrasja politike e këtij të fundit. I ftuar në News24, Këlliçi tha gjithashtu se vota e lirë është e vetmja mundësi për t’i dhënë zgjidhje situatës në Partinë Demokratike. Ai shtoi se si fillim duhej çliruar selia blu, ndërkohë që theksoi se as dhuna e as gazi lotsjellës në protestën e dhunshme të 8 Janarit nuk mund te harroheshin.
“Edhe shumë ditë jo, pasi në ditët e fundit ka pasur fjalë që dorëheqja do vinte. Por në 6 mars i dha fund gjithçkaje, dhe ranë maskat. Ishte një votim real dhe zoti Basha nuk mund të fshihej më pas gishtit. Logo e PD ka bërë historinë e politikës shqiptare, u rendit e treta, as në vitin 97. Në 7 mars në mëngjes, zoti Basha kreu vetëvrasjen e tij politike. Deklarata se ai nuk kishte humbur asnjë zgjedhje, ishte deklarata që i vuri vulën kokëfortësisë së tij. ne kemi qenë të qartë. Më vjen keq për logon e PD, por Shtëpia e Lirisë, ia doli të renditet forcë e dytë, një koalicion i udhëhequr nga Berisha. Zonja Kim e përshëndeti aktin e largimit, siç e bëra dhe unë. edhe në ditën e sotme që shënjon 30-vjetorin e PD, ne si formuar rinor kemi një program ambicioz me disa të rinj republikanë amerikan. Në Amerikë çdo krizë zgjidhet me votë. në 30 prill do të mbahet kuvendi i Grupit të Rithemelimit. I bëjmë thirrje të gjithëve që të garojnë për drejtues dhe kryesi. Ka pasur një debat ditën e sotme, dhe vijon të jetë ky diskutim, pasi ka shumë pak zëra, që kërkojnë mbase shikimin e një opsioni për ta zgjatur këtë datë të mbajtjes së Kuvendit. Unë s’jam dakord që ky Kuvend të mbahet. Sot ka shkuar për të paketuar gjerat në zyrë, se s’ma ha mendja të bëjë ndonjë punë. Ne kemi pasur diskutime për vendimmarrjen në vijim. I takon deputetëve që t’i zgjasin dorën kujtdo demokrati që të vijë dhe të na bashkohet dhe të futet në garë, të shpreh ambicien personale për çdo pozicion. Ne jemi të hapur për çdo demokrat. Çdo mosmarrëveshje ta zgjidhim me votë. Vota është i vetmi instrument për të zgjidhur krizën në PD. Do të ketë një vendimmarrje për datën se kur do të mblidhet Kuvendi. Hapi i parë do të jetë ç’bunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli. Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi,”- tha Këlliçi.
Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së një ditë më parë, nëntë vite pasi e mori këtë post. Vendimi i Bashës erdhi pasi thuajse i gjithë grupi parlamentar doli kundër tij pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë nga gjashtë bashkitë për të cilat garohej. Pas dorëheqjes, drejtimin e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazmnt Bardhi ia ka kaluar Enkelejd Alibeajt që është edhe drejtues i grupit parlamentar. Përmes një deklarate zyrtare, Alibeaj kërkoi që Berisha të bënte të njëjtën gjë si Basha, të distancohej.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se nuk është e vërtetë që PD-ja rrezikon të...
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është shprehur se Lulzim Basha duhet të ishte dorëhequr që më 25 prill, kur humbi zgjed...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, është shprehur se puna për bashkimin e partisë ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi thotë se nuk ka negociata formale për bashkimin e d...
TIRANË– Rudina Hajdari ka komentuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se dorëheqja e Lulzim Bashës...
GREQI- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis në Greqi....
TIRANË– Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ka deklaruar se bashkimi i PD-së bëhet vetëm në Kuvendin e ...
TIRANË– Belind Këlliçi anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike e ka konsideruar një burg selinë blu. I ftuar në “Opinion”, ...
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi komentoi në emisionin ‘A Show’ krizën në Partinë Demokratike. Vokshi tha se po bëjnë takime dhe disku...
TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se largimi i Lulzim Bashës nga Partia Demokratike ishte s...