“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Këlliçi ‘rikthehet’ në FRPD! Zbulon nismën e re që ka ndërmarrë: Shihemi nesër
22 Mars 2022, 18:23Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokrarike dhe njëkohësisht deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është rikthyer në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Këlliçi zbulon se bëhet fjalë për zgjerimin e këtij forumi dhe kjo nismë do të marrë emrin “FRPDtalks”.
Në një postim në Facebook, Këlliçi sqaron se ky organizim synon hapjen e partisë Demokratike dhe zhvillimin e debatit të brendshëm. Pjesë do të jenë disa persona, mes tyre aktivistja Evi Kokalari si dhe Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation.
Statusi i plotë:
Për të shënjuar 30-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike, ne të rinjtë e FRPD, kemi kënaqësinë t’ju bëjmë të njohur nismën tonë #FRPDTalks, që synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm, si të vetmen formë të demokratizimit të PD, hapjes, bashkimit dhe forcimit të saj. Na janë bashkuar në këtë nismë të rinjtë republikanë amerikanë, delegacioni i të cilëve kryesohet nga Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation. Jemi krenarë për bashkëpunimin afatgjatë me Young Republicans of America! Shihemi nesër!
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros ka zhvilluar një tjetër takim me kryeministrin Edi Rama. Alex Soros ka publikuar edhe një foto k...
TIRANË– Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Brisida Shehaj, tha se kreu i Partisë Demokratike në ikje, Lulzim Basha është për ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e quan dorëheqjen e Lulzim Bashës si shenjë përgjegjësie. Me anë të një reagimi publik, Gjek...
TIRANË- Një ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu. Ai ka deklaruar për gazetarët e pra...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar ditën e sotme në selinë blu. Ai ka folur shkurtimisht për mediat, një...
ELBASAN– Partia Socialiste ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të Partisë Demokratike. Nga Elbasani, sekretari i përgjithshëm i P...
TIRANË– Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbërriti me vonëse në kryegjyshatën bektashiane. Kjo u vu re nga gazetarët të c...