Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Mos u zini për gardhin, kemi babanë sëmurë’, motra rrëfen tragjedinë në Klos: Dëgjova krismat në shkallë,
2 Tetor 2019, 08:45Nga DOSJA
DIBËR-Një ditë pas tragjedisë që ndodhi dje në Klos ku Sali Dakuci vrau me armë zjarri të vëllain e tij, Kujtim Dakuci dhe nipin, e më pas vrau veten, zbardhet dëshmia e motrës së dy vëllezërve. Life, motra e dy vëllezërve, ka thënë se kishte udhëtuar nga Manza e Durrësit, ku ishte martuar, drejt Klosit, për të vizituar babain e sëmurë, 85 vjeç. Ajo thotë se ka qenë prezente në momentin kur ndodhi sherri, dhe iu ka bërë thirrje vëllezërve të mos zihen për gardhin por të shohin babain.
“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, ka thënë ajo në polici.
Ditën e djeshme, në Klos të Dibrës një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen Dakuci, ku Sali Dakuci qëlloi me kallashnikov të vëllain e tij Kujtimin, dhe nipin Flogertin. Pasi vrau të dy, Dakuci qëlloi edhe veten. Sherri ndodhi për shkaqe pronësie, pasi viktima dhe autorët ziheshin për një gardh me njëri-tjetrin.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Prokuroria e krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për Gentian Malindin, i cili është shpallur në kërkim për 137 kg kokainë që u gjetën n...
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar që është denoncuar nga vetë qytetarët, teksa kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke q...
Vlorë– Edhe sot vijon aksioni i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e objekteve në zonën bregdetare të Radhimës.Aksioni ka nisur që pre...
ANGLI- Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), ë...
VLORË- Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk do të udhëtojë për 5 ditë, pasi do ti nënshtrohet një remonti.Ky njoftim është dhënë nga agjensia “Gerveni...
Tiranë– Eduart Dauti i cili është pronari i kompanisë “Alba Exotic Group”, në konteinerët e së cilës u gjetën 137 kg kokainë ka deklaruar se ka shpëtuar Zoti p...
Gjirokastër- Në prangat e policisë së Gjirokastrës ka rënë Devis Duma, 24-vjeç, banues në lagjen 18 shtatori pasi rreth orës 02:30 të ditës së sotme ësht...
TIRANË– Drejtoresha Teknike në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Elkeda Domi ka folur për dixhitalizimin, ku tha se kalimi i sinjalit nga analog në ...
Shqipëri- Sot që prej orës 18:00 nisin aplikimet për lotarinë amerikane.Njoftimi ambasadës:Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor,...