Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Shtetit ka vendosur që të sqarojë hap pas hapi mënyrën e re sesi shoferët e mjeteve mund të aplikojnë për të marrë një autorizim. Aplikimi mund të bëhet në faqen zyrtare të Policisë, ose në e-mail, ku edhe mund të vendosën saktë të gjitha të dhënat që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara.
NJOFTIMI I PLOTË:
POLICIA E SHTETIT
Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e kërkesave të domosdoshme dhe për nevoja urgjente shëndetësore dhe të biznesit, për qarkullim me mjetet e tyre, sqarojmë se: Policia e Shtetit, në faqen zyrtare të saj (ëëë.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion të ri me emërtimin “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!” Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, nëpërmjet këtij aplikacioni. Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al. Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara. Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online, duke rritur kështu në maksimum transparencën e komunikimit të Policisë me qytetarët. Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar shqyrtimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe bën me dije se çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit. Sqarojmë se të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe apelon edhe njëherë për të gjithë ata që përpiqen të abuzojnë apo t’i shmangen zbatimit të këtyre masave se në terren, veç punonjësve të Policisë me uniformë, janë dhe qindra agjentë civilë, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të masave kufizuese.
Ndërkohë sipas urdhërit të lëshuar nga kryeministri Edi Rama, të gjithë ata që do të kapen pa autorizim do t’u hiqet patenta deri në 3 vite, ndërsa ndëshkimi do të shkojë deri tek sekuestrimi i mjetit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Devoll- Mëngjesin e sotëm, në orën 05:00, është përfshirë nga flakët një banesë në Devoll. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka humbur jetën 89-vjeçar...
Tiranë- Modelja njohur Emina “Çunmulaj ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion në një lidhje direkte nga Los Angeles, në SHBA. Ajo tha se kishte dy...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë rritjen e numrit të viktimave nga COVID-1...
Shqipëri- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për së dyti afatin që kishte lënë në dispozicion për investitorët e interesuar për të dorëzuar një...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot në mbrëmje viktimën e 7 nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, ministria bën me dije se në spitalin ...
TIRANË– Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë ka folur për katër fëmijët që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në Shqipëri. Në një ...
TIRANË- Doktori i njohur Roland, ka folur sot për mënyrat e përhapjes së koronavirusit duke dhënë dhe disa këshillas për qyetarët. I ftuar sot në emisionin...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur sot për debatin që është bërë ditët e fundit për testimin. Në një lidhje direkte me emisionin ...
TIRANË– Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se masat e dhëna nga qeveria do të zbuten në javën e tretë të muajit prill. I ftuar në emisi...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka këshilluar të gjithë njerëzit që të fikin kondicionerët dhe të mundohen t’i përdorin sa më pak. I ftuar në stud...